Mashtronin me TVSH, një i arrestuar, një tjetër në kërkim

AKTUALITET


Sektori i hetimit tatimor në Policinë e Shkodrës dhe Policisë së Tiranës, kanë arrestuar një person, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, të cilët akuzohen për abuzim me pagesën e TVSH.

Gjatë operacionit të koduar “Rimbursimi” është arrestuar shtetasi me iniciale K.M., 39 vjeç, banues në Tiranë, pronar i një firme tregtimi të miellit dhe është shpallur në kërkim shtetasi grek D.Th., 46 vjeç, i cili i ka shitur firmën shtetasit K. M.


Gjatë hetimeve 3 mujore, u zbulua se këto dy persona bënin regjistrim fiktiv të subjekteve tregtare duke krijuar skema mashtrimi me qëllim përfitimin e tatimit të vlerës së shtuar (TVSH) në formë rimbursimi, dhe duke mos paguar taksat dhe tatimet. Sipas përllogaritjeve ato i kanë shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej 248 994 420 lekë.

Policia ka dhënë masën e pezullimit të ushtrimit të funksioneve publike për noterin me iniciale Gj. K., 36 vjeç dhe masën “detyrim paraqitjeje” për shtetasin A. B., 52 vjeç, të dy si pjesë e skemës së mashtrimit.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.




Skip to toolbar