Pranga shqiptarit në Itali, kapet me 2 milionë euro drogë

Policia italiane ka arrestuar të hënën një shqiptar 48 vjeçar të cilit i kanë sekuestruar rreth 2 milionë euro drogë. Mediat shkruajnë se policia ka sekuestruar 15 kilogramë kokainë, një armë, 60 mijë euro dhe 10 mijë paund në çanta vakumi.

Aksioni për kapjen e shqiptari organizua ditën e martë, ndërsa sasia e kokainës së kapur po të shitej në treg do të arrinte vlerën e 2 milion eurove. Përveç shumës së madhe të drogës, prej 15 kilogramë kokaine, karabinierët i kanë sekuestruar shqiptarit dhe 60,000 Euro Kesh, 10,000 Paund si dhe një pistoletë. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar autoritetet policore pasi kishin parë lëvizje të çuditshme në garazhin e shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

48 vjeçari shqiptar ishte banor i Firences që nga viti 1997. Sipas mediave italiane të gjitha këto u sekuestruan nga policia e Firences gjatë një aksioni në një garazh në Via Felice Fontana.

Gjithashtu shqiptarit i është sekuestruar dhe makina tip Volkswagen Passat, të cilën dyshohet se e përdorte për të transportuar drogën. Ai u dërgua në Solliçiano dhe akuzohet për trafik droge si dhe armëmbajtje pa leje.

I dënuar për drogë në Itali, arrestohet në Lezhë

Policia e Lezhës  ka arrestuar një të ri në moshën 24 vjeç, emri i të cilit nuk jepet i plotë, vetëm inicialet, K.M. Ky person është arrestuar për llogari të drejtësisë italiane, pasi 24-vjeçari nga Lezha akuzohet për përfshirjen në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, 24-vjeçari nga Lezha dyshohet se ka qenë i përfshirë në organizata kriminale në shtetin fqinj.

Për këtë arsye, ndaj tij është vendosur në maj të këtij viti masa e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale në fushën  e narkotikëve, të parashikuara nga Kodi Penal në shtetin fqinj.

Arrestimi i tij është bërë pas informacioneve të marra nga Interpol Tirana dhe Drejtoria e Polcisë së Lezhës.

Pas ndalimit të shtetasit K.M., nga policia, materialet hetimore i kanë kaluar Gjykatës së Lezhës për të vijuar procedurat e mëtejshme të ekstradimit në Itali.

U kapën duke shitur drogë, arrestohen dy shqiptarë

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, nën akuzën e trafikut të drogës. Ato u kapën me 103 gramë kokainë e cila ishte bërë gati për t’u shitur tek klientët e tyre.

Arrestimi i shqiptarëve ndodhi pranë qendrës historike të Mazzano Romano në Romë. Sapo pikasën policinë, ato tentuan të largoheshin me vrap.

Pavarësisht tentativës për të ikur, dy shqiptarët , identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, u vunë nën prangat e karabinierëve.

Tentoi të gëlltiste kokainë për t’i shpëtuar policisë, arrestohet shqiptari

Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap duke shpërndarë kokainë në zonën e Garlasgos.

Policia u informua nga banorët, të cilët pikasën një person që po shpërndante droge. Me të pikasur policinë, 30 vjeçari shqiptar tentoi të gëlltiste 4 dozat e kokainës që posedonte, por u ndalua në kohë.

Policia sekuestroi 4 doza kokaine, me 2 gram secila, ndërsa pas kontrollit në makinën e shqiptarit, sekuestroi edhe 240 euro, që dyshohet se ishin fituar nga tregtia e drogës.

U kapën duke shpërndarë kokainë, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Dy shqiptarë, përkatësisht nga 36 dhe 39 vjeç, përfundojnë në prangat e policisë italiane, të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit të makinës, me të cilën udhëtonin dy shqiptarët, policia sekuestroi 30 doza kokaine dhe 500 euro kesh. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre, policia sekuestroi edhe 5 mijë euro, që dyshohet se kanë ardhur nga shitja e drogës.

Autoritetet italiane vendosën masën “arrest shtëpie’ për 36-vjeçarin, ndërsa 39-vjeçari, i cili akuzohet si përgjegjësi i drogës, iu dha masa arrest me burg.   

Shpërndante “Ekstazi” për pushuesit në Drimadhe, arrestohet i riu nga Tirana

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një 22 vjeçar nga Tirana, i cili shpërndante për pushuesit, në plazhin e Drimadhës, drogë stimuluese e llojit “Ekstazi”.

Shtetasi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, vetëm inicialet S.K, 22 vjeç, është arrestuar gjatë një operacioni të koduar “Drimadha”, njofton policia.

Zbulimi i tij është bërë në rrugë operative, teksa gjatë kontrollit fizik, policia i ka sekuestruar 100 kokrra ekstazi.

Gjithashtu, veç lëndës narkotike, të riut nga Tirana, i është sekuestruar edhe një sasi valute prej 525 euro si dhe 60.000 lekë të rinj, të cilat dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti krimina i shpërndarjes.

Materialet hetimore i janë kaluar Prokurorisë për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Sezoni turistik sapo ka nisur, dyndja e pushuesve drejt plazheve, mesaduket shihet edhe si një mundësi për të gjetur klientë të rinj, pa marrë parasysh faktin se plazhet publike frekuentohen nga familjarë dhe fëmijë.

Kapen me drogë, arrestohen dy të rinj në Vlorë

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohen si prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Përkatësisht në Himarë arrestohet në flagrancë i riun me inicialet R.V., 21 vjeç, banues në Tiranë. Kapja dhe arrestimi i tij u bë në një lokal pasi gjatë kontrollit fizik këtij shtetasi iu gjetën në çantën e dorës 82 kokrra të dyshuara drogë stimuluese e llojit ekstazi.

Gjithashtu është arrestuar edhe një 19-vjeçar me iniciale E. A.,banues në fshatin Lapardha, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 220 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva.

Materialet e secilit iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sekuestrohet 271 kg kanabis, arrestohet një shqiptar në Greqi

Një shtetas shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë greke, pasi u kap me një sasi të madhe droge. Gjatë operacionit në fshatin Grevena, policia gjeti dhe sekuestroi 271 kilogramë kanabis sativa në një kasolle.

Pas hetimeve kasollja rezultoi të ishte e një shtetas shqiptar, 32 vjeç, ndërsa droga dyshohet se vinte nga Shqipëria. Policia sekuestroi edhe 3 celularë dhe një thikë, që ju gjetën 32-vjeçarit me vete.

Policia greke vijon hetimet për zbardhjen e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.

Kishin ngritur plantacione me drogë në Greqi, në pranga 5 shqiptarë

6 persona, mes të cilëve 5 shtetas shqiptar janë arrestuar në Greqi, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Përmes inspektimit të zonës me helikopter autoritete greke kanë zbuluar 12,800 fidanë kanabis në zonën e Dervenohoria.

Fidanët ishin mbjellë në tre parcela të fshehura, ndërsa 6 personat u arrestuan në flagrancë, të cilët po punonin në plantacione.

Policia greke vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë në kultivimin e  drogës.

“Bistrica 2019” godet grupin kriminal. 14 të arrestuar për trafik droge

Policia e shtetit njofton se është arrestuar një shtetas 38 vjeç, banues në Sarandë në kuadër të operacionit “Bistrica 2019”, duke e çuar në 14 persona të arrestuar për drogë e trafik narkotikësh.

38 vjeçari me inicialet A.L është dënuar me akuzën Arrest me Burg nga Gjykata e Krimeve të rënda në Tiranë  me akuzën e shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Operacioni “Bistrica 2019” gjatë muajit maj ka sekuestruar 147 kg kanabis, 4 automjete  si dhe 3 armë zjarri, ndërsa  në pranga kanë rënë gjithsej 14 persona.

Policia njofton se vazhdon dokumentimi i veprimtarisë kriminale.

Policia e Shtetit

Shkon në 14 numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Bistrica 2019”

Kapet dhe ndalohet shtetasi A.L, 38 vjeç, banues në Sarandë, sepse Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve“, ”Grupi i strukturuar kriminal”. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 telefona celularë dhe një mjet tip “Volksëagen”.

Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda në Tiranë,  në Maj 2019 finalizoi operacionin antidrogë të koduar “BISTRICA 2019”., ku pas një hetimi pro-aktiv, përgjatë një harku kohor disa mujor, duke aplikuar metodat speciale të hetimit gjatë operacionit policor të koduar  “BISTRICA 2019”, u arrestuan dhe u ndaluan 13 persona si dhe u sekuestruan rreth 147  kg Cannabis Sativa, 4 automjete të markave të ndryshme; një sasi vlerash monetare dhe 14 aparate celularë me kartat Sim të markave të ndryshme.

Po gjatë operacionit, në kontrollet e ushtruara u sekuestruan edhe tre armë zjarri ku   u vu në pranga një 52 vjeçar nga Mallakastra.

Në operacion u përfshinë   Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, si dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë dhe Fier.

Nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky grup kriminal.

Policia e ShtetitShkon në 14 numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit antidrogë të koduar "Bistrica 2019"Kapet dhe ndalohet shtetasi A.L, 38 vjeç, banues në Sarandë, sepse Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve“, ”Grupi i strukturuar kriminal”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 telefona celularë dhe një mjet tip “Volkswagen”.Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda në Tiranë, në Maj 2019 finalizoi operacionin antidrogë të koduar “BISTRICA 2019”., ku pas një hetimi pro-aktiv, përgjatë një harku kohor disa mujor, duke aplikuar metodat speciale të hetimit gjatë operacionit policor të koduar “BISTRICA 2019”, u arrestuan dhe u ndaluan 13 persona si dhe u sekuestruan rreth 147 kg Cannabis Sativa, 4 automjete të markave të ndryshme; një sasi vlerash monetare dhe 14 aparate celularë me kartat Sim të markave të ndryshme.Po gjatë operacionit, në kontrollet e ushtruara u sekuestruan edhe tre armë zjarri ku u vu në pranga një 52 vjeçar nga Mallakastra.Në operacion u përfshinë Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, si dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë dhe Fier.Nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky grup kriminal.

Gepostet von Policia e Shtetit am Samstag, 8. Juni 2019
Skip to toolbar