“Nuk e kam më nip”, kunati i Drita Saliaj tregon detaje nga krimi makabër në Mallakastër

AKTUALITET


Një ditë pasi u përcoll për në banesën e fundit Drita Saliaj, kunati i saj Ilir Saliaj foli për mediat për ngjarjen tragjike. Ajo u vra në datën 5 janar nga nipi i burrit të saj, Luis Saliaj dhe dy shokë të tij, të cilët shkuan në shtëpi për të vjedhur, por përfunduan duke vrarë Drita Saliajn. Ndërkohë, xhaxhai i autorit të vrasjes, njëkohësisht vëllai tjetër i bashkëshorit të viktimës, është shprehur se nuk do ia falë kurrë nipit krimin që bëri.

“Më mori polici, isha me nipin në makinë. I kam thënë policit merre, se iu tregon vetë. Dhe kur e kanë marrë, i ka treguar të gjitha. Ka treguar që ka vajtur me një shok tjetër, kanë pirë dhe kafe, e kanë vrarë, por nipi thotë që unë nuk kam marrë pjesë në vrasje. “E kemi mbytur me dëshirë”, thotë, dhe më pas, e ka marrë dikush tjetër nga fshati dhe e ka hedhur në rezervuar. Është djalë i keq, djalë i hedhur, edhe përdorues hashashi, duket se është prototip, nuk ka shkollë, është djalë pa llogari, dhe është tip mashtruesi, që asgjë nuk i merret për bazë”, tha xhaxhai adoleshentit.


Ndërkohë, xhaxhai i Luis Saliajt është shprehur se nuk të marrë avokat për nipin e tij, duke u shprehur se nuk e konsideron më nip. “As kam marrë, as do marrë e as do shkoj ta takoj sa të jem gjallë. Le të jetë, kështu e mendoj kështu e them. Unë nuk e dua më për nip! Babai i Luisit ka rënë në gjendje shoku, është shumë i sëmurë. Po, sidomos i ati i Luisit. Ka pasur fërkime të vogla mes familjeve, por jo konflikt të madh”, tha Ilir Saliaj.




Skip to toolbar