Sezon zhgënjyes me Milanin, mesfushori gati të largohet!

Më të fundit


Milani është duke luftuar për të mbajtur vendin e katërt në renditje në Serinë A, teksa gara për të arritur nje vend në Champions vitin e ardhshëm do të jetë sfilitëse për kuqezinjtë deri në fund të sezonit.

Megjithatë, ky është ovjektivi kryesor i Milanit për këtë sezon dhe nëse arrihet, skuadra pritet të ketë ndryshime në verë, me merkaton që pritet të jetë aktive në kampin e ‘Djallit’.


Një prej lojtarëve që mund të jetë në krye të listës së atyre që largohen në verë, është mesfushori Hakan Çalhanoglu. Për turkun pati oferta gjatë merkatos së dimrit, por ai nuk u lejua të shitej nga trajneri Gennaro Gattuso.

Prej fillimit të këtij viti, Çalhanoglu ka shënuar vetëm një herë me Milanin, duke i komplikuar jo pak gjërat në aspektin personal.

Nëse një ofertë e kënaqshme vjen në drejtim të tij dhe Milani gjen një pasues të duhur për të, atëherë ai do të lihet të largohet i qetë, sipas informacioneve të dala nga “Tuttomercato”.

Calhanoglu u ble nga Bayern Leverkusen për më shumë se 20 milionë euro më vitin 2017 dhe vlera e tij e shitjes sërish vlerësohet në 20 milionë euro.

RB Leipzig ishte klubi që kërkoi ta marrë që në janar dhe klubi gjerman mbetet sërish një alternativë në merakton e verës. Gjithsesi për 25-vjeçarin ka interes edhe nga klube të tjera në Bundesliga, po ashtu nuk mungojnë ofertat nga Turqia dhe Kina.




Skip to toolbar