Rama: Nënkryetare gra për bashkitë e drejtuara nga burrat

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi drejtuesit vendor duke ju kujtuar se në çdo bashki numri dy i saj duhet të jetë një grua, duke e parë këtë gjini si më të aftë dhe më pak të korruptueshme. Rama është treguar i ashpër me burrat e partisë socialiste në periferi duke fajësuar këta të fundit se kanë lënë jashtë vëmendjes gratë dhe vajzat në zonat e tyre dhe mbajtur ato larg vendimmarrjes me argumentin se nuk ka gra për në poste drejtuese. Rama i bëri deklaratat gjatë takimit të zhvilluar me drejtueset femra që mbajnë poste të rëndësishme në nivel qendror dhe vendor realizuar në kuadër të nismës më të re “Edhe një”. Projekti synon bashkëkryesimin mes dy gjinive në të gjitha organizatat e partisë socialiste, gjë që është kërkuar edhe nga kryeministri Rama.  

“Në periferi të Tiranës, që është bërthama e metropolit, situata është alarmante, pasi jo vetëm që kemi struktura që s’ka asnjë grua, por kemi burra që thonë; s’ka gra këtu ku jemi ne. Çka është më e rëndësishme në kushtet e stome të shoqërisë tonë është se nuk na duhet përfshirja më e madhe e grave për të pasur barazi gjinore, por për të pasur sa më shumë njerëz që janë serioz dhe të aftë. Një barrë e madhe e punës së qeverisë sot mbahet nga ministret që janë gra. Kur vijmë te pushteti vendor, ne kemi përcaktuar një rregull, në rast se kryetari i Bashkisë është mashkull, më e pakta nënkryetari i parë duhet të jetë grua. Sot nuk kemi zbatim të këtij rregulli. Sot para se të vija këtu, iu kam çuar një mesazh kryetarëve të bashkive që të respektojnë këtë rregull. Gratë deputete bëjnë një punë voluminoze, në parlament dhe në terren. Territori shqiptar është i mbushur me plagë në kuptimin e refuzimit ndaj faktorit grua.”  tha Rama

Botërori i femrave, SHBA fiton trofeun e katërt, lojtaret padi federatës për pagat

Amerikanet “mbretërojnë” edhe në edicionin e ri të Kupës së Botës në futboll për femra. Ekipi i Shteteve të Bashkuar është shpallur kampion për herë të dytë radhazi, në edicionin e botërorit të fermave, që u mbajt në Francës. Skuadra amerikane fitoi ndaj Hollandës në finale me rezultatin 2-0, duke treguar edhe njëherë epërsinë e saj në futbollin e femrave.

Me trofeun e 7 korrikut, SHBA koleksion kupën e katërt të Kupës së Botës për femra. Një penallti e gjuajtura sakt nga Rapione dhe një gol i shënuar nga Lavelle, i dha titullin Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Femrat nga përtej Atlantikut bën një ndeshje të mirë, luajtën me intensitet, shpejtësi në lojë dhe presion të fortë. Megjithatë, goli erdhi vetëm në momentin e penalltisë në minutën e 61`.

Holanda nga ana tjetër ishte konfuze në lojë, pavarësisht se pas goli të dytë (69`), u mundua të reagonte, por SHBA-të mbyllën mirë çdo rast. Fitorja ndaj Holandës në finale, u parapri nga fitoret ndaj katër ekipeve të tjera evropiane, Suedisë, Spanjës, Francës dhe Anglisë, duke i bërë femrat e ekipit kombëtar të SHBA të pathyeshme në këtë kompeticion të FIFA-s. Pas këtij suksesi, lajmi më i çuditshëm është fakti se lojtaret e ekipit kombëtar të SHBA-së, do të ngrenë padi ndaj Federatës së Futbollit Amerikan, për pabarazi në paga me lojtarët e ekipit kombëtar të meshkujve, që nuk kanë këtë sukses që kanë femrat.

Pabarazia në paga është e theksuar, paga mesatare bazë e futbollisteve femra është afërsisht 30,000 dollarë në vit më pak sesa homologët e tyre meshkuj. Lojtaret ranë dakord të dorëzojnë padinë e tyre në arbitrazh pas përfundimit të turneut. Federata e futbollit i dha skuadrës së meshkujve një bonus prej 5.4 milionë dollarësh pasi humbi në raundin e 16-të në Kupën Botërore të vitit 2014, ndërsa ekipit të grave i dha 1.7 milionë dollarë kur fitoi në vitin 2015, raporton VOA.

Bosnja mund Shqipërinë në miqësore

Kombëtarja e femrave mundet në takimin e parë miqësor

Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave, e drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani, është mundur me rezultatin 1-0 nga Bosnje Hercegovina, në ndeshjen miqësore të zhvilluar sot në orën 16:00 në Qendrën e Ekipeve Kombëtare të Bosnjes, në Zenica.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0, me një lojë të barabartë ku secila skuadër pati nga dy raste shënimi në portat respektive por pa arritur të gjejnë rrugën e golin. Pjesa e dytë fillon me një rast të pastër për boshnjaket që në minutën e 52-të godasin shtyllën e portës së mbrojtur nga Rexhepi.

Në minutën e 56’ vajzat e Sinanit ishin pranë golit të avantazhit por portierja boshnjake bën mrekullinë duke devijuar në goditje nga këndi. Goli i vetëm i ndeshjes vjen në minutën e 61 nga Marjija Aleksić e cila shënon nga një goditje dënimi.

Shqipëria në minutën e 69-të ngelet me 10 lojtare në fushën e lojës pasi Gledona Morina ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë duke mbyllur para kohe ndeshjen e saj. Rezultati nuk ndryshoj deri në fund pavarsisht reagimit nga vajzat kuqezi.

Shqipëria luajti me këtë formacion: Rexhepi, Hila, Rrahmani, Bajraktari, Maliqi, Begallo, Morina, Doçi, Gjini, Maksuti, Franja.

Skip to toolbar