Bosnja mund Shqipërinë në miqësore

Më të fundit


Kombëtarja e femrave mundet në takimin e parë miqësor

Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave, e drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani, është mundur me rezultatin 1-0 nga Bosnje Hercegovina, në ndeshjen miqësore të zhvilluar sot në orën 16:00 në Qendrën e Ekipeve Kombëtare të Bosnjes, në Zenica.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0, me një lojë të barabartë ku secila skuadër pati nga dy raste shënimi në portat respektive por pa arritur të gjejnë rrugën e golin. Pjesa e dytë fillon me një rast të pastër për boshnjaket që në minutën e 52-të godasin shtyllën e portës së mbrojtur nga Rexhepi.


Në minutën e 56’ vajzat e Sinanit ishin pranë golit të avantazhit por portierja boshnjake bën mrekullinë duke devijuar në goditje nga këndi. Goli i vetëm i ndeshjes vjen në minutën e 61 nga Marjija Aleksić e cila shënon nga një goditje dënimi.

Shqipëria në minutën e 69-të ngelet me 10 lojtare në fushën e lojës pasi Gledona Morina ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë duke mbyllur para kohe ndeshjen e saj. Rezultati nuk ndryshoj deri në fund pavarsisht reagimit nga vajzat kuqezi.

Shqipëria luajti me këtë formacion: Rexhepi, Hila, Rrahmani, Bajraktari, Maliqi, Begallo, Morina, Doçi, Gjini, Maksuti, Franja.




Skip to toolbar