Humbja ndaj Valencias trondit Barcelonën, mbledhje urgjente e bordit të klubit

Barcelona pësoi një dështim spektakolar mbrëmjen e djeshme duke humbur finalen e Copa del Rey ndaj Valencias. Kjo humbje nuk është pritur mirë në klubin blaugrana, duke ngritur alarmin e krizës në një nivel të ri.

Mediat pranë klubi të Barcelonës raportojnë se Presidenti Josep Maria Bartomeu ka thirrur një mbledhje urgjente të bordit drejtues, për të diskutuar rreth krizës, pas eliminimit nga Liverpool në Champions League dhe humbjes ndaj Valencias në finalen e Copa del Rey.

Një nga çështjet kryesore që do të diskutohet në mbledhjen e bordit, raporton “SPORT”, është e ardhmja e menaxherit të përgjithshëm, Pep Segura, që sipas medias katalanase do të zëvendësohet menjëherë.

Një tjetër problem që duhet zgjidhur është dhe e ardhmja e trajnerit Ernesto Valverde. Zërat për shkarkimin e trajnerit kanë ardhur gjithmonë e në rritje brenda klubit katalanas. Megjithatë, trajnerit i kanë dalë në mbrojtje Bartomeu dhe Lionel Messi.

“Unë mendoj se ai ka bërë një punë mbresëlënëse që kur ka ardhur këtu. Do të doja që ai të vazhdonte“, tha Messi të premten. Topi është tani në fushën e Bartomeut. Presidenti ka një javë të vështirë përpara tij.

E ardhmja e Valverdes në pikëpyetje, Barcelona mund ta largojë pa kosto!

E ardhmja e Ernesto Valverdes te Barcelona, pasi kjo e fundit u eleminua në mënyrë të turpshme nga Liverpool në gjysmëfinalen e Champions League, tashmë është e paqartë. Pas atij dështimi, mediat kanë nisur të gjejnë fajtorin, teksa Valverde është njeriu kryesor që mban përgjegjësinë, pasi e njëjta histori u përsëritë për dy vite radhazi.

Kështu media katalanase “Sport”, tregon se trajneri aktual i Barcelonës e ka të vështirë votëbesimin nga drejtuesit e klubit, të cilët me shumë mundësi nuk mund ta falin një dështim të tillë dy herë radhazi, teksa vejt katalanasit u eleminuan në mënyrë të ngjashme nga çerekfinalja e Champions League nga Roma.

Valverde rinovoi kontratën edhe për një sezon gjatë shkurtit të këtij viti, mirëpo disfata në Champions është e rëndë. Megjithatë, kontrata ka një klauzolë lehtësuese për Barcelonën, pasi është parashikuar shkarkimi apo largimi me dëshirë i trajnerit në çdo fund sezoni.

Në rast të një largimi të hershëm, marrëveshja është e dakorduar dhe Valverde nuk duhet të kompensohet për vitin e mbetur të kontratës. Nëse klubi tashmë e konsideron të mbaruar ciklin e tij, mund të aktivizojë klauzolën, pa ia paguar kontratën e plotë (sipas kohëzgjatjes). Në të njëjtën mënyrë, nëse Valverde dëshiron të largohet, ose të shkojë në një tjetër klub, ai ka një klauzolë të njëjtë, nuk i detyrohet asgjë Barcelonës.

Eleminimi i Barcelonës, Valverde: Është e tmerrshme, Liverpool e meritoi!

Barcelona doli e turpëruar nga Anfield, teksa u mund 4-0 dhe u eleminua nga Champions League, duke humbur finalen e madhe. Trajneri blaugrana, Ernesto Valverde, ka kometuar shkurtimisht pas humbjes, duke u shprehur de gjithçka ishte për meritë të Liverpool.

“Liverpool ishte më i fortë se ne, luajtën shumë mirë dhe fituan duke e merituar. Për ne është një rezultat i tmerrshëm, por dhe për tifozët tanë. E gjitha kjo është për meritë të Liverpool”.

“Të gjithë do e vuajmë, ne, tifozët gjthashtu. Tani situata është kjo që është, nuk e prisnim diçka të tillë. Për momentin jemi të tronditur, është e tmerrshme”, u shpreh Valverde pas ndeshjes.

Skip to toolbar