Eduard Ndocaj, i cilësuar si kauboji i politikës, së fundi ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të faktojnë me video shitblerjen e votave në Lezhë. Ai madje shton se do të paguaj 5 mijë euro çdo person që i dërgon video ku shitblehet vota dhe nëse në video shfaqet Pjerin Ndreu atëherë ajo vlen jo pak, por 50 mijë euro.
Eduard Ndocaj kandidon si i pavarur për postin e kryetarit të Bashkisë së Lezhës, ndërsa Pjerin Ndreu është kundërshtari i tij që kandidon nën siglën e PS-së.
“Kundërshtari im i Rilindjes ka hap thesin me lek. Por Lezha nuk do të shitet këtë radhë. Mos e shitini shpirtin djallit. Nëse ju ofrohen lek dhe mund t’i bëni një video duke shit votën unë do jua bleje këtë video 5 mijë euro. Nëse do të jetë edhe Ndreu në këtë video unë do t’jua blejë 50 mijë euro këtë video. Bëjani këtë të mirë Lezhës”, ka thënë Eduard Ndocaj.