Gjonaj: Jo një, por pesë arsye pse akti i Metës është i pavlefshëm

Më të fundit


Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka renditur jo një, por pesë arsye se përse vendimi i Metës për të çdekretuar zgjedhjet e 30 qershorit është i pavlefshëm, vendim i cili është kritikuar fort jo vetëm nga PS por edhe ndërkombëtarët. Gjatë një interviste në “Opinion” në News 24, ministrja Gjonaj cilëson se presidenti duhet të sillet në mënyrë institucionale dhe jo politike. “Ai është organi më i lartë që qëndron mbi palët” tha Gjonja, e cila shpjegoi juridikisht, pse ky akt i Metës është i pavlefshëm.

“E para-Presidentit në Kushtetutë nuk i njihet e drejta ta çdekretojë aktin e parë me një të dytë. Presidenti ka kompetenca në bazë të Kushtetutës neni 92 pika gj. të përcaktojë dhe vendosë datën e zgjedhjeve. Në asnjë moment Kushtetuta nuk i jep të drejtë ta çdekretojë këtë akt me një akt të dytë.


E dyta-Presidenti ka vepruar në kundërshtim me praktikën kushtetuese, siç është vepruar deri tani në lidhje me vendosjen e datës së zgjedhjeve. Pra, ai do të duhet të kishte thirrur palët për shkak të praktikës kushtetuese.

E treta- Akti i tij është antikushtetues edhe në afate. Ka shkelur të gjitha afatet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor, i cili thotë se nga 30 marsi deri më 30 shtator duhet të ketë zgjedhje, një nga dy të dielat e fundit.

E katërta– Kushtetuta përcakton përfundimin e mandatit të të zgjedhurve të pushtetit vendor në 10 gusht. Kushtetua nuk e ka përcaktuar më tej zgjatjen e mandatit të organeve të pushtetit vendor. Pra, Presidenti e lë vendin në një pasiguri. Pas datës 10 gusht pushteti vendor nuk është më në detyrë, i mbaron mandati. Nëse nuk janë zhvilluar zgjedhjet më 11 gusht ata nuk janë më detyrë. Nuk mundet që atë që nuk e thotë Kushtetuta të thotë një akt tjetër.

E pesta– Po ashtu me këtë akt është cenuar e drejta e zgjedhësve për të zgjedhur”- tha Gjonaj/realstory.al




Skip to toolbar