Shpërndante “Ekstazi” për pushuesit në Drimadhe, arrestohet i riu nga Tirana

AKTUALITET


Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një 22 vjeçar nga Tirana, i cili shpërndante për pushuesit, në plazhin e Drimadhës, drogë stimuluese e llojit “Ekstazi”.

Shtetasi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, vetëm inicialet S.K, 22 vjeç, është arrestuar gjatë një operacioni të koduar “Drimadha”, njofton policia.


Zbulimi i tij është bërë në rrugë operative, teksa gjatë kontrollit fizik, policia i ka sekuestruar 100 kokrra ekstazi.

Gjithashtu, veç lëndës narkotike, të riut nga Tirana, i është sekuestruar edhe një sasi valute prej 525 euro si dhe 60.000 lekë të rinj, të cilat dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti krimina i shpërndarjes.

Materialet hetimore i janë kaluar Prokurorisë për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Sezoni turistik sapo ka nisur, dyndja e pushuesve drejt plazheve, mesaduket shihet edhe si një mundësi për të gjetur klientë të rinj, pa marrë parasysh faktin se plazhet publike frekuentohen nga familjarë dhe fëmijë.




Skip to toolbar