“Autorët u larguan me motorë, pasi dogjën makinën e Lelit”

Dy persona me motorë mendohet se i kanë vënë flakën mëngjesin e të enjtes makinës së kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli. Këto janë deklaratat e dëshmitarëve okularë, që gjejnë mbështetje edhe nga kamerat e sigurisë. Sipas dëshmitarëve kanë qenë dy persona me mortor, të cilët i vunë flakën makinës “Range Rover” dhe më pas u larguan me motorë.

“Njëri prej tyre qëndroi deri sa makina shpërtheu dhe më pas u largua me motor. Tjetri iku më herët” thonë dëshmitarë. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve përreth për të zbardhur të plotë zjarrvënien e qëllimshme ndaj makinës së kryebashkakut Leli.

Makina shpërtheu në flakë rreth orës 04:26 të mëngjesit të 10 tetorit në lagjen ‘Lef Sallata’ në Vlorë. Si pasojë e shpërthimit ka marrë flakë edhe një makinë tjetër tip “Ford” ishte parkuar aty pranë. ‘Range Roveri’ që përdorej nga kryebashkiaku Leli, ishte parkuar pranë pallatit ku banonte shoferi i tij me iniciale E.T.

Një “Lungomare 2’ për Vlorën

“Lungomare 2” është projekti i radhës i ndryshimeve në Vlorë, që do nis nga Tuneli deri në afërsi të Radhimës. Një projekt që kushton 4 milionë euro, “Lungomare 2” do të ketë një gjatësi 3 kilometra, dhe do të jetë i pajisur me parkim nëntokësor, një pishinë olimpike me ujë deti, korsi të dedikuar për biçikletat dhe korsi për këmbësorët e pandërprerë, që do të lidh Vlorën me Orikumin.

“Lungomare 2” vijon si pjesë e zgjatimit të projektit “Lungomare 1’ dhe do të zgjidh një nga problematikat më të madha në zonë, mungesën e vendeve të parkimit. Projekti është prezantuar nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, i cili tha se do të ndërtohet një parkim nëntokësor me 160 vende për mjetet.

Projekti që sapo kemi filluar, nga zona e tunelit në drejtim të Radhimës, janë vazhdim i ndryshimit rrënjësor të faqes turistike të Vlorës. Do të ketë një pishinë olimpike me ujë deti për qytetarët, një pishinë për fëmijët dhe një parkim me 160 vende, për të cilin kemi vendosur në dispozicion një pjesë te buxhetit për të zgjidhur atë që ka qenë kontestimi më i madh i qytetarëve dhe vizitoreve, mangësia e vendeve të parkimit në territor. Do të ketë edhe një korsi të dedikuar për biçikletat për 3 km. Do të ketë edhe një rrugë kalimi për këmbësorët nga Vlora në Orikum pa ndërprerje. Fondi ka qenë i vlerës 3 milion euro por me shtimin e parkingut kemi shtuar edhe 1 milion euro i cili është kontribut i Bashkisë“, tha Leli.

Në lidhje me protestat e banorëve për prishjen e disa objekteve në aksion Vlorë –Orikum, Leli tha se po preken vetëm objektet pa leje. “Objektet që janë duke u prishur nga Vlora deri në Orikum janë të gjitha pa leje. Nuk po cenohet asnjë objekt i pajisur me leje. Objektet me leje, do t’i nënshtrohen procedurave ligjore, ashtu si ligji parashikon”.

Voton Dritan Leli, thirrje qytetarëve: Ushtroni të drejtën e votës

Kutive të votimit iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli,  i cili kandidon për një mandat të dytë. Leli ishte i shoqëruar me të birin, i cili votonte për herë të parë. Pas hedhjes së votës, kryebashkiaku i Vlorës ka bërë thirrje për qytetarët që të dalin të votojnë dhe të ushtrojnë të lirë të drejtën e tyre.

Votova në qendrën time elektorale bashkë me djalin tim që është votues për herë të parë për të shprehur vullnetin. Shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të votojnë, të ushtrojnë votën e lirë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.” -tha Leli

 Ndërsa i biri tha se kjo ishte vota e tij e parë dhe një moment mjaft emocionues për të.

Dritan Leli në RealStory: Do votoj në 13 tetor? Do zbatoj atë që vendos gjykata

Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ishte i ftuar në emisionin Real Story të Sokol Ballës, ku këtë herë është zhvendosur në qytetin e Vlorës. I pyet nga gazetari Balla se a do të votonte më 13 tetor, data e re e zgjedhjeve e dekretuar nga presidenti Meta, Leli tha se do të zbatojë vendimin që do të jap Gjykata Kushtetuese, çfarëdo vendimi që do të marrë.

Unë jam një person ligjzbatues dhe në momentin që kemi një vendim gjykate në lidhje me datën e 13 tetorit do të zbatoj atë vendim. Por nuk mund të zbatojë vendime të dala nga kushte apo insinuata politike. 30 qershori dhe ditët pas tij do të sjellin një qartësi mendimi dhe një qartësim ligjor për të gjithë. Për të shkuar në zgjedhje është e drejtë e qytetarëve dhe mbajtja e tyre ne datën e duhur është e rëndësishme dhe në zbatim të ligjit.” tha Leli

Gjithashtu Leli tha se në këto zgjedhje, më shumë se votimi, ka shumë rëndësi procesi zgjedhor dhe mbarëvajtja e tij. Ndërsa në lidhje me protestën e opozitës, që po ndodh shumë afër takimit ku po zhvillohet mitingu elektoral i PS-së, Leli tha se kjo është një e drejtë demokratike e gjithsecilit . E rëndësishme është që protestat të jenë paqësore dhe larg dhunës tha Leli

Ajo që ka rëndësi është procesi zgjedhor. Jam munduar të ruaj gjithmonë standardet demokratike. Sa për protestat e PD, është një grup personash që meriton të respektohet dhe personalisht u ka siguruar të gjithë mundësitë që të protestojnë në mënyrë paqësore. Boll më me dhunë dhe incidente. Dhuna dëmton jo vetëm imazhin  e Vlorës, por të gjithë Shqipërisë. Shpresojmë shumë që pas 30 qershorit Shqipëria të bëhet pjesë e familjes evropiane.” – tha Leli / realstory.al

Lorik Cana përgatit tjetër investim për fëmijët!

Fondacioni sportiv “Lorik Cana 5” vijon të japë kontributin e tij për zhvillimin e futbollit në vend, duke përgatitur investimin për një tjetër projekt sportiv.

Pas Elbasanit dhe Shkodrës, dy qytet ku tashmë janë bërë realitet ndërtimi i dy fushave sportive për fëmijët e kopshteve, radha është e qytetit të Vlorës, që të ketë një fushë sportive për fëmijët.

Bëhet fjalë për kopshtin e shkollës “Ismail Qemali”, ku fondacioni “Lorik Cana 5”, ka vendosur të investojë për ndërtimin e një terreni sportiv, ku fëmijët do të mund të luajnë futboll.

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka qenë i pranishëm në qytetin e Vlorës, ku ka pasur një takim me kryetarin e bashkisë, Dritan Leli, për të konkretizuar këtë bashkëpunim.

“Kam gjetur prej fillimit një partner që ka shprehur dëshirë të madhe që të takohemi sa më shpejt, për të bërë realitet prezencën e programit tonë. Qëllimi është që të shrihet në të gjitha vendet ku jetojnë bashkëkombasit tanë.

Në momentin që ne po pasqyrojmë prezencën tonë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, kemi njerëz që na shkrujnë për qytetet e tyre. Ne kemi pasur një prezencë në qytetet që janë të mëdha. Investimi që mund të bëj unë dhe fondacioni, është që të investojmë në rininë tonë”, tha ndër të tjera Lorik Cana.

“Do doja që ky projekt të jetë fillesa e zhvillimit të projekteve të tjera në të ardhme. E rëndësishme është idea pozitive. Nën patronazhin e Lorik Canës kjo ide do të kthehet në nismë kombëtare dhe mbarëkombëtare.

Kjo nismë do të ketë sukses në të ardhmen. Orientimi i fëmijëve drejt sportit është një garanci se kur ata të rriten do të jenë më të suksesshëm”, ka thënë ndër të tjera Dritan Leli.

Skip to toolbar