Tahiri në bankën e të akuzuarve, caktohet seanca e parë gjyqësore

Pas mbylljes së hetimeve më 28 shkurt nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, është caktuar edhe seanca e parë gjyqësore ndaj ish ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Tahiri do të ulet në bankën e të akuzuarve më 19 qershor, ndërsa çështja do të gjykohet nga gjyqtarët Ardit Mustafaj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka.

Ish ministri do të gjykohet për akuzat “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.

Nga denoncues, Salianji përfundon si i gjykuar në çështjen “Babalja”

Ish-deputeti Ervin Salianji, Fredi Alizoti, Albert Veliu dhe gazetari Jetmir Olldashi do të gjykohen për akuzën e “kallëzimit të rremë” për çështjen “Babalja”. Gjatë seancës së sotme, Gjykata e Tiranës pranoi të nisë gjykimin për 4 të pandehurit.

Albert Veliu ose siç njihet ndryshe “Babalja” pretendoi se e ka regjistruar një bisedë duke bërë pazare për trafikimin e lëndëve narkotike së bashku me Agron Xhafaj, vëllain e ish ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Por më pas doli se zëri në regjistrim nuk ishte i Agron Xhafaj, por i Fredi Alizotit. Pas seancës gjyqësore, Salianji tha se të tjera surpriza do të ketë në të ardhmen.

Skip to toolbar