Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë
e konstituimit të Këshillit Bashkiak dhe betimit të Erion Veliajt në mandatin e
dytë në krye të Bashkisë Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Rama u kërkoi këshilltarëve
të rinj të ruajnë lidhjet me qytetarët, ndërsa u shpreh se gjatë katër viteve të
para të Veliajt në kryeqytet janë bërë punë të mira. Një ndër arritjet e
bashkisë, sipas kryeministrit, ishte fakti që gjatë mandatit të Erion Veliajt është
dyfishuar taksa për lejet e ndërtimit, të cilat kanë arkëtuar më shumë para në arkën
e Bashkisë. Rama gjithashtu foli dhe për teatrin, duke u shprehur se ai aktuali
do të shembet, dhe në tokën e tij, do të ndërtohet i riu. Kryeministri tregoi
se nuk do të preket asnjë centimetër tokë nga trualli aktual që ka teatri. Gjithashtu,
kreu i qeverisë premtoi dhe ndërtimin e një teatrit të ri kukullash për fëmijët.
Më poshtë disa pjesë nga deklarata e Ramës gjatë konstituimit të Këshillit
Bashkiak në Tiranë.
Betimi
i Veliajt, Rama: Me paratë e ‘oligarkëve’ kemi strehuar rreth 2 mijë familje
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në konstituivin
e Këshillit Bashkiak në Tiranë dhe ceremoninë e betimit për mandatin e dytë të
Erion Veliajt. Rama mbajti një fjalim të gjatë dhe të mbushur me mesazhe, jo
vetëm për opozitën, por edhe për anëtarët e rinj të këshillit bashkiak. “Uroj
të gjeni në çdo hap arsye dhe vullnet për të rritur angazhimin në komunitet. Këshilli
i shkuar ka qenë rëndom peng i politikë dhe është bllokuar me urdhra nga jashtë
kësaj salle, por kjo nuk e ka penguar vendimmarrjen. Por kujdes njësoj e
dëmshme do të ishte njësoj sikur numrat e sotme të sillnin mungesën e debatit
dhe të prodhonin vendime në mungesë transparente. Askush nuk duhet ta harrojë
se në 30 qershor banorët e Tiranës, votuan për të drejtën jo thjesht për të
majtës. Duke marrë këtë në mendje, duhet të udhëheq çdo ditë punën tonë”,
u shpreh Rama. Mesazhi për opozitën ka qenë lidhur me akuzat “se qeveria po u
jep gjithçka oligarkëve”.
Rama u shpreh, se në kohën që bashkia
drejtohej nga Lulzim Basha, në arkën e kryeqytetit u derdhën 11 milionë euro nga
‘oligarkët’ për 680 mijë metra katrorë leje ndërtimi të dhënë nga Basha. Ndërkohë,
në katër vite që bashkia drejtohet nga Velia, arkës së bashkisë i janë derdhur 52
milionë euro, për 550 mijë metra katrorë leje ndërtimi të firmosura nga
kryebashkiaku Veliaj. “Më lejoni të
filloj nga oligarkët, rëndom ndërtimaria është tabela e qitjes së tyre. sipas
avazit të vjetër, çdo leje ndërtimi është aferë. Sa i paguanin oligarkët arkës
së kryeqytetit deri dje? 4%, po sot? 8%. Pra e kemi dyfishuar. Në vitin 2014
Lulzim Basha firmosi leje për 680 mijë metër katrot leje ndërtimi, bashkia arkëtoi
11 milion euro. Veliaj firmosi 550 mijë metër katror leje ndërtimi, duke arkëtuar
mbi 50 milion euro”, tha Rama.
Sipas Kryeministrit, ky taksim dyfish ndaj ‘oligarkëve’
ka pasur pasoja të rëndësishme dhe pozitive për qytetarët. Sipas tij, duke
taksuar më shumë të pasurit, janë dhënë 1 mijë kredi të buta për strehim, dhe
830 bonuese qiraje. “Duke i taksuar më shumë të pasurit janë dhënë 1 mijë kredi
të buta për strehim. 830 bonuese qiraje krahasuar me 89, pra 10 herë më shumë
sesa në 4-vjeçarin e tyre. 120 banesa për romët -0 në 4-vjeçarin e Bashës. Sa
për Kullat ja t’i numërojmë. Janë kulla të ngritura me baltë shpifje, saqë
meraku mos shpifjet kthehen në kulla nuk është e aspak e pavend. Kulla si bukë, PPP
si djathë. Unë numëroj vetëm 2 kulla, Plazën dhe Kulla në ndërtim, 2 kulla e
stadiumit dhe ajo te banka e Shqipërisë, 4 kulla dhe 4 miliardë llafe për
kullëzimin apokaliptik të Tiranës. 880 mijë m2 në vetëm 85 leje, ndërsa Veliaj,
130 m2 më pak për 100 leje ndërtimi më shumë”, tha Rama.
Rama:
Teatri i ri në tokën e të vjetrit, s`do paguajnë qytetarët për ndërtimin
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës që mbajti
në konstituimin e këshillit të ri bashkiak të Tiranës, ka folur edhe për një
nga temat më të nxehta të debatit publik në vend, shembja e Teatrit Kombëtar.
Rama u shpreh se teatrit nuk do t`i merret asnjë centimetër truall nga ai që është
aktualisht. “Teatri ka kaq shumë dekada
të humbura dhe do t’i jepet fund lumenjve të marrëzisë. Nuk duam të zgjatem me
këtë temë të stërgjatur, por është kthyer në teme ditë nga kundërshtarët tanë
të dëshpëruar. Është vendi për të thënë , se e para, ndryshe nga sa shpifet,
asnjë cm truall brenda kufijve të sotëm të Teatrit nuk do të përdorët për asgjë
tjetër përvecse për Teatrin e ri”, tha Rama.
Më tej, kreu i qeverisë saktësoi se trualli që
do t`i jepet privatit për ndërtim është një hapësirë skandaloze parkimi, e cila
nis pas murit fundor të teatrit, dhe do të jepet në këmbim të investimit që
privati do të bëj për ndërtimin e teatrit të ri. “Trualli i bashkisë që i kalon
privatit për ndërtim, është hapësirë skandalozë parkimi, ajo gjendet pas murit
fundor të Teatrit. Ai truall do të jepet në këmbim të investimit, që privati do
të bëjë për ndërtimin e godinës së teatrit, që ka një kosto të papërballueshme
për qeverinë dhe bashkinë. Bashkimi i interesave publike dhe private është
ideal për qeverinë dhe bashkinë, pasi nuk i kushton taksapaguesve asnjë qindarkë.
Pasi vendi përfundon më në fund një teatër të ri, sepse zhvillimi i zonës së
kalbur pas kufirit ku ndodhet teatri i jep Tiranës më shumë jetë, duke ndriçuar
një zonë të zymtë”, tha Rama.
Në fund të fjalës për teatrin, Rama tha se
godina aktuale nuk mund të restaurohet pasi është e pamundur për shkak të
materialit që ndërtuar struktura e teatrit. “E katërta, as nuk po shembin
ndonjë vlerë të rrallë arkitektonike. Madje është merita e jonë, që pjesa e
çmuar që i përket asaj kohe doli nga zona ku ishte errësuar. Edhe sikur të
donim ta ruanim dh eta restauronim ngrehinën e sotme të Teatrit do ishte
thuajse e pamundur, por edhe e kotë dhe absurd. Materiali I asaj ngrehine ka jetëgjatësi
të përcaktuar, ai material është i parikuperueshem. Por do ishte edhe e kotë,
pasi ajo ngrehinë nuk ka as vlera dhe as kushte. Pakica që proteston e bën në
emër të disa vlerave imagjinare”, tha Rama.
Tirana
me dy teatro kombëtar, Rama: Do mbështesim projektet e Veliajt
Në mandatin e ardhshëm katër vjeçar të Erion
Veliajt në krye të bashkisë së Tiranës, kryeqyteti pritet të jetë përsëri një
kantier ndërtimi. Të paktën kështu la të kuptohet gjatë fjalës së tij
Kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se qeveria do të mbështesë zbatimin e
disa projekteve madhore në kryeqytet, si rikonstruksioni i Piramidës, ndërtimi i
kampusit të ri universitar, ndërtimi i teatrit të ri kombëtar për fëmijët,
kopshtin zoologjik etj.
“Piramida që do hapet, kampusi i ri
universitar që do ndërtohet brenda këtij
mandati të sapo nisur sot, teatri tjetër kombëtar për fëmijët pas këtij për të
rriturit, kopshti i ri zoologjik, unaza e madhe ajo që shtrihet përtej unazës
së re dhe lidhet me Bregun e Lumit, parku olimpik që duhet të plotësohet sheshi
Nënë Tereza që do të këmbësohet dhe ndërtesa e re e akademisë së arteve. Nuk do
shembin këtë që është, por pjesa plotësuese që asaj i ka ardhur fundi u ndërtua
në komunizëm por nuk është më. Biblioteka kombëtare, rrjeti i ri i agroturizmit”,
tha Rama.
Rama gjithashtu ka bërë një paralelizëm të ndërtimit
të shkollave dhe kopshteve gjatë kohës që Tiranën e drejtonte Lulzim Basha, dhe
gjatë mandatit të parë të Erion Veliajt. “Nga 0 shkolla ndërtuam 5 të reja. 17 të
tjera janë në proces me arkitektë ndërkombëtarë, projekt i përbashkët me PPP ku
do të ketë 30 nxënës në klasa dhe vetëm një turn. Nxënësit u bënë për turn të tretë, para 4
vjetësh në kohën e Bashës, por ishin vështirësisht të numërueshëm. Brenda 3
vjetësh do ndërtohen dhe shlyerja do bëhet në një kohë sa ta përballojë buxheti
i shtetit. 9 kopshte në kohën e Bashës, me 36 të tilla sot. 7 çerdhe
“dje” me 28 të tilla “sot” dhe jo kopshte si ato ku çdo
javë plaste një skandal mbi ushqimin problematik. Nga 0 biblioteka me
“sot” 7 të tilla”, tha Rama.