Maqedonia e Veriut ndryshon emrin e ushtrisë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski  ka njoftuar se ushtria do të ketë një emër të ri.  Armata e Maqedonisë së Veriut është emri i ri i ushtrisë së vendit, e cila pason ndryshimin e emrit të vetë shtetit.

“Nënshkrova dekretin për mbishkrimet në uniformat e armatës. Tash e tutje do të jetë Armata e Maqedonisë së Veriut. Do të thotë, ka përfunduar edhe kjo pjesë teknike dhe në periudhën e ardhshme furnizimet do të bëhen me mbishkrimet e reja” – tha Pendarovski  

Tashmë pritet që ushtria të furnizohet me uniformat e reja që do të kenë të shkruar emrin e ri të saj “Armata e Maqedonisë së Veriut”.

Zbulohet emri aspak i zakonshëm i djalit të Meghan dhe princ Harry

Disa orë pas prezantimit të djalit të tyre të porsalindur për publikun, Duka dhe Dukesha e Sussex kanë bërë të ditur edhe emrin e tij.

Me një emër aspak të zakonshëm Meghan dhe Harry e kanë quajtur djalin e tyre Archie Harrison Mountbatten-Windsor. Foshnja nuk do të ketë titull mbretëror si kushërinjtë e tij, fëmijët e Dukës dhe Dukeshës së Cambridges.

Në një deklaratë Buckingham Palace tha se ‘Duka dhe Dukesha e Sussex janë të kënaqur të lajmërojnë se e kanë quajtur djalin e tyre Archie Harrison. Fëmija do të njihet si Archie Harrison Mountbatten-Windsor.’

Archie është versioni i shkurtuar i Archibald dhe ka origjinë gjermane, ndërsa Harrison do të thotë ‘biri i Harry’.

Skip to toolbar