Adrian bën gafën fatale, Liverpoolin e shpëton Firmino

Pasi mposhti Chelsea në Superkupën e Europës, duke fituar trofeun e parë sezonal, Liverpool ka ruajtur të njëjtin ritëm dhe në kampionat. Në ndeshjen e javës së dytë të Premier League, Liverpool ka mundur në tranfertë Southampton, me rezultatin 1-2. Ishte Mane ai që realizoi golin e parë për Liverpool në fund të kohës shtesë në pjesën e parë, me një gol spektakolar nga brenda zonës.

Në të 71` ishte Firmino, që pasi kaloi mbrojtësit kundërshtarë realizoi golin e dytë për Liverpool, që rezultoi edhe goli i fitores, pasi vendasit ngushtuan diferencën në 1-2 në minutën e 83 me Ings, që shënoi pas një gabimi amatoresk të portierit Adrian, që i dhuroi topin kundërshtarit.

Arsenal ka fituar ndaj Burnley duke marrë tre pikët e radhës në javën e dytë të kampionatit. Lacazette në minutën 13` dhe Aubameyang në minutën e 64`, ishin autorët e dy golave që i dhanë fitoren “Topçinjëve”, ndërsa për Burnley shënoi Barnes në minutën e 43` të takimit. Bournemouth fitoi në transfertën e Aston Vilas me rezultatin 2-1, ndëra Brighton barazoi 1-1 me Ëest Ham. Everton fitoi minimalisht ndaj Watford, ndërsa Norwich fitoi 3-1 ndaj Newcastle.

Skip to toolbar