U kapën me drogë, në pranga 4 persona

Katër persona, mes tyre dy shqiptarë, kanë përfunduar në prangat e policisë italianë gjatë kohës që do të bëni kalimin e drogës nga njëri breg në tjetrin.

Droga u sekuestrua në komunën Massa dhe Carrara në Itali, ndërsa po bëhej gati të trafikohej për në bregun e Apuan dhe Versilia.

Në pranga ranë 2 shtetas shqiptar dhe 2 italianë të moshës  30-35 vjeç, ndërsa u sekuestrua 4 kilogramë heroinë e pastër. Nëse droga do të hidhej në treg do të qarkullonte me mijëra euro.

U kap me 54 kg drogë në makinë, arrestohet shqiptari

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia italiane nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Pas kontrollit që policia bëri në makinën e tij tip “Renault” gjeti 26 qese të mëdha me drogë.

Pesha totale e drogës arrinte në 54 kilogramë, ndërsa ishte e fshehur në bagazhin e makinës.

Arrestimi i tij ndodhi në Bari, pas një kontrolli rutinë të policisë. Edhe pse identiteti i tij nuk bëhet i ditur, policia ka deklaruar e autori ka qenë i dënuar edhe më herët për drogë dhe shkelje të lejes së qëndrimit .

Armë dhe drogë me vlerë 3 milionë euro, arrestohet shqiptari në Itali

Një shtetas shqiptar është arrestuar nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Emiliano Keci, 38 vjeç, u vu në monitorim nga policia italiane pas lëvizjeve të dyshimta që bënte në banesën e tij.  Kjo bëri që ato të viheshin në ndjekje të shqiptarit, i cili pas ndalimit u kap me një kilogram kokainë në makinë.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, policia sekuestroi edhe 18 kilogramë kokainë e cila kapte një vlerë prej 3 milionë euro. Shqiptarit iu gjetën edhe tre armë: një Beretta 6.35 me silenciator,  një Tokarev 7.62, e prodhimit rus dhe një pistoletë bosh.

Policia italiane po punon për të zbuluar origjinën e drogës si dhe destinacionin e saj.

Mbi 84 kg drogë dhe me mijëra euro me vete, arrestohet 5 shqiptarë në Athinë

Gjashtë persona, mes tyre 5 shqiptarë, janë arrestuar nga policia greke në Athinë nën akuzën e trafikimit të drogës.

Shqiptarët e moshave nga 27-44 vjeç dhe shtetasi grek, 37 vjeç, janë ndaluar në me një sasi prej 84 kg e 411 gram majiuanë.  Gjatë kontrollit policia ka sekuestruar edhe 6245 euro, 400 lek shqiptare, 1 automjet, 1 motor, 1 peshore si dhe 6 celularë. Sipas policisë ky grup kriminal ka arritur të fitojë nga trafikimi i drogës rreth 180.000 euro

Vidhnin makina dhe trafikonin drogë, arrestohen 3 shqiptarë në Itali

Tre shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen për vjedhje të makinave dhe trafikim të lëndëve narkotike. Arrestohen shqiptarët Emanuel Macaj, 31 vjeç, Gentian Kurtulla, 27 vjeç dhe Xhovan Bela, 25 vjeç.

Policia ra në gjurmët e tre shqiptarëve pas denoncimit të një makine të vjedhur Audi S5 , të cilën ato e përdorni për veten  tyre.

Gjatë kontrollit policia gjeti në makinën e shqiptarëve një pistoletë dhe rreth një kilogram marijuanë. Policia sekuestroi edhe disa mjete të tjera që dyshohet se përdoreshin për të kryer grabitje.

Vlorë, kultivuan kanabis në fshatin ku jetonin, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike në një fashat të Vlorës. Policia ka arrestuar shtetasit me iniciale B.M., 59 vjeç dhe B.B., 58 vjeç, pasi kanë kultivuar 150 rrënjë bime narkotike në fshatin Mekat ku dhe banonin.

Identifikimi i parcelave me drogë u bë pas informacioneve të marra në rrugë operative, ndërsa policia bëri asgjesimin e tyre. Dy të arrestuarit do të përballen në gjykatën e Vlorës për akuzat e “Kultivimit të bimëve narkotike”.

Tentuan të fusnin drogë dhe telefona me dron në burg, arrestohen 3 persona

Një pako e dyshimtë ka alarmuar mbrëmjen e së shtunës policinë e Burgut të Shënkollit në Lezhë.  Pako që po tentonte të hynte brenda territorit të burgut me dron, ka vënë në aksion policinë e burgjeve të cilët kanë marrë masa të menjëhershme për monitorimin e tij deri në uljen jashtë territorit të burgut.

Nga kontrolli që ju bë pakos, u gjeten brenda 3 celularë, 3 karta SIM dhe 7 qese me lëndë narkotike.

Gjithashtu po në vijim të veprimeve  tek pjesa e pasme e burgut ne nje distance 1km, Policia e Lezhës dhe FNSH ka konstatuar dhe  bllokuar  një automjet ku brenda të cilit ndodheshin tre persona. Gjatë kontrollit  në automjet, policia gjeti dhe sekuestroi telekomandën e dronit, çanta ku futet droni, si dhe tre aparate të tjerë celularë.

Në pranga përfunduan shtetasit:

-M.V.,  28 vjeç  banues në fshatin Vrake, Malësi e Madhe, i dënuar më parë për vjedhje

-Xh. K.,  25 vjeç,  banues në Shkodër,

-Xh.L.,   28  vjeç,  banues  në  Bajze ,Malësi e  Madhe,Shkodër

Materialet i kaluan Prokurorisë Lezhe  për veprat penale   “Prodhimi dhe shitje  te narkotikeve”  dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim e mbetur ne tentative”

Gjirokastër, kultivoi fidan kanabis, arrestohet një 59-vjeçar

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike. Në pranga ka rënë shtetas me iniciale I.M, 59 vjeç, i cili ka kultivuar lëndë narkotike kanabis sativa .

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Picar, ku 59-vjeçari në bashkëpunim me shtetasin R.R.,  i cili ishte arrestuar në flagrancë më herët, kanë kultivuar disa fidanë kanabis. Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Arrestohet një 59-vjeçar në Vlorë, akuzohet për trafik droge në Itali

Policia e Vlorës ka arrestuar një 59-vjeçar, i cili ishte në kërkim nga autoritetet italiane për trafik droge. Ndaj shtetasit Ramadan Budani, banues në fshatin Fitore, është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar që në 2009 nga Gjykata e Palermos, pasi akuzohet i përfshirë në organizatë kriminale që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Arrestimi i 59-vjeçari u bë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët. Ndalimi i tij ndodhi në fshatin Novoselë, ndërsa pritet që të ekstradohet drejt Italisë.

Shkodër, kapen 205 kg drogë në një fugon, 5 të arrestuar

Policia e Shkodrës ka arrestuar 5 persona në kuadër të operacionit të koduar “Prekalori” ku dhe ka sekuestruar 205 kg lëndë narkotike. Droga e llojit marijuanë ishte duke u transportuar me një fugon me targë AA855. Të arrestuar janë shtetasit:

-Z. K., 53 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i dënuar më parë në Mal të Zi për trafik narkotikësh. (kryetar i grupit të strukturuar kriminal);

-Gentian Meçaj, 31 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i dënuar më parë për veprën penale “Dhënia e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”. (bashkëpunëtori kryesor i kryetarit të grupit)

-K. M., 28 vjeç, banues në Malësi të Madhe (anëtar);

-E. H., 29 vjeç, banues në Malësi e Madhe (anëtar);

-Xh. D., 21 vjeç, banues në Malësi të Madhe (anëtar).

Arrestimi i shtetasve të mësipërm është kryer pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin po kryenin shkëmbimin e lëndës narkotike, me qëllim përfitimin.

Sasia e lëndës narkotike është gjetur në një fugon, në të cilin ndodheshin të arrestuarit Z. K. dhe G. M. Këto dy persona do të shkëmbenin drogën me 3 bashkëpunëtorët e tjerë të arrestuar. Ky grup kriminal kryesisht funksiononte në trafikimin e drogën nga qyteti i Koplikut në drejtim të Malit të Zi.

Nga operacioni policia sekuestroi automjeti tip fugon; 4 automjete të markave të ndryshme dhe 5 telefona celularë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës Shkodër në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike.”

Skip to toolbar