Gjonaj: Jo një, por pesë arsye pse akti i Metës është i pavlefshëm

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka renditur jo një, por pesë arsye se përse vendimi i Metës për të çdekretuar zgjedhjet e 30 qershorit është i pavlefshëm, vendim i cili është kritikuar fort jo vetëm nga PS por edhe ndërkombëtarët. Gjatë një interviste në “Opinion” në News 24, ministrja Gjonaj cilëson se presidenti duhet të sillet në mënyrë institucionale dhe jo politike. “Ai është organi më i lartë që qëndron mbi palët” tha Gjonja, e cila shpjegoi juridikisht, pse ky akt i Metës është i pavlefshëm.

“E para-Presidentit në Kushtetutë nuk i njihet e drejta ta çdekretojë aktin e parë me një të dytë. Presidenti ka kompetenca në bazë të Kushtetutës neni 92 pika gj. të përcaktojë dhe vendosë datën e zgjedhjeve. Në asnjë moment Kushtetuta nuk i jep të drejtë ta çdekretojë këtë akt me një akt të dytë.

E dyta-Presidenti ka vepruar në kundërshtim me praktikën kushtetuese, siç është vepruar deri tani në lidhje me vendosjen e datës së zgjedhjeve. Pra, ai do të duhet të kishte thirrur palët për shkak të praktikës kushtetuese.

E treta- Akti i tij është antikushtetues edhe në afate. Ka shkelur të gjitha afatet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor, i cili thotë se nga 30 marsi deri më 30 shtator duhet të ketë zgjedhje, një nga dy të dielat e fundit.

E katërta– Kushtetuta përcakton përfundimin e mandatit të të zgjedhurve të pushtetit vendor në 10 gusht. Kushtetua nuk e ka përcaktuar më tej zgjatjen e mandatit të organeve të pushtetit vendor. Pra, Presidenti e lë vendin në një pasiguri. Pas datës 10 gusht pushteti vendor nuk është më në detyrë, i mbaron mandati. Nëse nuk janë zhvilluar zgjedhjet më 11 gusht ata nuk janë më detyrë. Nuk mundet që atë që nuk e thotë Kushtetuta të thotë një akt tjetër.

E pesta– Po ashtu me këtë akt është cenuar e drejta e zgjedhësve për të zgjedhur”- tha Gjonaj/realstory.al

Gjonaj: Reforma historike në drejtësi, vlerësim në raportin e KE

“Rezultatet e arritura në reformat e vështira që kemi ndërmarrë, të njohura tashmë nga Komisioni Evropian, janë një dëshmi e qartë se jemi në rrugën e duhur të konsolidimit të shtetit ligjor.” Kështu e ka përshëndetur Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj rekomandimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Gjonaj tha se qëndrueshmëria e zbatimit të reformës në drejtësi është vlerësuar nga Komisioni Evropian dhe ngritja e institucioneve të tjera të drejtësisë do ju japi qytetarëve drejtësinë e pavarur dhe larg korrupsionit.

“Rekomandimi pozitiv pa kushte i Komisionit Evropian për çeljen e negociatave me Shqipërinë është lajmi më i mirë për shqiptarët. Rezultatet e arritura në reformat e vështira që kemi ndërmarrë, të njohura tashmë nga Komisioni Evropian, janë një dëshmi e qartë se jemi në rrugën e duhur të konsolidimit të shtetit ligjor. Rezultatet pozitive të procesit reformues në drejtësi, si një reformë unikale dhe historike, ka dëshmuar se jemi të vendosur për t’i dhënë qytetarëve shqiptarë një drejtësi të pavarur, të pakorruptuar, të drejtë dhe efektive. Qëndrueshmëria e zbatimit të reformës në drejtësi është vlerësuar nga Komisioni Evropian, dhe me ngritjen e institucioneve të tjera të drejtësisë, do të kemi një sistem drejtësie të bazuar tek profesionalizmi, që lufton korrupsionin dhe në të cilin qytetarët do te kenë besim se do të marrin drejtësi.

Lufta kundër korrupsionit është një sfidë e cila na ka udhëhequr dhe do vazhdojë te na udhëheqë në të gjithë veprimtarinë tonë shtet-bërës dhe është një nga objektivat prioritare të kësaj Qeverie.
Komisioni Evropian ka vlerësuar pozitivisht masat që ne kemi ndërmarrë në luftën kundër korrupsionit, duke njohur avancimin në zbatimin e Strategjisë Ndërsektoriale në Luftën Kundër Korrupsionit dhe Planin e Veprimit 2018-2020, ndryshimet në kuadrin ligjor, si edhe rezultatet konkrete pozitive dhe proaktivitetin e Task Forcës kundër Korrupsionit dhe fillesat e procedimit të zyrtarëve të lartë.
Qeveria, shumica qeverisëse është e angazhuar plotësisht ne vijimin e të gjitha proceseve reformuese qe ka ndërmarrë, në interes të shqiptarëve, në rrugëtimin e integrimit evropian të Shqipërisë.” – shkruan Gjonaj në Facebook

Gjonaj jep porosit për strukturat e Kontrollit të Burgjeve

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka zhvilluar një mbledhje me strukturat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje.

Mësohet se në fokus të diskutimeve ka qenë siguria në sistemin e burgje dhe në kryerjen e veprimtarisë nga ana e SHKBB-së për parandalimin dhe monitorimin e veprimtarisë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

Mbledhja e ministres Gjonaj me strukturat e SHKBB-së u bë me dyer të mbyllura.

Skip to toolbar