Rama dhe Veliaj inspektojnë kantierët e rindërtimit në Lanabregas: Janë 359 kantierë të hapura, të hënën miratojmë 250 të fundit

Shumë shpejt pritet të nisë puna dhe për hapjen e themeleve për pallatet e reja ku do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti si dhe për shkollat që do rindërtohen. Gjatë inspektimit të punimeve për rindërtimin e familjes Lame në Lanabregas bashkë me kryeministri Rama, Veliaj bëri të ditur se janë kualifikuar 8 kompani dhe se tashmë do u çohet edhe oferta financiare.

Veliaj dha dhe lajmin e mirë të ndërtimit të tre shkollave të reja në kryeqytet.

“Me pallatet është bërë gara, janë kualifikuar 8 kompani. Tashmë do të çojmë kërkesën për ofertën financiare. Për prishjet, fillojmë njëherë me shkollat, me “Qazim Turdiun”, “Lasgush Poradecin”, shkolla në Pezë Helmes. Kështu që kemi një kalendar vetëm prishje masive shkollash, duke qenë se kontratat janë marrë.

Pra ai që ka marrë kontratën, bën edhe prishjen edhe transportimin e mbetjeve”, theksoi Veliaj.

Veliaj: Brenda majit nis shpërndarja e Kartës së Studentit. Ja përfitimet

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u tha sot studentëve se brenda muaji maj do të nisë shpërndarja e Kartës së Studentëve prej së cilës ata do të përfitojnë jo pak, por 40 shërbime. Veliaj se bashku me Ministren e Kulturës, Elva Margariti zhvilluan sot një dëgjesë me studentë që ndjekin studimet e larta në Tiranë, ku njoftuan disa nga mundësitë dhe lehtësirat që do të ofrojë Karta e Studentit, për më shumë se 40 shërbime, muzeume apo biblioteka.

Veliaj vlerësoi punën e bërë me plotësimin e pikave të Paktit për Universitetin dhe tha se Karta e Studentit ka nisur të prodhohet si document, ndaj brenda këtij sezoni universitar do të shpërndahet për gjithë studentët që mësojnë në universitetet e Tiranës.

“Karta është dizajnuar dhe tashmë ka nisur prodhimi. Ne do të jemi në gjendje që javën e tretë të majit të fillojmë ta shpërndajmë, dhe të fillojmë ndoshta nga universitetet e vogla të Tiranës, me më pak studentë, që të testojmë çështjen e përdorimit, derisa pastaj ta masivizojmë në fund të këtij semestri, ose në mes të korrikut, në varësi kur është shtyrë kalendari i mësimdhënies, për t’u siguruar që të gjithë studentët të kenë kartën e tyre”, tha Veliaj.

Duke u ndalur te lehtësirat dhe mundësitë që krijon karta për studentët, ai theksoi se ata do përfitojnë jo vetëm nga shërbimet që ofrojnë institucionet shtetërore, por edhe ato private. Ai bëri të ditur se shumë kompani private janë shprehur të gatshme që të bëhen pjesë e lehtësirave dhe ofrimit të shërbimeve me kosto të ulët për studentët.

“Jam i lumtur që menjëherë pas dëgjesës që bëmë me ministren e Arsimit, kanë qenë një duzinë, 10-12 kompani private nga ato që ofrojnë ushqim, te ato që ofrojnë rroba, kancelari, ose shërbime të tjera, që u ofruan menjëherë të ishin pjesë e këtij projekti. Jam i bindur që edhe pas dëgjesës së sotme do ketë shumë kompani që pasi të dëgjojnë ministren e Kulturës se ku ofrohen shërbimet, do duan të bashkohen”, u shpreh Veliaj.

Një tjetër lajm i mirë i dhënë nga kryebashkiaku gjatë kësaj dëgjese ishte edhe mundësia që do krijohet në të ardhmen për studentët shqiptarë që falë kësaj Karte të mund të përfitojnë edhe nga shërbimet që ofron Karta Europiane e Studentit.

“Ne kemi aplikuar për të qenë Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2022, kemi dalë të parët në votimin e parë, me pesë finalistë. Nëse vazhdon kështu edhe në votimin e dytë në shtator, me gjasë Tirana do të jetë kryeqyteti Europian i Kulturës. Duam jo vetëm që të kemi një histori suksesi me emetimin e Kartës për studentët tanë, por do donim gjithashtu që deri në vitin 2022, Karta jonë e Studentit të ishte e lidhur edhe me Kartën Europiane të Studentëve”, nënvizoi Veliaj.

Sa i përket detyrimeve që lindin nga Pakti për Universitetin, Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rikonstruksionin e shumicës së konvikteve në Qytetin Studenti, ndërsa bëri të ditur se me mbështetjen e KFË do të nisë puna edhe për 5 konviktet e tjera te Inxhinieria e Ndërtimit. Gjithashtu, ai u shpreh se pjesë e kësaj nisme do bëhen edhe konviktet e Universitetit Bujqësor që do të lirohen nga ata që kanë zaptuar prej vitesh për t’ia kthyer studentëve të rikonstruktuar. Ndërkohë, për gjithë zaptuesit ai deklaroi se do të ofrohen programe sociale strehimi nga Bashkia Tiranë.

“Kemi filluar një procedurë të dhënies së bonusit të qirasë e banesë sociale kush ka okupuar konviktet në Institutin Bujqësor prej kaq shumë vitesh, që më pas të lirohen për studentët dhe të kemi mundësi më pas të punojmë aty”, tha Veliaj.

Koço Kokëdhima, përballë Veliajt në Tiranë

Koço Kokëdhima, tashmë kryetar i Partisë Zgjidhja, ka shpallur kandidaturën e tij për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Ai ka qenë mbrëmë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24 ku deklaroi kandidaturën e tij përballë kryebashkiakut aktual Erjon Veliajt.

 “Kam vendosur që t’i kërkoj mbështetje Kongresit të partisë ZGJIDHJE që t’i shpall garë Erion Veliajt për drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Është shumë e rëndësishme, për ta bërë bashkinë të hapur për qytetarët, pushtet të qytetarëve, pushtet njerëzor dhe efektiv. Së dyti mendoj se është shume e rëndësishme që të ndërpresim vazhdimësinë e Erion Velisë, sepse Veliaj është një person shumë tipik përfaqësues sektit të Rilindjes, ka të njëjtën filozofi të njëjtë si Rilindja, njësoj si Rama, person i kulturës korrupsionit, merret thjesht me korruptimin”, tha Kokëdhima.

Kokëdhima shprehet se nuk do të lejojë Veliajn të marrë një mandat të dytë.

“E kam shpjeguar që projekti ynë është projekt lirie. Ne luftojmë për të shembur kastën, të rikthejmë republikën, të zhbëhet kapja e shtetit. Do godas dhe ndërpres mandatin e dytë se është princi i kurorës së Rilindjes. Kishte dy princa po Sajmirin e morën në qafë këta. Sigurisht që do bëjmë atë gjë që është e domosdoshme për popullin tonë, për vendin tonë”,- thotë Kokëdhima.

Skip to toolbar