Shkatërrohet laboratori i falsifikimit të dokumenteve, arrestohet shqiptari

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Greqi, pas akuzave për falsifikim të dokumenteve. 50-vjeçari shqiptar kishte ngritur në shtëpinë e tij një laborator që shërbente për prodhimin e dokumenteve false.

Shqiptari përdorte për vete tri identitete greke, një pasaportë greke, një leje qarkullimi shqiptare, një leje qëndrimi greke dhe tre patenta shoferi greke. Arrestimi i tij u bë para banesës në Heliopolis, ndërsa gjatë kontrollit të shtëpisë, policia zbuloi laboratorin që kishte ngritur.

 Laboratori ishte i pajisur me të gjitha pajisjet e duhura për të kryer falsifikimet. Në banesën e 50-vjeçarit u sekuestruan 7 laptopë dhe 1 kompjuter giks, 11 printera, 49 ID, 39 pasaporta, 90 makinë lejet e kapaciteteve, 3,233 fletë të vetme nga autoritetet për pasaportë greke, 61 njëshe nga autoritetet për karta dhe pasaporta të  huaja, 55 pasaporta udhëtimit shqiptare, 31 spanjolle, 23 rumune, 9 italiane,  6 bullgare, 75 karta identitetit dhe pasaportat italiane, 17 të Qipros dhe të vendeve të ndryshme, 6272 euro, një revolver të markës  CZ, si dhe 55 fishekë të kalibrit 38mm dhe një shumë prej 4,040 euro.

Policia greke arrestoi 50-vjeçarin shqiptar, i cili do të dalë para gjykatës për akuzat e falsifikimit të dokumenteve si dhe për armëmbajtje pa leje

Mashtronin me TVSH, një i arrestuar, një tjetër në kërkim

Sektori i hetimit tatimor në Policinë e Shkodrës dhe Policisë së Tiranës, kanë arrestuar një person, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, të cilët akuzohen për abuzim me pagesën e TVSH.

Gjatë operacionit të koduar “Rimbursimi” është arrestuar shtetasi me iniciale K.M., 39 vjeç, banues në Tiranë, pronar i një firme tregtimi të miellit dhe është shpallur në kërkim shtetasi grek D.Th., 46 vjeç, i cili i ka shitur firmën shtetasit K. M.

Gjatë hetimeve 3 mujore, u zbulua se këto dy persona bënin regjistrim fiktiv të subjekteve tregtare duke krijuar skema mashtrimi me qëllim përfitimin e tatimit të vlerës së shtuar (TVSH) në formë rimbursimi, dhe duke mos paguar taksat dhe tatimet. Sipas përllogaritjeve ato i kanë shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej 248 994 420 lekë.

Policia ka dhënë masën e pezullimit të ushtrimit të funksioneve publike për noterin me iniciale Gj. K., 36 vjeç dhe masën “detyrim paraqitjeje” për shtetasin A. B., 52 vjeç, të dy si pjesë e skemës së mashtrimit.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Falsifikonin dokumentet, 4 persona procedohen penalisht

Policia e Durrësit ka arrestuar një person për falsifikim të dokumenteve dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë si bashkëpunëtor në këtë ngjarje.

Gjatë operacionit të koduar “IDENTITETI”, pas një hetimi disa javor, policia e Durrësit në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik dhe Financiar kanë çuar në zbulimin e një rasti të falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës.

Si rezultat i këtij hetimi policia arrestoi shtetasin R.Y., 30 vjeç, banues në Mertiraj, Vlorë, punonjës i gjendjes civile Vllahinë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”. Gjithashtu ndiqet ne gjendje te lirë shtetasja K.P., punonjëse e gjendjes civile Durrës për veprat penale ”Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Në kuadër të operacionit u bë shpallja në kërkim e shtetasve V.Z., i cili ka aplikuar për pasaportë me gjeneralitetet e një personi tjetër që kishte ndërruar jetë ne vitin 1997, por nuk e kishin çregjistruar nga Regjistri i Gjendjes Civile, si dhe E.K, punonjësi i kompanisë ‘Aleat’, pasi i ka vënë gjurmët e gishtave për aplikim për pasaportë të personit V.Z.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Shpërdorim të detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Skip to toolbar