Pako eksplozivi tek Astiri, bëhet shpërthimi i kontrolluar

Rezulton një alarm i rremë se në Unazën e Re, tek rrethrrotullimi i dytë, në anë të bordurës, është konstatuar një pako me lëndë shpërthyese.

Policia pas njoftimit nga banorët bëri rrethimin duke vendosur perimetrin e sigurisë, ndërsa ekspertët e repartit antieksploziv të Reneas bën shpërthimin e kontrolluar. Policia tha se pako nuk kishte lëndë plasëse.

Blindohet Gjykata e Vlorës, shkak lënda plasëse

Policia e Vlorës dhe forcat xheniere kanë mund të çaktivizojnë një kuti me lëndë plasëse pranë një zyre ligjore që ndodhet ngjitur me Gjykatën e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri” dhe policia për disa orë ka blinduar zonën duke vendosur një perimetër sigurie.

Nuk është ende e qartë se për kë ishte vendosur lënda plasëse pasi në atë zonë ndodhe shumë zyra ligjore, avokatie dhe noterie. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes që çoi në alarmim të banorëve.

Skip to toolbar