Meta bën diversion brenda maxhorancës, kërkon të fitojë një “aleat”

Në përpjekje për të mbrojtur veten, presidenti ka bërë përpjekje të fitojë “aleatë” brenda maxhorancës që kërkon shkarkimin e tij. Kjo u vu re në përgjigjen  që i dha deputetit Bashkim Fino, të cilin e cilësoi si “të preferuarin” e tij.

Bashkim Fino e cilësoi Metën si një president që nuk ka qëndruar mbi palët por që ka mbajtur anën e opozitës në vendimin e tij për të anuluar datën e zgjedhjeve. “Presidenti duhet të jetë mbi palët. Më keni krijuar përshtypjen që keni qenë palë me opozitën. Ju thoni se shtyva zgjedhjet se nuk donte një palë, pra nuk donte Lul Basha të hynte në zgjedhje. Po tani që të dyja palët nuk i duan zgjedhjet. Çfarë do bëhet me zgjedhjet e 13 tetorit, prapë do merrni dekret për t’i shtyrë?”, pyeti Fino-Metën në komision.

Ndërsa presidenti kujtoi një deklaratë të bërë më herët nga deputeti Fino i cili tha se presidenti e ka personale me të, kur kthen mbrapsht dekretet për ligje të caktuara, ku relator ishte pikërisht ai.

Por Meta tha se përkundrazi, Fino është ndër deputetët e tij të preferuar.

“Kam marrë vesh nga mediat që keni ndonjë perceptim sikur kam ndonjë problem personal me ju, në këtë drejtim dua të siguroj që nuk ekziston asnjë shqetësim i tillë, përkundrazi ju keni qenë i preferuar nga ana ime.

Më duhet të kujtoj si koleg i vjetër se edhe kur kam qenë palë, edhe kryetar kuvendi edhe kryetar i një partie që ka qenë në koalicion me ju, për çështjet madhore kam qëndruar mbi palët. Dhe shembulli më i qartë ka qenë reforma në drejtësi, që kurrë nuk do të ndodhte nëse nuk do të isha mbi palët.

Unë do të vazhdoj të jem mbi palët. Dhe për të gjithë ata që kanë paragjykim se mund t’i shërbej një pale”, tha Meta.

Ndërsa kuvendi kërkon shkarkimin e tij, duket se Meta e ka marrë shtruar mbrojtjen duke iu përgjigjur me qetësi deputetëve dhe duke u munduar të fitojë simpatinë e ndonjërit prej tyre./Realstory.al

Fino: Kemi presion nga militantët, bëmë gabim me Metën, por gabojmë po ta shkarkojmë (tani)

Deputeti socialist Bashkim Fino në fjalën e mbajtur në seancën e së enjtes, ndërsa vuri në dukje shkeljen e Kushtetutës nga Ilir Meta, tha se PS bëri gabim me zgjedhjen e tij si presidenti. Fino tha se pavarësisht kësaj, shkarkimi i tij nuk e zgjidh gabimin e bërë, por sugjeroi që Meta duhet lënë ta çojë deri në fund planin e tij.

“E kuptoj presionin e militantëve të partisë për shkarkimin e Metës. Janë po ata militantë që na panë me inat kur e zgjodhëm president.

Nuk mendoj se shkarkimi i Metës i jep zgjidhje gabimit që kemi bërë. Ta lëmë Metën ta çojë deri në fund skemën e tij”, tha Fino.

Përgjimet në media, deputetët e PS, prokurorisë: Të ruhet sekreti hetimor

Deputetët në Komisionin Parlamentar të Ligjeve kanë diskutuar sot për hartimin e një projektrezolute për prokurorinë e përgjithshme, përmes të cilës do të kërkojnë ruajtjen e sekretit hetimor. Një kërkesë e tillë e deputetëve vjen pikërisht sot ku në gazetën gjermane BILD janë zbardhur një sërë përgjimesh që janë pjese e një dosje hetimore në Shqipëri.

“Sugjeroj ruajtjen e sekretit hetimor. Ndoshta duhej vënë si pikë më e rëndësishme.  Ndoshta duhet rregulluar edhe me masat konkrete kur nuk garantohet sekreti. Të hetohen prokurorët kur nuk e ruajnë sekretin. Ja të shkojnë edhe ata prokurorë të përballen me hetimet penale, është shprehur deputeti Bashkim Fino.

Edhe Fatmir Xhafaj ka kërkuar që prokuroria e përgjithshme të reagojë, të informojë më shumë publikun.

“Mbështes çështjen e sekretit hetimor. Duhet ndërhyrë, sepse u bë rregull. Kemi akuza nga vende të ndryshme për kriminalitetin shqiptar. Prokuroria duhet të reagojë, sepse nuk është vetëm çëshje e qeverisë. Duhet më tepër transparencë. Ta informojë prokuroria publikun, jo thashethemet e pazareve”, është shprehur Xhafaj.

Sipas Spartak Brahos në Prokurorinë e Përgjithshme ka prokurorë të politizuar që e përdorin informacionin për të goditur palën tjetër.

“Ruajtja e sekretit hetimor ka të bëjë me suksesin e përfundimit te procesit hetimor dhe dërgimit të çështjes në gjyq. Kemi prokurorë të politizuar, që përdorin informacionet e marra nga hetimi për të goditur palën tjetër”, tha Braho.

Përgjimet e fundit Dako-Avdylaj:
Skip to toolbar