Financial Times: Macron po destabilizon Ballkanin

Pas kritikave të ashpra të liderëve të ndryshëm të vendeve të Europës, Emanuel Macron është vënë në shënjestër dhe nga mediat ndërkombëtare. Prestigjiozja “Financial Times” e quan “gabim historik” veton e Macron kundër negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Vetoja e Emanuel Macron kundër hapjes së negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë së Veriut, mund të mbahet mend si një gabim historik që dobëson Evropën dhe minon aspiratat e saj për t`u bërë një fuqi gjeopolitike. Presidenti Francez goditi politikën e zgjerimit të BE-së, minoi besimin në premtimet e tij dhe destabilizoi “oborrin” e Ballkanit. Dhe e gjitha kjo nga një drejtues që pretendon të ilustrojë frymën evropiane të solidaritetit dhe bashkëpunimit”, shkruan ndër të tjera FT.

Më tej, “Financial Times” tregon se dy vendet, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë bërë përparime të mëdha për të arritur në pikën e hapjes së negociatave. “Shqipëria u përkul para presionit të BE-se për të verifikuar të gjithë gjyqtarët e saj nga një panel i pavarur, ndërsa i dha agjencinsë kufitare FRONTEX të BE-së qasje në operacionet e policisë shqiptare. Maqedonia e Veriut ndryshoi emrin duke zgjidhur një mosmarrëveshje prej dy dekadash me Greqinë”, shkruan ndër të tjera Financial Times.

Më tej, artikulli vijon duke argumentuar se nuk ka asnjë arsye se pse këto vende duhet të anëtarësohen pasi BE të jetë reformuar, siç pretendon Macron, ndërsa shton se presidenti i Francës është e vështirë të ndryshojë mendimin e tij edhe pas disa muajsh. Në fund, Financial Times bën dhe një paralajmërim.

“Nëse BE nuk mund t’i tërheq vendet e saj kufitare në një orbitë të qëndrueshme, ajo do të luftojë të veprojë më tej një politikë të jashtme autonome, gjoja një objektiv kryesor për Parisin. Nëse Z. Zaev zëvendësohet nga nacionalistët e rreptë në Maqedoninë e Veriut, të cilët më pas kundërshtojnë marrëveshjen e emërtimit me Greqinë dhe ndezin ndjenjën antishqiptare në të gjithë rajonin, Ballkani mund të shkojë përsëri për ditë të errëta”, përfundon shkrimi.

Veto e Francës, si paraqitet Macron në sondazhe

Nga Eduard Zaloshnja

Gazeta prestigjioze italiane Corriere della Sera e akuzoi presidentin francez Macron, se ai ishte i motivuar nga pozita e tij në sondazhe, kur bllokoi çeljen e negociatave të BE-se me Shqipërinë dhe Maedoninë e Veriut.

Në fakt, në sondazhin e fundit të publikuar në fillim të tetorit (nga Elabe), kuota pozitive e Macron-it ishte vetëm 33%. Është kuota më e ulët që ka regjistruar ndonjë president francez (pëerveç Presidentit Hollande)  në kete stad te mandatit presidencial.

Sidoqoftë, kuota 33% përbën një përmirësim, në krahasim me kuotën 23%, që u regjistrua vjet në verë për Macronin.  Kursi i i tij i ri populist duket se i ka dhënë fryt Macronit. Të shohim se sa do t’i ngrihen pikët në sondazhe nga vetoja ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut…

Macron “fajëson” veten: Negociatat? Na lini pak kohë

Presidenti i Francës Emanuel Macron foli të mërkurën në mbrëmje në konferencë për shtyp krah Kancelares Angela Merkel, pas takimit që zhvilluan së bashku. Macron dha sinjale pozitive për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke vlerësuar progresin që dy vendet kanë bërë deri më tani.   Megjithatë, duke u shprehur se ndan të njëjtin vizion gjeopolitik dhe strategjik me Angela Merkel, Emanuel Macron u shpreh se Europës i duhet dhe pak kohë për të nisur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pra, pranon se “fajin” e ka vetë Europa, dhe jo vendet që duan të anëtarësohen.  

“Unë ndaj të njëjtit vizion gjeopolitik dhe strategjik me kancelaren gjermane. Dua t’u dërgoj një sinjal pozitiv këtyre drejtuesve, por duke parë këtë gjë dua t`u them atyre: këtë herë jemi ne që kemi nevojë për pak më shumë kohë për të bërë disa gjëra”, shtoi Macron. Anglea Merkel bëri shumë përpjekje ditët e fundit për të bindur Macron, por mesa duket çdo tentativë e saj, nuk gjeti vëmendjen e duhur. Të  paktën, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, këtë herë, nëse Macron do të mbajë të njëjtin qëndrim si të mërkurën deri të premten, do të jenë të qeta për një gjë.

Negociatat nuk po bllokohen për shkakun e tyre, pasi ato (negociatat) po bllokohen për shkak të problemeve të brendshme të Europës. Këtë gjë e konfirmoi Emanuel Macron në prani të Angela Merkel, teksa vlerësoi progresin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe tha se “Balkani është strategjik për ne”, u shpreh se “së pari duhet të ndryshohet procedura, dhe më pas vijnë pranimet e mëtejshme në BE”. “Përshëndesim vullnetin dhe reformat e ndërmarra deri tani në këto dy vende, por pavarësisht nga sinjalet pozitive prej dy vendeve, që vijnë nga një rajon strategjik për ne, si Ballkani, ajo që ne kemi në vëmendje është të ndryshojmë procedurën e pranimeve të mëtejshme në BE”, u shpreh ndër të tjera Macron.

Megjithatë, Angela Merkel, edhe pse është munduar të bindë gjatë këtyre ditëve Emanuel Macron, bëri dhe një tentativë të fundit live, përpara kamerave, në sy të gjithë botës. Ajo i kujtoi presidentit të Francës  se për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet vendim unanim, ndërsa u shpreh se për probelmatikat e shfaqura, Franca dhe Gjermania kanë diferenca.  “Kemi disa diferenca sa i përket problematikave që janë shfaqur. Ashtu siç e dini duhet një vendim unanim për çeljen e negociatave”, deklaroi Merkel./Realstory.al/

Trump dhe Macron, dakord që Rusia të ftohet në samiti e G-7

Presidenti i SHBA Donald Trump dhe Presidenti francez Emmanuel Macron kanë rënë dakord se Rusia duhet të ftohet për të marrë pjesë në samitin e G-7s vitin e ardhshëm, megjithëse udhëheqësi francez dëshiron që ftesa të jepet me kusht që Rusia të bëjë përparim në bisedimet për paqen në Ukrainë.

Rusia duhet të jetë pjesë e G7s, thotë Presidenti Trump, duke fajësuar ish-presidentin Barack Obama për pezullimin e Rusisë nga ky grup në vitin 2014.

“Për shkak se Putini ia hodhi, Presidenti Obama mendoi se nuk ishte gjë e mirë që Rusia të ishte pjesë e grupit, prandaj kërkoi daljen e saj,” tha Presidenti Trump.

Ajo që dihet është se ish-Presidenti Obama dhe një shumicë e vendeve të G-8s donin daljen e Rusisë, pasi Presidenti rus Vladimir Putin aneksoi Krimenë nga Ukraina

Sugjerimi i zotit Trump për ta rikthyer Rusinë në tryezë nuk ishte befasi për shumicën e analistëve.

“Mendoj se deklaratat e presidentit janë në përputhje me përpjekjet e tij për ta kthyer gradualisht Rusinë në bashkësinë ndërkombëtare pa kushte paraprake. Mendoj se është kundër-produktive dhe e rrezikshme që t’i dërgohet Rusisë sinjali se në thelb ajo mund të ftohet përsëri në klubin e lojtarëve të respektuar ndërkombëtarë, edhe pse vazhdon të mbajë të mbajë të pushtuar jo vetëm Krimenë, por edhe Ukrainën Lindore,” thotë Mark Simakovsky i Këshillit Atlantik në Uashington.

Në një bisedë telefonike me zotin Trump, Presidenti francez Macron ra dakord se pezullimi i Rusisë duhet të hiqet, por me një parakusht shumë të qartë: që të ketë përparim në bisedimet e paqes për Ukrainën.

Disa në bashkësinë diplomatike besojnë se arritja e rezultateve të prekshme në këto bisedime duhet të përcaktojë nëse G-7 mund të bëhet përsëri G-8 me pjesëmarrjen e Rusisë në vitin 2020.

“Është e qartë se Franca është shumë e përfshirë dhe e angazhuar në dialogun e Minskut, për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë. Mendoj se deklaratat e zotit Macron janë një joshje që Federata Ruse të arrijë ndonjë përparim pozitiv për paqen në Ukrainë,” thotë Mark Simakovsky.

Në Moskë, kreu i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dumës së Shtetit, Leonid Slutsky, i tha agjencisë së lajmeve TASS se kthimi në G-8 nuk është qëllim në vetvete për Rusinë.

Zyrtarë të lartë të administratës amerikane thonë se Presidenti Trump pritet ta ngrejë çështjen nëse Rusia duhet të kthehet në tryezë kur G-7a të mblidhet në Francë këtë fundjavë./VOA/

Mediat serbe: Macron mbështet Serbinë, se shqiptarët janë aleat i SHBA

Gazeta serbe ‘Blic’ raporton se presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të pozicionohet në krah të Serbisë sa i përket konfliktit me Republikën e Kosovës. E përditshmja serbe e konsideron ‘risi’ pozicionimin e ri të Parisit.

“Macron, si një lider i ri evropian së bashku me Sebastian Kurtz, zëvendëson Angela Merkel, dhe prandaj synon të zgjerojë influencën e tij në rajonin e Ballkanin.

Ndërkohë që duke vizituar vetëm Serbinë nga të gjitha shtetet e rajonit, ai dërgon një sinjal të qartë se shteti ynë (Serbia) është aleat kryesor i Francës në këtë pjesë të Evropës”, shkruan gazeta serbe ‘Blic’.

Kjo gazetë flet edhe për një vizitë të presidentit Macron në Moskë, ku do të takohet me homologun rus, Vladimir Putin, dhe që do i paraprijë vizitës së tij në Beograd.

Sipas ‘Blic’, qëndrimi i Macron ndaj Prishtinës ka ndryshuar pas refuzimit të Qeverisë së Kosovës për të hequr taksën 100% ndaj Serbisë, si dhe faktit që shqiptarët shohin si aleat të vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sa i përket marrëdhënieve Francë-Serbi, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se do të nënshkruhen rreth 20 marrëveshje me presidentin Macron./Tema/

Skip to toolbar