Emiljano Shullazi mësohet të jetë shtruar me urgjencë në një spital privat, raporton Report Tv. Ai ka shfaqur shenja jo të mira shëndetësore, duke u transportuar nën masa të rrepta sigurie në spital. Kjo gjendje shëndetësore se Shullazit, ka ardhur pasi atij i janë rralluar takimet në burg. Drejtoria e Burgjeve ka rritur masat e sigurisë duke kërkuar izolim dhe ndërprerje të takimeve të shpeshta ndaj personave të cilët akuzohen për krime të rënda.
Në fillim të kësaj jave, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, ka kërkuar nisjen e hetimeve për dy ish-drejtues të burgjeve, atij 313 ku vuan dënimin Emiljano Shullazi dhe disa anëtar të bandës së tij, si dhe të ish-drejtorit të burgut të Kosovës në Lushnjë, ku vuante dënimin Lulzim Caka.
Arsyeja ka qenë se të dy këta ish drejtues burgjesh, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke favorizuar Shullazin dhe Cakën në takimet brenda burgut. Për shkak se ka pasur dyshime të forta, se shumë krime që janë kryer jashtë burgjeve, kanë pasur porosi nga brenda këtyre institucioneve të vuajtjes së dënimit, ëhstë miratuar ligji ‘41bis’, që ka për qëllim rritjen e sigurisë në burgje, dhe izolimin e personave që akuzohen për vepra të rënda penale.