Berisha, blof për dëmtimin e pyjeve. Kontrata u lidh nga qeveria e tij

Ish kryeministri Sali Berisha në një nga denoncimet e tij në Facebook, duket se ka dalë blof me akuzat e tij. Gjatë ditës së martë Berisha përmes një video në Facebook,  denoncoi prerjen masive të pyjeve, ku shfaqej një kamion që transportonte lëndë drusore në fshatin Polis të Librazhdit ku dhe cilësohej një premtim i pa mbajtura për shtrimin e rrugës. Videon ai e shoqëroi me një citim të shkurtër ku akuzonte Taulant Ballën për këtë krim të shëmtuar mjedisor dhe premtimet e pa mbajtura.

Krim i shemtuar mjedisor!Prerje masive nga Klanet e Taulant Begos/Yaris te pyjeve te Polisit! sb

Gepostet von Sali Berisha am Dienstag, 1. Oktober 2019

Por duket se e vërteta është ndryshe. Sipas një dokumenti që Gazeta Tema ka publikuar, kamioni në fjalë vepronte me një kontratë të lidhur në 2013 nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, kohë kur qeveria drejtohej nga Sali Berisha. Kontrata që është lidhur për shfrytëzimin e materialit drusor në këmbë në grupngastrat, pa rrugë autopyjore. Sipas kontratës e drejta për ndërtimin e rrugës në këmbim të kontratës ka qenë për kompaninë e shfrytëzimit dhe nuk është premtuar nga Taulant Balla siç pretendohet në videon e publikuar nga ish kryeministri Berisha.

Tërmeti fake, “Të nisin hetimet”

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku, “kërkoi nga Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, vlerësimin e menjëhershëm ligjor në lidhje me dyshimet për përhapjen në publik të informacioneve të rreme që ngjallin panik dhe pasiguri tek qytetarët”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat nga Prokuroria e Përgjithshme.

Ky reagim, i numrit një të organit të akuzës, vjen një ditë pasi në media u shpërndanë informacione të rreme se të dielën në “orën 23:30, sipas parashikimeve të një sizmiologu grek, Shqipëria do të goditej nga një tërmet i madh”. Ky lajm ngjalli panik te qytetarët e Tiranës, të cilët braktisën shtëpitë e tyre, duke dalë në mesin e natës në rrugë e sheshe.

Lajmi rezultoi “fake news”, ndërsa organet shtetërore e përgënjeshtruan dhe paralajmëruan se “personat dhe mediat përgjegjëse do të mbajnë përgjegjësi ligjore” për përhapjen e informacionit të rremë. Lajmi u shpërnda nga disa portale në Tiranë, “Syri.net”, gazeta “Shekulli online” dhe portali “360 gradë”.

Policia shoqëroi në komisariat dy gazetarë për sqarimin e publikimit të lajmit të rremë. Ndërkohë, portali “Syri.net”, kërkoi falje mëngjesin e të hënës për publikimin e lajmit, por u shpreh se i referohej një lajmi të publikuar më herët në Top Channel. Megjithatë, ky televizion hodhi poshtë deklaratën e “Syri.net”, duke u shprehur se “nuk e kemi thënë një gjë të tillë”.

Shkrimi fake pro PD promovohet dhe në website-in e nacionalistit rus

Shtypi i opozitës (duke nisur që nga RD) publikoi 48 ore para protestes se 2 qershorit, me entuziazem të madh, një “artikull” në gjuhën angleze i dedikuar tërësisht Edi Ramës dhe kërcënimit që ai përfaqëson për integrimin europian të Shqipërisë. Shkrimi është një riprodhim në gjuhën angleze i gjithë klisheve që propaganda e Partisë Demokratike po qarkullon prej muajsh edhe në mediat shqiptare. Pra ky artikull as përpiqet sadopak të duket një prodhim gazetaresk (nuk citon asnjë burim, nuk shtron asnjw argument te paraqitur nga qeveria, as nuk pasqyron asnjë pozicion të komunitetit ndërkombëtar, me përjashtim të atyre në favor të opozitës etj.) edhe pse opozita e paraqet si një artikull “të publikuar në mediat amerikane” pa saktësuar gjë tjetër.

Shqiptarja.com investigon dhe fare lehtësisht gjen këto fakte surprizë që po rendisim. Shkrimi me firmën e një farë “Ana L. Scheer” është publikuar në blogun ”citizentruth.org”, një faqe që mbledh shkrime të postuara nga qytetarë që vendosin të regjistrohen aty, pra nuk është një media. Dhe jo vetëm që nuk ekziston asnjë media amerikane që të ketë publikuar shkrimin, por nuk ekziston as autorja e tij.

“Ana L. Scheer” që në vetëprezantimin në blog paraqitet si një “analiste politike dhe eksponente e shoqërisë civile që ka publikuar në shumë media ndërkombëtare” në të vërtetë nuk ka publikuar asgjë, veç dy shkrimeve të tjera në gjuhën angleze gjithnjë në mbështetje të betejave të opozitës shqiptare të publikuar në një blog tjetër që quhet ”off-guardian.org”, të gjithë të ripublikuar menjëherë në mediat e opozitës shqiptare si të ishin zëri i mediave amerikane. “Analistja” Ana L. Scheer, pra, në të gjithë jetën e saj ka publikuar vetëm 3 shkrime të dedikuara plotësisht mbrojtjes së Lulzim Bashës.  Eshtë e qartë që kemi të bëjmë me një profil fake të shpikur në mbështetje të PD-së.

Por akoma më i çuditshëm është fakti se emri i “Ana L. Sheer” shfaqet edhe në një blog filorus per informacione alternative qe quhet ”Russia News Now”, te botuar ne adresen ”therussophile.org”, ku është publikuar edhe një nga 3 shkrimet e saj kundër Edi Ramës dhe në favor të opozitës shqiptare. Mbtetet misteri i përsesë një profil fake pro-PD ka gjetur hapsirë pervec se ne mediat opozitare shqiptare, edhe në një website nacionalist rus. (Shqiptarja.com)

Skip to toolbar