Makthit i vjen fundi, Rama jep lajmin e mirë për qytetarët e Durrësit

Kryeministri i vendit Edi Rama e ka nisur ditën duke publikuar një video, ku tregon se si do të transformohet fusha e mbetjeve urbane në zonën e Porto Romanos në Durrës.

“Dhe me këtë prezantim të projektit tanimë të përfunduar të transformimit të një vatre të stërvjetër ndotjeje e turpi për Durrësin turistik, në një mushkëri të gjelbër e park atraksionesh për të gjitha moshat, ju uroj një ditë të qetë”, shkruan Rama.

Në fakt, në projektin e ri kjo zonë pritet të shndërrohet në një vend kreativ, park i gjelbërt, fusha sportive, kënde lojërash etj. Në të janë parashikuar të ndërtohen tre fusha basketbolli, një fushë minifutbolli dhe dy fusha tenisi.

Gjithashtu, do të ndërtohet edhe një “Climibing Wall”, që do të jetë më i larti në Ballkan me lartësi 28 metër. Ky projekt pritet të përfundojë deri në vitin 2021.

Fusha e mbetjeve urbane në Durrës ka qenë një nga shqetësimet e vazhdueshme për banorët e qytetit bregdetar, pasi djegia e plehrave, sidomos në stinën e verës, shkaktonte ndotje të madhe në qytet.

Tashmë pritet që ky vend të shndërrohet, ashtu siç ndodhi tre vite më parë edhe me fushën e mbetjeve urbane në qytetin e Elbasanit, e cila u shndërrua në park të gjelbërt pas ndërtimit të landfillit të ri dhe inceratorit përpunues të plehrave.

MIRËMËNGJES 😃dhe me këtë prezantim të projektit tanimë të përfunduar të transformimit të një vatre të stërvjetër ndotjeje e turpi për Durrësin turistik, në një mushkëri të gjelbër e park atraksionesh për të gjitha moshat, ju uroj një ditë të qetë🌳👨‍👩‍👧‍👦🌳

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 30. Mai 2019
Skip to toolbar