U kapën me 2.6 kg heroinë, arrestohen dy shqiptarë

Dy shtetas shqiptarë kanë përfunduar në pranga nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.  Policia italiane në zonën e Padovas ka kryer një operacion patrullimi duke monitoruar një makinë tip “Kia Sportage”, pas informacioneve të marra se do të kryhej një shkëmbim drogë.

Makina drejtohej nga një shqiptar, i cili ishte në rolin e korrierit. Pasi zbriti nga makina dhe takoi një tjetër person, që mund të ishte klienti, ka shkuar drejt bagazhit dhe mori pakon që ia dha subjektit që e priste. Pikërisht në këtë kohë ka ndërhyrë policia ku gjeti drogën të shpërndarë në pesë pako, secila nga 500 gramë. Të arrestuarit janë dy shqiptarë të moshës 29 vjeç dhe 30 vjeç.

Pas kontrollit policia sekuestroi 2.6 kg heroinë, 207 gramë kokainë dhe 520 euro cash.

Kapen 96 kg drogë në kufirin grek, arrestohet sarandjoti

Një sarandjot ka rënë në prangat e policisë greke pasi u kap me 96 kg drogë. Sasia e madhe e drogës u sekuestrua në Igumenicë e ndarë në 3 çanta me 47 pako.

Si posedues  i lëndës narkotike u arrestua shtetasi Lisandër Osmani, 33-vjeç nga fshati Shalës i Sarandës.

Kufiri greko-shqiptar është një zonë që përdoren shpesh nga grupet kriminale për trafikimin e drogës.

Tiranë, akuzohet për trafik droge, arrestohet 39-vjeçari në kërkim

Arrestohet një person, i cili ishte shpallur në krim për trafikim të lëndëve narkotike. 39-vjeçari me iniciale E.G., isha shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka mbjellë bimë narkotike në zonën në vendin e quajtur  “Përroi i Bllomes”, në pyllin e fshatit Mënik.

Arrestimi i tij përmbyll me sukses operacionin e koduar ‘Lugina 2’, e zhvilluar më 12 korrik dhe çoi në arrestimin edhe të dy shtetasve të tjerë dhe sekuestrimin e 60 bimëve kanabis sativa.

Materialet në ngarkim të tij iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Vlorë, mbolli bimë narkotike rreth shtëpisë, arrestohet 59-vjeçari

Një 59-vjeçar është arrestuar pasi u kap duke kultivuar disa bimë narkotike rreth banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mallkeq të Vlorës, ndërsa zbulimi i tij u bë pas informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas po kultivonte lëndë narkotike në pronën e tij.

Pas kontrollit që policia ushtroi në banesën dhe pronën rreth saj u konstatuan disa rrënjë të mbjella me kanabis sativa.

Në pranga ka përfunduar shtetasi P.M., 59 vjeç, i cili do të gjykohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotikëve”.

Elbasan, kapet me 50 doza kokaine, arrestohet një 39-vjeçar

Një person është arrestuar në Elbasan, pasi është kapur me disa doza kokainë në makinë. Policia ka vënë në pranga shtetasin E.R., 39 vjeç, i cili u kap me 50 doza kokainë në makinë.  Operacioni u zhvillua në afërsi të fshatit Hajdaran, ku policia kishte nisur kontrollet fizike dhe të makinave në zonë. 39-vjeçari u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Bradasheshi”.

Policia sekuestroi në cilësinë e provave materiale 50 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë; 7 aparate celular, automjeti me të cilin lëvizte; 20 000 lekë të reja, të cilat dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Operacion masiv anti-drogë mes Italisë dhe Shqipërisë, 17 të arrestuar

17 persona janë arrestuar në një operacion të gjerë të zhvilluar në bashkëpunim mes Shqipërisë dhe Italisë. Arrestimet janë bërë në Sardenja, Emilia-Romagna, por edhe në Shqipëri.  Të arrestuarit akuzohen për organizatë kriminale, trafik ndërkombëtar droge dhe shpërndarje droge.

Arrestimet janë bërë në kaudër të operacionit të koduar ‘Rruga e Detit’  nga Departamenti Territorial i Karabinierëve të Olbia nën koordinimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Antimafiave të Cagliarit dhe të Antiterrorizmit.

Nuk dihen ende detaje të tjera në lidhje me superoperacionin e zhvilluar.

Greqi, shkatërrohet grupi shqiptaro-grek për trafikimin e drogës

Policia greke ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë dhe dy grek, të cilët akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike. Arrestimet janë kryer në dy makina të ndryshme, që bashkëpunonin mes tyre, njëra shpërndante drogën, ndërsa tjera jepte sinjalizimin për kontrolle të mundshme të policisë.

Në një makinë, ku udhëtonin një shqiptar i moshës 35 vjeç dhe një grek i moshës 25 vjeç,  janë sekuestruar 8 kilogramë kanabis. Droga ishte e ndarë në 8 pako dhe e futur në një çantë që ndodhej në bagazhin e makinës.

Në lidhje me ngjarjen, policia ka ndaluar edhe një makinë tjetër, ku ndodheshin gjithashtu një grek i moshës 19 vjeç dhe një shqiptar i moshës 36 vjeç, të cilët kishte rolin e sinjalizuesit për kontrolle të mundshme gjatë rrugës.

Kultivuan bimë narkotike, 7 të arrestuar në Krujë

Shtatë persona janë arrestuar nga policia e Krujës të akuzuar për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Operacioni “Ndëshkimi 2” i zhvilluar nga Policia Krujë në bashkëpunim  me Shërbimet e DVP Durrës dhe Forcën e Posaçme Operacionale, ishte në vijimësi të operacionit të mëparshëm policor “Ndëshkimi”,  ku u arrestuan 9 persona dhe  një tjetër u shpall në kërkim.

Gjatë operacionit të premten u arrestuar 7 persona konkretisht:

-T.K.,  27 vjec,

 -I.D., 27 vjeç,

-S.D., 28 vjeç,

– E.D., 23 vjeç,

-B.D., 38 vjeç,

-A.D., 17 vjeç,  

-B.D, 19 vjeç,  

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin  kanë kultivuar bimë narkotike në fshatrat Barkanesh, Zgerdhesh dhe Kurcaj, të rrethit Krujë.

Policia ka bërë asgjësimin e lëndëve narkotike në periudha të ndryshme kohore, ndërsa ka sekuestruare dhe një armë zjarri Pistoletë, e gjetur në banesën e të arrestuarit T.K.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 9 aparate celular. Materialet i  kaluan Prokurorisë   Krujë për veprime të mëtejshme.

KrujëFinalizohet një tjetër operacion policor antikanabis i koduar "Ndëshkimi 2"Në pranga 7 persona për “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Sekuestrohet një armë zjarri Pistoletë si dhe asgjesohen bimë kanabis të kultivuara nga këta persona.Operacioni nga Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me Shërbimet e DVP Durrës dhe Forcën e Posaçme Opreacionale, nën drejtimin e Prokurorisë së Krujës.Operacioni i sotëm në vijim të operacionit policor të koduar "Ndëshkimi", si rezultat i të cilit u arrestuan dhe ndaluan 9 persona dhe u shpall në kërkim një tjetër.Pas një hetimi 2 mujor me Metoda Speciale Hetimi ,Komisariati i Policise Krujë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë si dhe në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë së Policisë Durrës e ato të F.L.O , finalizuan me sukses Operacionin Policor të koduar “Ndëshkimi 2” .Në funksion të procedimit penal prill 2019 u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, për shtetasit: T.K., 27 vjec, I.D., 27 vjeç, S.D., 28 vjeç, E.D., 23 vjeç, B.D., 38 vjeç, A.D., 17 vjeç, të gjithë banues në fshatin Barkanesh të rrethit Krujë.Si dhe u bë ndalimi i shtetasit B.D, 19 vjeç, me banim në Krujë për veprën penale "Kutivimi i bimëve narkotike". Ndërsa për një shtetase , Gjykata vendosi masën e e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike, në territorin e fshatit Barkanesh, Zgerdhesh, Kurcaj, të rrethit Krujë, ku në periudha të ndryshme, janë gjetur dhe asgjësuar kubikë të kultivuar me fara kanabis dhe fidanë të dyshuara narkotike Canabis Sativa.Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit T.K., Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri Pistoletë .Po në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 9 aparate celular.Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë.

Gepostet von Policia e Shtetit am Freitag, 19. Juli 2019

Aksion “Blic” në Elbasan, kontrolle në 30 magazina për lëndë narkotike

Policia e Shtetit në bashkëpunim me policinë e Elbasanit kanë zhvilluar një operacion të gjerë ‘blic” në disa nga zonat problematike të qytetit. Konkretisht efektivët e policisë kanë bërë krehje të zonë së Bradasheshit dhe disa zonave përreth, që njihen edhe si zonat më problematike në Elbasan. Kontrollet janë fokusuar në zbulimin e lëndëve narkotike, armëve dhe apo objektivave të tjera të jashtëligjshme.

Kontrollet kanë përfshirë 30 pika kryesore kryesisht magazina, servis makinash apa garazhde, ku mendohet se mund të këtë kultivim të lëndëve narkotike apo erdhe mbajtje të armëve.

Kohët e fundit janë të shumta grupet kriminale që kanë zgjedhur kultivimin e drogës në ambiente të mbyllura. Nuk ka ende të dhëna të tjera në lidhje me aksionin e policisë.

Gjithë jetën në burg, dënohet “El Chapo”, bosi meksikan i drogës

Joaquin “El Chapo” Guzman, bosi meksikan i drogës, i cili shpëtoi dy herë nga burgjet e sigurisë së lartë në Meksikë, do ta kalojë pjesën tjetër të jetës në një burg të SHBA

Dënimin e dha të mërkurën një gjykatës federal amerikan në Bruklin të Nju Jorkut, i cili e quajti El Chapon njeriu që kishte bërë të këqia të jashtëzakonshme.

Nga ana e tij, El Chapo Guzman akuzoi sistemin amerikan të drejtësisë, ndërkohë që një ish-bashkëpunëtore e tij tregoi se si ai i kishte paguar një bande 1 milion dollarë për ta vrarë atë.

Pas kësaj, gjyqtari Brian Cogan shpalli dënimin: burgim i përjetshëm i detyrueshëm plus 30 vjet.

Gjyqtari Cogan urdhëroi gjithashtu që Guzmanit t’i sekuestrohen 12.6 miliardë dollarë.

62 vjeçari u gjet fajtor nga juria federale në muajin shkurt për trafikimin e tonaletave me kokainë, heroinë dhe marijuanë si dhe për pjesëmarrje në komplotime të shumta për vrasje.

Guzman, pseudonimi i të cilit do të thotë “I shkurtri”, krijoi emër si figurë e ngjashme me Robin Hudin, duke u bërë hero popullor për shumë njerëz në shtetin e tij Sinaloa, ku ai lindi në një fshat të varfër malor./VOA/

Skip to toolbar