“Tërmeti “fake” krijoi panik”

“U krijua një situatë paniku, që përfshiu të gjitha kategoritë shoqërore. Shumë qytetarë iu drejtuan telefonave, duke kërkuar informacion më shumë. Ndonëse u munduam të sqaronim se ishte një spekulim, rasti konkret krijoi një panik të madh te qytetarët, që braktisën banesat e tyre dhe dolën në shesh”. Kështu sqaroi Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako, në News 24, në lidhje me tërmetin e rënë dy ditët e fundit. Çako është shprehur se të dielën pasdite, pas shpërndarjes së lajmit “fake news”, shumë qytetar kanë kërkuar informacion pasi ishin në panik.

“Ministrja e Mbrojtjes, së bashku me ekspertin, sqaruan mbrëmë, duke thënë se është e pamundur që të parashikohet një fenomen i tillë. Nga të gjitha komunikimet me ekspertët, në mënyrë kategorike nuk ka mundësi për parashikim të një tërmeti të mundshëm, as për kohën dhe as kapacitetin”, tha Çako.

Më tej, duke folur për pasojat dhe vlerësimin e dëmeve të tërmetit, Çako është shprehur se tani fillon puna më e vështirë për shtetin. Sipas tij, në terren janë 62 grupe pune me ekspertë, inxhinierë dhe personalitete të tjerë, që janë në gatishmëri. Sipas tij, pritet që të nisë vlerësimi i dëmeve dhe më pas do të bëhet dhe shpërblimi për qytetarët e prekur.  

“Janë më të vështira fazat që pasojnë për strukturat tona. Fakti konsiston në detyrimin për të qenë më pranë qytetarëve. Ata kthejnë kokën nga ekonomia dhe këtu është momenti më kritik. Ne jemi të detyruar të jemi prezent, pasi do duhet t’iu vijmë në ndihmë qytetarëve për të evidentuar të gjitha dëmet që janë shkaktuar. Janë faza që kërkojnë dhe investim financiar”.

“Shteti ka qenë i gjithi në këmbë, dje janë marrë kontakte me familjarët. Janë kontaktuar nga 62 grupe, me ekspertë, me inxhinierë dhe personalitete të tjerë, që kanë ofruar ngrohtësinë e shtetit dhe gatishmërinë për t’i kompensuar. Pas saj, do fillojë faza e tretë, që është më e rëndësishmja, e që ka të bëjë me grupet e vlerësimit, që do bëjnë vlerësimin e përcaktimit ligjor të dëmit me ekspertë, ku më pas do vijë dhe shpërblimi. Tirana dhe Durrësi kanë qenë zonat më të prekura”, ka thënë Çako.

Linda Rama kundër Fake News: Duhet të bëhemi filtrues të informacionit

Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Rama, ka përkrahur në mënyrë indirekte paketën anti-shpifje, që pritet të diskutohen në Kuvend gjatë sesionit të ri parlamentar.

Përmes një statusi në twitter, Linda Rama ka kërkuar nga shqiptarët që të bëhen më të përgjegjshëm dhe më kritik në përzgjedhjen e informacionit dhe të shmangin atë të dëmshme apo Fake News.

Sipas Linda Ramës është e nevojshme ndërtimi i një shoqërie e cila të mendojë në formë kritike, dhe të jetë e aftë të selektojë informacionin e dobishëm nga ai që serviret si i dëmshëm.

“Interneti na ka mundësuar të hyjmë në një oqean me informacion, shifra dhe lajme. Ne duhet të ndërtojmë një shoqëri të të menduarit kritik, e aftë të dallojë informacionin e dobishëm dhe atë të dëmshëm. Ne -konsumatorët e lajmeve- duhet të bëhemi filtrues.” shkruan Linda Rama

“Live nga Vjena”, Arrestimi fake i Daut Haradinaj, vëllai i kryeministrit të Kosovës

Daut Haradinaj, vëllai i kryeministrit Ramush Haradinaj, është ndaluar në Vjenë pas një urdhër-arresti ndërkombëtar lëshuar nga Serbia. Ky lajm u dha nga mediat kosovare të cilat theksonin se Daut Haradinaj, njëherazi edhe deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ishte ndaluar rreth orës 14:30 nga policia austriake.  Por kjo rezulton të jetë një Fake News.

Lajmi për arrestimin e tij është hedhur poshtë nga vetë Daut Haradinaj me një postim në Facebook. Pas publikimit të lajmit për arrestimin e tij në mediat kosovare, Daut Haradinaj ka reaguar duke postuar një foto të tij me shkrimin “Live nga Vjena”.

Live nga Vjena.

Gepostet von Daut Haradinaj am Donnerstag, 18. Juli 2019

Daut Hardinja ka reaguar edhe për mediat se lajmi i arrestimit të tij nuk ishte i vërtetë, por ai ka qenë për një konsultë me policinë austriake.

“Lajmi për ndalimin nuk është i vërtetë. Unë jam i lirë në Vjenë dhe jam duke zbatuar planin tim. Nuk më ndaluan, por isha në një konsultë me policinë austriake.”- tha Daut Haradinaj.

Goditja e “Fake News”, miratohen ndryshimet ligjore nga Këshilli i Ministrave

Qeveria ka miratuar zyrtarisht paketën ‘anti-shpifje’ apo kundër “Fake News”. Vendimi është marrë në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave, ndërsa sqarimin për këtë paketë të re ligjore e ka bërë në një konferencë për shtyp ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Ajo theksoi se paketa synon ndërhyrjen në ligjin “Për mediat audiovizive”, ligjin, “Për komunikimet elektronike” dhe ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Në thelb, paketa e re ‘anti-shpifje’ ka goditjen e lajmeve të rreme, që kryesisht shpërndahen në portale të paregjistruar, me burime të panjohura financimi apo pronarë të panjohur. Për këtë arsye, me ndryshimet ligjore, të gjitha  portalet dhe platformat ‘online’ do të duhet të regjistrohen. Sipas Etilda Gjonaj, ekzistojnë  shumë portale të paregjistruara që janë një nga hallkat kryesore të përhapjes së lajmeve të rreme, për interesa nga më të ndryshme, nuk garantojnë pavarësinë e gazetarëve, por edhe prishin konkurrencën e drejtë mes mediave.

Sipas ministrse ndryshimet ligjore do të sigurojnë procedura të shpejta administrative mbi trajtimin e ankesave për programet e publikuara nga Ofruesit e Shërbimit të Publikimeve Elektronike. Reagim të shpejtë të institucioneve publike në rast të konstatimit të cënimit të të drejtave të indidëve, duke parashikuar një procedurë të qartë me hapa konkretë për trajtimin e ankesave. ​

Krijimin e një regjistri që administrohet nga AKEP ku regjistrohen Ofruesit e Shërbimit të Publikimeve Elektronike, të pajisur me numër të regjistrimit të personit të tatueshëm, ose të regjistruar në regjistrat tregtarë. ​Ofruesit e shërbimeve mediatike do të monitorohen nga AMA. Paketa e re ligjore kundër “Fake News” nuk cenon lirinë e shprehjes dhe të pluralizmit të medias, siç opozita ka akuzuar, u shpreh Etilda Gjonaj.

Stoltenberg: Kundër FAKE NEWS nevojiten media të lira

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyp me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev ka folur edhe për lirinë e medias dhe rolin e saj në identifikimin e Fake News. Stoltenberg tha se gazetarët duhet të luftojnë kundër lajmeve të rreme duke u siguruar t’u përmbahen vlerave demokratike, sundimit të së drejtës dhe lirive të individit dhe medias pa u bërë pjesë e propagandës. Përgjigja më e mirë kundër Fake Neës është përhapja e fakteve dhe e të vërtetës tha Stoltenberg.

“Na nevojiten gazetarë të cilët do të besojnë në burimet e tyre, media të cilët do të kenë qëndrime të ndryshme për një temë të njëjtë dhe të cilat do të shkaktojnë debat të hapur. Duhet të përgjigjemi përmes mbrojtjes së rrjeteve tona, por një pjesë e reagimit është edhe përgjigjja ndaj informacioneve të rreme kur i shohim. Jam i bindur se përgjigjja më e mirë e lajmeve të rreme dhe propagandës është përhapja e fakteve dhe të vërtetës dhe në fund ato do të sundojnë.” – tha Stoltenberg

Stoltenberg theksoi edhe përparimin e Maqedonisë së Veriut në drejt të forcimit të demokracisë dhe debateve të hapur që qeveria po mundohet të krijojë më gazetarët.

”Maqedonia e Veriut tregoi se është e gatshme të tejkalojë vështirësitë serioze dhe tani ka një demokraci më të fuqishme. Keni zbatuar zgjedhje të lira dhe korrekte, keni debat të hapur me gazetarët të cilët parashtrojnë pyetje më të vështira ashtu edhe siç duhet të bëjnë gazetarët në një shoqëri të hapur.”

Ndërsa kryeministri Zaev tha se Maqedonia e Veriut si një vend anëtar i ardhshëm i NATO-s duhet të luftojë për sundimin e të drejtës dhe proceseve demokratike, pjesë e të cilave është edhe liria e medias.

Guardiola trajner i Juventusit ishte Fake News, ja e vërteta!

Gjatë ditës së djeshme, një gazetar italian bëri një twitter, ku shkruante se Pep Guardiola kishte rënë dakord për të trajnuar Juventusin në sezonin e ardhshëm. Lajmi bëri xhiron e mediave ndërkombëtare, duke zënë vend në faqet kryesore të tyre.

Lajmi i publikuar nga gazetari italian Adriano Del Monte, ku shkruhej se ishte arritur marrëveshja mes Pep Guardiolës dhe Juventusit!

Mirëpo duket se gjithçka ka qenë një “Fake News”, pasi drejtuesit e Manchester City-t e kanë përgënjeshtruar këtë lajm. Anëtari i bordit të drejtorëve te Manchester City, Alberto Galassi ka folur sot për mediat duke mohuar një marrëveshje të mundshme mes Juventus-it dhe Pep Guardiola-s.

Fola me Nedved (drejtor i Juves) dhe kemi pasur një të qeshur të madhe. Pep do të qëndroje me ne, ai është një profesionist serioz. Ne jemi vërtet qesharak. U befasova shumë kur lexova një lajm me titull të madh. Trajneri dëshiron të qëndrojë dhe ka ende dy vjet të tjera kontratë”.

Për më tepër, çdo klub, dhe Juve është një klub i strukturuara, i organizuar dhe mirë menaxhuar, kurrë nuk do të kishte lejuar dhënien e një lajmi të tillë. Gjëja e parë që bën një klub serioz është të kontaktojë klubin tjetër, pasi Guardiola është nën kontratë. Manchester City nuk mund të jetë në errësirë, gjithçka ishte tërësisht e pabazë”, ka thënë drejtuesi i Qytetarëve.

Skip to toolbar