Gennaro Gattuso ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Milanit, pas dështimit për arritjen e Champions League. Lajmi është publikuar ditën e sotme nga mediat, ndërsa Gattuso ka folur për “La Repubblica”, duke treguar dhe arsyet e dorëheqjes.
“Vendimi për të lënë stolin e Milanit nuk ishte i lehtë. Por është një vendim që duhet ta bëj”, ka thënë Gattuso.
Kontrata e trajnerit të kuqezinjve të Milanos ishte deri në përfundim të sezonit 2020/2021. Mirëpo Rino është shprehur se kontrata e tij me Milanin nuk të jetë kurrë një çështje financiare.
“Po prish një kontratë dyvjeçare? Po, sepse historia ime me Milanin është e tillë, nuk mund të jetë kurrë një çështje e parave”, ka thënë ish-trajneri.
Gattuso e mori drejtimin e Milanit në një moment të vështirë, duke u përfshirë edhe në atë që quhet “tranzicioni i presidencës”, pasi klubi ndryshoi pronësi për shkak të se ish-pronarët kinez patën probleme financiare.
Problemet menaxheriale u pasqyruan jo pak dhe në merkaton e Milanit, që nuk arriti të blinte lojtarë që do të bënin diferencën për të arritur objektivat.