Detaje tronditëse, Drita Saliaj u përdhunua para se të mbytej në rezervuar

51-vjeçarja Drita Saliaj është përdhunuar përpara se të mbytej në rezervuarin e fshatit Gjerbës në Mallakastër. Sipas dëshmisë së një prej të arrestuarve Sindi Shehaj, 16 vjeç, ai së bashku me 26-vjeçarin Ervis Zotaj dhe nipin e burrit të viktimës Luis Saliaj, kanë shkuar në banesën e saj për të blerë hashash, por që kanë debatuar për çmimin. Pas debatit Sindi Shehaj tha se 26-vjeçari ka përdhunuar 51-vjeçaren dhe më pas e kanë lidhur duke e futur në makinë dhe mbytur në rezervuar.

Sipas dosjes së prokurorisë zbardhur nga News 24, “nga shpjegimet e personit nën hetim Sindi Shehaj, i pyetur në prani të psikologes rezulton se, i njeh personat nën hetim Ervis Zotaj e Luis Saliaj, e se ata i ka shokë”.

“Në datën 04.01.2020, rreth orës 22:30, e ka telefonuar Luis Saliaj, e i ka thënë që të shkonte në Gjerbës ta takonte pasi ashtu e kishte punën. Në këto rrethana është nisur me makinën e tij e ka shkuar tek Luisi, ku janë takuar në afërsi te banesës së këtij të fundit.

Në bisedë e sipër i ka thënë të linte aty makinën e tij e të merrte atë të Ervis Zotaj, pasi do të shkonin të merrnin hashash tek shtëpia e Drita Saliaj. Pas kësaj kane shkuar tek banesa e kësaj të fundit, ku sipas tij, Luisi i ka thënë që të mos hynte brenda pasi kishte pak punë.

Ka pritur jashtë ndërkohë që Ervin Zotaj e Luis Saliaj, kanë qenë brenda duke pirë kafe me shtetasen Drita Saliaj. Pas rreth 20 minutash e ka thirrur Luisi, e është futur brenda, ku Drita i ka dhënë një gotë raki.

Gjatë kohës që po pinte gotën e rakisë Luisi, është ngritur me pretendimin se do shkonte në tualet por në të vërtetë është futur në dhomën tjetër, e ka dalë prej andej me një pako hashash.

Këtë të fundit e ka lënë tek pragu i derës e është futur përsëri në kuzhinë. Pas kësaj Luisi ka kërkuar që hashashin ta blinte me 50 euro, ndërsa Drita thoshte me 200 euro. Ndërkohë Luisi i ka thënë që të dilte jashtë e ta priste tek makina.

Kur ka dalë jashtë ka dëgjuar të bërtiturat e Dritës. Është afruar tek dritarja dhe ka parë që Ervisi i ka hequr me dhunë pantallonat Dritës e pas kësaj ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Ndërkohë që Ervisi kryente marrëdhënie seksuale, Luisi ka dalë jashtë ku ka gjetur dy litarë me të cilët e kanë lidhur Dritën. Pas kësaj Ervisi dhe Luisi i kanë futur në gojë një shall dhe e kanë nxjerrë jashtë duke e mbajtur në krahë dhe e kanë çuar tek makina e Ervisit.

Makinën e ka drejtuar ai, e Ervisi ka qëndruar me Dritën në sediljen e pasme, ndërsa Luisi në sedijen e pare të pasagjerit. Pasi janë nisur Luisi i ka thënë të ecte shpejtë në drejtim te rezervuarit.

Rreth orës 03:00, të datës 05.01.2020, kanë mbërritur tek rezervuari, ku Luisi dhe Ervisi e kanë zbritur nga makina dhe e kanë hedhur menjëherë në ujë. Pas kësaj janë kthyer në Gjerbës ku ka marrë makinën e tij dhe është larguar për në banesën e vet, ndërsa Ervisi e Luisi kanë shkuar përsëri tek banesa e Drita Saliaj.

Në momentin e ndarjes ata e kanë porositur që të mos tregonte për gjithçka ndodhi. Në banesë ka mbërritur rreth orës 04:30, datë 05.01.2020, e atë ditë nuk ka dale nga shtëpia.

Në datën 06.01.2020, ka çuar vëllezërit në shkollë e është kthyer përsëri në banesë, rreth orës 12:30. Në date 07.01.2020, rreth orës 02:00, tek banesa e tij ka shkuar policia, e cila e ka shoqëruar për në Komisariat”, thuhet në dëshminë e një prej të akuzuarve në dosjen e Prokurorisë.

Drita Saliaj u vra më 5 janar, por u gjet dy ditë më pas në rezervuarin e fshatit, pas denoncimit që bënë familjarët për zhdukjen e papritur. Ajo jetonte e vetëm, pasi burrin e kishte emigrant në Greqi.

“Nuk e kam më nip”, kunati i Drita Saliaj tregon detaje nga krimi makabër në Mallakastër

Një ditë pasi u përcoll për në banesën e fundit Drita Saliaj, kunati i saj Ilir Saliaj foli për mediat për ngjarjen tragjike. Ajo u vra në datën 5 janar nga nipi i burrit të saj, Luis Saliaj dhe dy shokë të tij, të cilët shkuan në shtëpi për të vjedhur, por përfunduan duke vrarë Drita Saliajn. Ndërkohë, xhaxhai i autorit të vrasjes, njëkohësisht vëllai tjetër i bashkëshorit të viktimës, është shprehur se nuk do ia falë kurrë nipit krimin që bëri.

“Më mori polici, isha me nipin në makinë. I kam thënë policit merre, se iu tregon vetë. Dhe kur e kanë marrë, i ka treguar të gjitha. Ka treguar që ka vajtur me një shok tjetër, kanë pirë dhe kafe, e kanë vrarë, por nipi thotë që unë nuk kam marrë pjesë në vrasje. “E kemi mbytur me dëshirë”, thotë, dhe më pas, e ka marrë dikush tjetër nga fshati dhe e ka hedhur në rezervuar. Është djalë i keq, djalë i hedhur, edhe përdorues hashashi, duket se është prototip, nuk ka shkollë, është djalë pa llogari, dhe është tip mashtruesi, që asgjë nuk i merret për bazë”, tha xhaxhai adoleshentit.

Ndërkohë, xhaxhai i Luis Saliajt është shprehur se nuk të marrë avokat për nipin e tij, duke u shprehur se nuk e konsideron më nip. “As kam marrë, as do marrë e as do shkoj ta takoj sa të jem gjallë. Le të jetë, kështu e mendoj kështu e them. Unë nuk e dua më për nip! Babai i Luisit ka rënë në gjendje shoku, është shumë i sëmurë. Po, sidomos i ati i Luisit. Ka pasur fërkime të vogla mes familjeve, por jo konflikt të madh”, tha Ilir Saliaj.

Skip to toolbar