Nga Mero Baze
Lajmi se dikush ka sulmuar me gurë veturën e
Fatos Lubonjës, ndërkohë që ka qenë e parkuar është i rëndë. I rëndë, jo aq për
vlerën e makinën, apo gjestin frikësues ndaj Lubonjës, pasi ky i fundit, ka
provuar dhe sfida më të mëdha, por për faktin se thirrjet për dhunë të
opozitës, po ngjisin.
Në një klimë të tensionuar politike, ku
Lubonja është idhtar i përmbysjes me dhunë të pushtetit, ose më mirë të themi i
zbimit me dhunë të Edi Ramës nga pushteti, duket se të vetmit që ka mundur t’i
mbushë mendjen për dhunë, është një psikopat dhe ai për fat të keq i është
turrur vetë Lubonjës.
Në situata të tilla krizash dhe depresioni,
njerëzit me devijime mendore janë shumë të ndjeshëm ndaj njerëzve publikë. Disa
muaj më parë, pasi tipa si Lubonja, linçonin çdo natë në TV e ekrane Ilir
Beqjen për reformat në shëndetësi, një psikopat i ngjashëm me këtë të Lubonjës,
e pa duke hipur në veturë dhe ju turr me gurë të ngjashëm, si këta të Lubonjës.
Interesante ishte se në atë kohë lajmi u dha
në version triumfues të dhunës, duke thënë “mirë bënë që e qëlluan”.
Çdo media e opozitës, përfshi dhe figura të
saj, e trajtuan sulmin, si një triumf të thirrjeve për dhunë, dhe psikopatin
ishin gati ta quanin njeri normal, bile ushtar të djalit të Fariut, vetëm që të
quhej që populli po rrëmbente armët.
Sot psikopati tjetër, që sulmon Lubonjën,
përsëri po përpiqet të maskohet dhe po ja fshehin biografinë, duke e paraqitur
si njeri normal që e ka vënë Edi Rama të sulmojë.
Pra e njëjta opozitë që ka filizofinë e
dhunës, si udhërrëfyese të saj, sot e një vit, është gati ta bëjë një psikopat
hero, kur qëllon dikë nga qeveria, duke u gëzuar dhe po ashtu ta bëjë një
psikopat ushtar të Edi Ramës kur qëllon dikë si Lubonjën.
Në këtë rast Lubonja është njeri i keqpërdorur
nga politikanët e opozitës se vetë se kam dëgjuar të flasë. E kam provuar të
shikoj si më kanë hedhur veturën në erë para shtëpisë, njerëzit e Sali Berishës
dhe pa ardhur ende policia, të jepnin dhe versionin e tyre. Dhe pastaj në vend
që të gjenin “atentatorin e Zenit” pyesinin ku i kisha gjetur lekët që kisha blerë
veturë.
Ndaj sot kur dëgjoj lidershipin e opozitës të
ndjehen të shpëtuar nga një psikopat që ka dhënë lëndë të parë të flasin dhe të
dielën, e kuptoj sa i dëshpëruar është Fatos Lubonja, të cilit, mirë që nuk po
i ngjit kauza e dhunës tek njerëzit normalë, por dhe një psikopati që ju mbush
mendja, ju kthye atij. Dhe e kuptoj çdo të thotë të dëgjosh pas kësaj Ilir
Metën, Lulzim Bashën, Monikat, Albanat, e kambanat e tjera të opozitës, të
ndjehen të shpëtuara nga një psikopat që u prodhoi lajm të dielën.
Njësoj si dy ditë më parë kur një i ngjashëm
në facebok prodhoi lajm duke kërcënuar Plasarin dhe Zgurin. Vetëm këtyre u
ndodh që gjithë vitin kërkojnë dhunë, dhe u mbushin mendjen vetëm psikopatëve
të kërcënojnë njerëz. Dhe atyre ua kanë mbush mendjen për të zezë të vet.