Mund të të largojnë nga PD? Grida Duma: Kam frikë për një gjë…

Grida Duma u shpreh se nuk ka frikë se përfundon si Jozefina Topalli apo Majlinda Bregu, për shkak se po artikulon disa teza ndryshe nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ajo deklaroi në “Real Story”, se e vetmja frikë që ka është që të mos bëj gjënë e duhur për ta bërë PD fituese.

“E vetmja gjë që më frikëson është që të mos bëj gjën e duhur që Partia Demokratike të jetë fituese. Unë besoj se politika është sa profesion aq dhe pasion. Unë e kam nisur rrugën time të kredibilitetit. Në 2013 nuk kam qenë deputete e Partisë Demokratike. As nuk jamë nxjerr nga zyra e shtypit në debate. Unë e bëja se ashtu e ndieja. Çdo njeri që ka frikë është se stepet, ndërkohë që shumica rregullojnë marrëdhëniet individuale. Nëse një njeri nuk ka frikë thotë disa të vërteta që nuk ka lidhje me mua sot”.

A duhet ndryshuar sistemi zgjedhor?

“Jam duke e ndihmuar lidershipin e PD që askush të mos e ndëshkojë që t`i thotë meri të gjitha përgjegjësitë ti. Një nga gjërat që nuk duhet bërë, kur unë them sot hapja e listave apo dhoma e dytë e senatit, edhe ata që nuk janë sot në zyrat e PD duhen vlerësuar nga demokratët. Unë këtu nuk paragjykoj askënd”.

“Nëse demokratët gjykojnë që kanë bërë mirë që kanë folur kundër dhe i votojnë, le të vijnë. Partia në momentin që hyn në zgjedhje nuk duhet ndëshkuar. Në atë moment që ti futesh në zgjedhje nuk i detyrohesh në zgjedhje nuk i detyrohesh më kryetarit. Nëse demokratët mendojnë ndryshe, le t`ua japim atyre ta thonë këtë gjë. Kjo çliron kryetarin nga përgjegjësia e një liste”, tha Grida Duma. /Realstory.al/

Grida Duma: Basha të deklarojë “qeverinë hije”, njerëzit ta dinë kë do votojnë

Grida Duma mbrojti idenë e një sistemi zgjedhor me lista të hapura. Në “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, Duma u shpreh se sistemi zgjedhor me lista të hapura i jep mundësi opozitës të fitojë më shumë vota në të gjithë vendin. Por, e pyetur nga gazetari Sokol Balla, se nëse me listat e hapura, ajo fiton më shumë vota se Lulzim Basha, çfarë ndodh? Grida Duma u shpreh se nuk është ky problemi, pasi sipas saj kryetari i partisë është i preferuari për të marrë drejtimin e kryeministrisë.

“Çfarë ndodh nëse ti votohesh më shumë se Basha? Nuk ka për të ndodhur dhe nuk ka si të ndodh. Le të votojmë logon. Ne nuk duhet të maksimizojmë servizlimin. Nëse votohet kryetari i partisë dhe pesë emra, kryetari është i preferuari. Nuk jemi këtu për të kompleksuar kryetarët e partive, por a ka mundësi ti çlirojmë kryetarët e partive nga përgjegjësia e një liste personale”.

“Çdo kryetar partie ka një dhjetëshe këshilltarësh, që nuk nuk japin dot rezultatin që do të japin ty listat e hapura dhe kërkesa e bazës së partisë. Sot, besoj, që duhet t`i qasemi njerëzve me një vërtetësi të domosdoshme. A ka mundësi të mos gjykohemi dhe paragjykohemi se po themi disa gjëra për ti bërë më mirë”, tha Grida Duma ndër të tjera.

Ndërkohë, Grida Duma propozoi në Real Story, që Lulzim Basha të publikojë qeverinë në hije. “Ata njerëz që do të përfaqësojnë nesër moralin e PD-së duhet të bëhen publikë. Nuk duhet të imagjinohen nga deklaratat e partisë emrat e ministrave të ardhshëm. Qeveria në hije e PD duhet të ishte prezantuar dhe njerëzit duhet të ishin njohur që më parë me njerëzit që do t’i qeverisnin”, tha Grida Duma. /Realstory.al/  

A duhet ndryshuar sistemi zgjedhor?

“Zgjedhorja? PD u vonua”

Grida Duma e sheh të vonuar grupin e punës për reformën zgjedhore që ka ngritur opozita. Në “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, Grida Duma tha se PD duhet t`i kishte paraprirë kësaj reforme. “Nisja e tezave të zhvillimit nuk është theksim, por një platformë e asaj që është thënë në platofrmën e PD. Pjesa alternative e PD është komunikuar pak. Ky libër është koherencë e asaj që kam thënë. Kam thënë për reformën zgjedhore që ajo duhet të jetë e hapur. Ai grupi i punës që është ngritur, duhet të ishte ngritur më shpejt dhe ne të ishim pararojë. Nëse jemi këtu, për mua vota e lirë ka vlerë kur ke alternativë zgjedhje. Unë mendoj mendoj, duhet të japim kontribut zhvillimor në atë parti. Ne duhet të jemi pararojë. Me reformën zgjedhore duhet të jemi shumë gjithëpërfshirës dhe transparent”, tha Grida Duma.

Ndërkohë, analisti Skënder Minxhozi, e cilësoi librin  e Grida Dumës, si një nevojë ulëritëse e partive të mëdha për demokraci të brendshme. “Kur po vija këtu kisha një dilemë, nëse zonja Duma është nisur për të bërë libër apo diçka më shumë. Parimisht, ka dy motive, së pari se vjen nga një stinë e gjatë përplasje të opozitës. Bilanci i opozitës në fund të kësaj stine ëshë negativ. Motivi i dytë, është një nevojë që e kanë të treja partitë e mëdha, një nevojë ulëritëse për atë që konsiderohet si demokraci e brendshme, që fillon te debati mbi idetë. Zonja Duma jep fillimisht justifikimin dhe më pas tezat e saj. I thotë partisë së saj që unë nuk jam për ta shkatërruar. Nevoja ulëritëse për demokraci të brendshme. Kemi dy kryetarë që bëjnë vetë kohën e mirë dhe të keqe. Unë e shoh daljen e zonjës Duma, si një nevojë të brendshme të partive për të pasur një proces debati sa më të thellë. Një proces alternativash që mungojnë”, tha Minxhozi.

A duhet ndryshuar sistemi zgjedhor?

Duma kritikon Bashën: Duhet të protestonim pas 18 tetorit

Grida Duma foli në “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, duke kritikuar vendimin e Lulzim Bashës për të mos vazhduar protestat. Ajo tregoi në emision, se në mbledhjen e forumeve të Partisë Demokratike, ishte vendosur, që pas datës 18 tetor, kur do të vendosej për negociatat, opozita do të fillonte protestat. Sipas Grida Dumës, fakti që nuk u hapën negociatat, duhet të shoqërohej me një protestë të madhe popullore, gjë që nuk ndodhi.

A duhet ndryshuar sistemi zgjedhor?

“Problem Lidershipi i PD? Që ka gjëra që nuk kanë shkuar mirë, këtë e ka pranuar vetë Basha. Unë nuk kam asnjë shqetësim që të them që po, ka pasur probleme. Duhet të jetë e matshme çdo performancë e kryetarit të partisë. Nga sot e tuje çfarë duhet bërë më mirë? Çdo gjë që nuk e kemi bërë mirë, do marim përgjegjësi. Gjithë diversioni, është çështja e Bashës apo jo, duhet të mbarojë. Për mua nuk është diskutim”.

“Transparenca dhe strategjia, kemi lëvizur nga një strategji në strategji tjetër dhe duhet t`ia sqarojmë njerëzve. Sepse unë mendoj se 9 pikat e Bundestagut janë padiskutim që duhen bërë, por nuk mendoj se nuk duhet të lëmë valën e protestës popullore. Kjo sepse ky ishte vendimi i forumeve në PD. Ne kemi thënë që ne në shtator nisim protestat, pas datës 18 tetor, me që po lobohej për negociatat. Fakti që nuk u hapën negociatat duhet të kishte një kundër reagim shoqëror”, tha Grida Duma. /Realstory.al/

Negociatat, Duma: Nëse nuk hapen, opozita do largojë Ramën

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma tha se nëse Shqipëria merr një “JO” nga BE më 18 tetor, atëherë detyrë e opozitës është të rrëzojë qeverinë. Duma tha se mos hapja e negociatave do të thotë rrëzim për Ramën, pasi është dështim dhe përgjegjësi e tij. Sipas Dumës, nëse marrim “JO” qeveria do ja lërë Europës këtë faj.

“ ‘JO’ nga BE për qeverinë është vulosje e fundit. Për ta është vulosje e rënies së tyre. Do përpiqen ta kamuflojnë me çdo mënyrë, që kjo është rënie e Evropës. Do ja lënë Evropës edhe këtë faj. Nuk ka sot asnjë të mençur apo të çmendur që beson se do të reflektojë Rama. Mos hapja e negociatave është rrëzim. Një bazament i tronditur plotësisht. Për mua goditja finale është faktori ndërkombëtar, i cili nëse nuk hap negociatat këtë herë, na takon neve ta ngremë në nivel tjetër misionin, sepse ky njeri i çoi pas vendin dhe ne nuk mund ta lejojmë më.” tha Duma për News 24

Ish deputetja theksoi se është detyrë e opozitës të largojë Ramën dhe këtë do e bëjë me protesta radikale e masive. Me dhënien “jo” nga BE sipas Dumës, qeveria duhet të kuptojë që i ka rënë bazamenti dhe nuk mund të qëndrojë më.

“E vetmja gjë që është në shpatullat e opozitës shqiptare, nuk është e lehtë, me radikalitet dhe mjete të pa provuara deri tani, është detyrë e opozitës që Rama të ikë. Nëse ka prova, që implikojnë qeverinë në shit-blerjen e votave, duhen trajtuar. Qeveria duhet ta kuptojë që e ka dëmtuar qytetarin shqiptar dhe duhet ta dëmshpërblejë. Marrja e pushtetit do të vijë nëpërmjet votës. Pavarësisht se theksohet rruga radikale ‘protesta, protesta’, ato çfarë bëjnë, godasin. I kemi hequr propagandën kryeministrit, e ka të pamundur plotësisht të vazhdojë të qëndrojë, i ka rënë bazamenti. Do ketë protesta radikale” tha Duma.

Duma shton presionin, kërkon kthim për ish figurat e PD

Anëtarja e Kryesisë së PD, Grida Duma është shprehur pro hapjes së partisë dhe rikthimit të ish-funksionarëve të lartë të PD, duke thënë se ky nuk është problemi. Duma deklaron se PD dhe askush tjetër nuk e ka luksin që të humbasë eksperiencën dhe vlerat e disa prej figurave demokrate të larguara, por thekson se duhet të ketë një koordinim të drejtë mes kontributit dhe vlerës që gjithsecilit në parti.

“Një parti si Partia Demokratike padyshim ka nevojë për të gjitha kontributet. Por besoj se kontributi duhet të akomodohet bashkë me vlerën e vetë. Absolutisht do të theksoj gjithmonë se nuk e zëvendëson asgjë eksperiencën. Eksperienca në ekzekutiv, në qeverisje, në parti, në fushata zgjedhore, në terren. Nuk kemi luksin t’i humbim këto. Por duhet të kemi kujdes që eksperienca të kombinohet me kontributin dhe me atë që është dhënia dhe angazhimi në opozitë”, deklaron Duma për ABC News.

Për pjesëmarrjen në tryezën e dialogut për Reformën Zgjedhore, Duma tha se kjo ishte një hap pjekurie për PD, ndërsa shton se ajo duhet të tregohet edhe më e përgjegjshme me kontributin e saj, por gjithmonë që garancia në proces të sigurohet nga ndërkombëtarët. 

Nuk mendoj se gjithçka që do të draftohet në letër do të jetë garanti i vetëm për të siguruar votën e lirë, por kjo nuk do të thotë të mos kuptohet momenti i përgjegjshmërisë politike. Reforma Zgjedhore duhet draftuar me seriozitetin më të madh deri në fund edhe me konstruktivitetin nga PD por edhe mbështetja dhe ekspertiza e ndërkombëtareve.”- tha Duma

Një parti drejt hapjes dhe rikthimit të figurave kontribuuesve në PD, ishte edhe një nga pikat e diskutimit në mbledhjen e Partisë Demokratike të zhvilluar të dielën, ku disa u shprehen pro tyre, ndërsa Jemin Gjana foli për “armiq të brendshëm” në parti apo “bashkëpunëtor që kanë kaluar në anën e Ramës”. Por Grida Duma një figurë me jehonë dhe jashtë PD, ka shtuar se fundmi presionin e saj ndaj lidershipit te Bashës, duke perdorur teza, deri dje te kundershtareve te tij.

Lëvizja “Basha ik”, a po paralajmëron Grida Duma mbështetjen e saj?

Grida Duma është shfaqur këto ditë të fundit pushimesh në një intervistë televizive, për emisionin “Treshat”, në Vizion Plus (një emision veror), ku të nxehtit të gushtit, i ka rritur ‘temperaturat’ me disa deklarata të forta politike. Grida Duma ka sulmuar klasën politike në vend, duke e akuzuar se ‘ka prishur garën dhe meritokracinë’.  “Mungon gara reale në shkolla, mungon gara në administratë, gare për një vend pune, mungon gara e ndershme mes bizneseve, mungon gara për tu rritur në një vend pune, mungon gara e mendimeve në politikë, mungon dhe gara reale me zgjedhje të lira mes partivë dhe brenda partive politike…. një mungesë meritokracie që prodhon mediokritet dhe ndalon zhvillimin e shoqërisë përvecse pamundëson rritjen e individit të spikatur, te formuar!”.

“Ne do t’i qajmë gjatë garuesit më të mirë, që kemi humbuar, ata që e kanë lënë Shqipërinë edhe duke pranuar që ta nisin garën nga një nivel më poshtë, vetëm e vetëm që të provoheshin t’ia dilnin. Shkuan atje ku nuk i njeh askush, ku nuk i pret askush, atje ku nuk njohin ndoshta as gjuhën as kulturën, por prapë shkojnë se kanë besim tek vetja se ia dalin; këta njerëz kemi humbur ne! Ata që ia dalin!”, ka thënë ndër të tjera Duma, duke konfirmuar në fakt, se mesazhi i saj shkon direkt për partitë politike, “dhe nuk jam këtu për të folur vetëm për mungesën e garës në votime, ajo është vetëm maja e ajsbergut, mungesa e garës është në çdo element të jetës, dhe madje duhet thënë që në përgjithësi nuk ka garë në vetë organizatat politike”.

Po përse e bën Grida Duma një deklaratë të tillë? Në janar të këtij viti, pa nisur aksioni opozitar, kryedemokrati Lulzim Basha bëri disa ndryshime në sekretariate. Në mënyrë të papritur, ai la pa post Grida Dumën, që mbante rolin e  drejtueses për Marrëdhëniet me Publikun në PD, dhe Ervin Salianjin, mik i Dumës, që gjithashtu mbante postin e Aksionit Qytetar. Në këto kushte, Duma dhe Salianji u shfaqën shumë të mërzitur në janar të këtij viti, teksa ish-deputetja demokrate do të deklaronte se “vlerësohem nga demokratët”. Në kushtet kur lëvizja “Basha ik”, që ka në fokus zgjedhjet në PD, e shprehur publikisht nga nismëtarët e kësaj lëvizje, deklarata e Grida Dumës në një kohë të tillë, duket sikur indirekt mbështet këtë lëvizje. Në fakt, këtë nuk mund ta themi, por fakti që Grida Duma ka folur gjatë për zhdukjen e ‘garës’ dhe ‘meritokracisë’ brenda partisë, në vigjilje të nisjes së kësaj lëvizje, lë të kuptosh edhe një mbështetje të heshtur të saj ndaj kësaj lëvizje, ashtu si shumë drejtues të lartë të PD.

Por në fakt, ky argument merr përgjigje nga vetë Grida Duma, e cila më poshtë ka deklaruar edhe ambiciet e saj në politikë. Duket se ka një ngjashërmi të pikëpamjes së saj me atë të lëvizjes “Basha ik”, që kërkojnë ‘fitoren e grupit, dhe jo të një individi’. “Kam vetëm një qëllim në politikë jo një post, jo një status, por të bëjmë të mundur të fitojë grupi, shoqëria dhe Shqipëria, duke shtruar rrugën për më të aftët dhe duke bërë rregulluar që të mos fitojë vetëm njëri! Të zhdukim kulturën e njëshit, “unë jap unë marr unë vë në heq” kjo e ka shkatërruar atë vend plotësisht. Grupi, njerëz të rinj që marrin përgjegjësi dhe bashkëpunojnë”, ka thënë Grida Duma./Realstory.al/

Skip to toolbar