Fier, i vë zjarrin lokalit të xhaxhait, por digjet dhe vetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Roskovec, ku një i ri i ka vënë zjarrin një lokali. Flakët janë përhapur me shpejtësi ku për pasojë është djegur edhe vetë autor i shkaktimit të tyre.

Sipas policisë ka pësuar djegie të rënda 27-vjeçari me iniciale E.A, i cili i ka vënë flakën lokali të xhaxhit të tij, shtetasi B.A., për arsye ende të panjohura.

Gjendja shëndetësore e 27-vjeçari është e rëndë, i cili është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Lejoi ndërtimin në plazh, ndjekje penale ndaj zyrtarit në Fier

Policia e Fierit ka ndaluar për shpërdorim detyre kreun e Njësisë Administrative Dërmënas, Dilaver Shyti.

Shyti akuzohet se ka lejuar ndërtim pa leje në plazhin e Darzezë. Ai i ka dhënë me kontratë qiraje një sipërfaqe 500 metra katror e përcaktuar si hapësirë publike në zonë e plazhit Darzezë. Kontrata i ishte dhënë shtetasit A.SH., 43 vjeç, i cili po ndiqet për akuzën “ndërtim pa leje”.

Ky operacion policor vjen në kuadër të masave të mara kundër informalitetit dhe ndërtimeve të paligjshme

I vodhi nga qafa varësen e floririt, arrestohet hajduti në Fier, autor i 8 grabitjeve

Policia e Fierit ka arrestuar të shtunën autorin e 8 grabitjeve. Në pranga ka rënë shtetasi Mariglen Lamaj banues në Fier. 40 vjeçari i kishte marrë me forcë nga qafa dy varëse një gruaje dhe ishte larguar me vrap, por pas denoncimit, policia u vu menjëherë në lëvizje.

Atij iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy varëset e floririt, ndërkohë që akuzohet edhe për 7 vjedhje të tjera, kryesisht biçikletash dhe motoçikletash.

“Në sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier në numrin unik 112 ka ardhur një telefonatë për ndihmës nga shtetase, se në lagjen “Bishanak” Fier një shtetas rreth 40 vjeç i ka marrë me forcë nga qafa dy varëse floriri dhe është larguar me vrap

Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë të cilat janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit të dyshuar, ku pas disa minutash ndjekje kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit

M.L, 40 vjeç, banues në Fier, të cilit në momentin e kapjes ju gjetën edhe dy varëset e shtetases që telefonoi Policinë për ndihmë.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë dokumentimi ligjor i 8 vjedhjeve të motoçikletave dhe biçikletave në qytetin e Fierit ku autor i dyshuar është shtetasi M.L”, njofton policia e Fierit.

Fier, përplaset për vdekje drejtuesi i biçikletës, largohet autori

Një person ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë. Viktima ishte duke udhëtuar me biçikletë, ku një makinë e ka përplasur nga pas duke u larguar me shpejtësi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur  në Vajkan të Fierit.

Viktima Shpëtim Isufi, 63-vjeç, po udhëtonte me biçikletë në momentin që është goditur nga një automjet. Policia ka nisur hetimet për kapjen e autorit të ngjarjes, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Në vendin ku ka ndodhur aksidenti mungon ndriçimi gjë e cila mund të ketë sjellë edhe aksidentin e fatal.

Kërkohej nga drejtësia italiane, arrestohet shqiptari në Fier

Një shtetas shqiptar është arrestuar pasi kërkohej nga drejtësia italiane për pjesëmarrje në organizatën kriminale, trafikimit të lëndëve narkotike si dhe për kanosje. Shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Blerim Sulejmani, 35 vjeç, banues në Levan, është arrestuar nga policia e Fierit për llogari të policisë italiane.

35-vjeçari shqiptar ka qenë një ndër të shpallurit në kërkim nga policia italiane gjatë operacionit ndërkombëtar ‘Tartaruga’, për trafikim drogë dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Urdhri i arrestit ndërkombëtar është shpallur nga Gjykata e Romës, ndërsa pritet që të bëhet ekstradimi i tij në Itali.

Miell për vota në Fier?! PD inskenon dhe publikon video fake

Partia Demokratike ka shpërndarë për gazetarët një video, ku shihet një furgon i veshur me logo të Partisë Socialiste. Furgoni, sipas PD-së është në qytetin e Fierit. Në video, shihet gjithashtu se dera e pasme e bagazhit të këtij mjeti mban dy thasë, të cilët në fakt nuk mund të kuptohet se çfarë kanë në brendësi. Megjithatë, PD thotë se thasët janë me miell dhe pretendon që u shprëndahen qytetarëve. Deri këtu supozohet se është e vërtetë. Por i gjithë pretendimi rrëzohet!

E para, video është filmuar me celular dhe dikush e komenton atë, teksa tre persona me instrumente muzikore bëjnë “aheng”, çka e komprometon vërtetësinë e videos. Në fakt, video është FAKE. Furgnoi është  inskenim i shitur  si “lajm” për blerjen e votës nëpërmjet thasëve me miell. Këtë e konfirmon vetë PD në tekstin shoqërues të materialit filmik, ku shprehet: “Furgoni me logon “Bashkia që duam” shpërndan miell në Fier ditën e votimit. Qytetarët tallen dhe vënë në lojë zgjedhjet me saze”.

Pra me pak fjalë, një inskenim i rëndomtë, për të krijuar situatë gazmore, sepse nëse do të ishte e vërtetë, sigurisht, PD nuk do të shkruante vetëm një fjali për një “fakt” të tillë, por do të kishte shkuar në Polici, ndoshta shoqëruar me një deklratë nga Selia Blu, ashtu sikundër bëri Edi Paloka, për një video ku pretendonte se një vajzë ishte duke u “blerë” nga përfaqësues të PS për të votuar  në Tiranë. 

E gjitha kjo, vjen në një moment kur Partia Demokratike, ka hequr dorë nga dhuna, por është shprehur se do të ‘dokumentojë me video e prova’ gjithë procesin zgjedhor, që më pas t`ua japë ndërkombëtarëve. Duket që pjesë e këtij plani janë dhe të tilla inskenime, duke krijuar skena të tilla, që më pas të  shiten si manipulime të procesit zgjedhor.

Shyqyr që ka fushatë: Hapet bypass-i i Fierit

Më në fund pas 7 vitesh i bllokuar është hapur njëri aks i By pass-it të Fierit. Rruga kishte mbetur e bllokuar prej vitesh pas kompania që kishte marrë në dorëzim punimet u largua. Edhe qeveria e Rama e zvarriti procesin. Por gjithçka ndryshoi vetëm pak muaj më parë me ndryshimet në qeveri. Largimi i Gjiknurit nga ministria e Transporteve dhe emërimi në këtë detyrë të ministres Balinda Balluku bëri që Bypasi i Fierit të vihet në qendër të vëmendjes.

Kryeministri e ka njoftuar vetë hapjen e njërit aks të kësaj rruge.

Në muajin prill ministrja Balluku teksa ka inspektuar nga afër Bypass-in e Fierit premtoi hapjen e tij në prag të sezonit turistik. Për përfundimin në kohë të punimeve u angazhuan 240 punonjës.

MIRËMËNGJES 😃dhe me lajmin që më në fund historia e pafundme e ngërçit të rrugës së Fierit gjatë sezonit turistik, merr fund me hapjen e njërës anë të bypass-it, duke e lehtësuar shumë ndjeshëm qarkullimin drejt jugut, ju uroj një ditë të mbarë 😊

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 26. Juni 2019

Përplasen dy makina në Fier, dy të plagosur rëndë

Një çift i moshuar ka mbetur i plagosur nga një aksident në aksin rrugor  Roskovec-Fier, në vendin e quajtur ‘Kthesa e Marinzës’.

Në aksident është përfshirë një makinë e tipit ‘Benz’ dhe një kamion që janë përplasur kokë më kokë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Fier, një person gjendet i vdekur brenda kabinës elektrike

Një person është gjetur i vdekur në një kabinë elektrike në qytetin e Fierit. Viktima është identifikuar si Vladimir Plaka, 45 vjeç, banues në Kuman, ndërsa ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kryengritja”.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes, por mendohet se 45-vjeçarin mund ta ketë zënë korrenti. Policia ka ngritur një grup hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Fier, kapet me arsenal armësh, arrestohet 56-vjeçari

Policia e Fierit ka bërë të mundur ndalimin e një personi, i cili posedonte disa armë zjarri pa leje. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale T.G, 56 vjeç, banues në Patos.

Pas kontrollit në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike me dy krehra, një pistoletë me një krehër dhe 148 fishekë.

56-vjeçari do të gjykohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, ndërsa materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

FierGoditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje, falë bashkëpunimit të policisë me qytetarët.Sekuestrohen 2 armë…

Gepostet von Policia e Shtetit am Dienstag, 4. Juni 2019
Skip to toolbar