Tentuan të fusnin drogë dhe telefona me dron në burg, arrestohen 3 persona

AKTUALITET


Një pako e dyshimtë ka alarmuar mbrëmjen e së shtunës policinë e Burgut të Shënkollit në Lezhë.  Pako që po tentonte të hynte brenda territorit të burgut me dron, ka vënë në aksion policinë e burgjeve të cilët kanë marrë masa të menjëhershme për monitorimin e tij deri në uljen jashtë territorit të burgut.

Nga kontrolli që ju bë pakos, u gjeten brenda 3 celularë, 3 karta SIM dhe 7 qese me lëndë narkotike.


Gjithashtu po në vijim të veprimeve  tek pjesa e pasme e burgut ne nje distance 1km, Policia e Lezhës dhe FNSH ka konstatuar dhe  bllokuar  një automjet ku brenda të cilit ndodheshin tre persona. Gjatë kontrollit  në automjet, policia gjeti dhe sekuestroi telekomandën e dronit, çanta ku futet droni, si dhe tre aparate të tjerë celularë.

Në pranga përfunduan shtetasit:

-M.V.,  28 vjeç  banues në fshatin Vrake, Malësi e Madhe, i dënuar më parë për vjedhje

-Xh. K.,  25 vjeç,  banues në Shkodër,

-Xh.L.,   28  vjeç,  banues  në  Bajze ,Malësi e  Madhe,Shkodër

Materialet i kaluan Prokurorisë Lezhe  për veprat penale   “Prodhimi dhe shitje  te narkotikeve”  dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim e mbetur ne tentative”




Skip to toolbar