Panik në Angli, ‘huliganët’ kthehen në stadiume, plas grushti në Chelsea-Leicester

Foto që do të shihni në këtë shkrim, nuk tregojnë skena në ndonjës stadium shqiptar (ku zakonisht jemi mësuar të shohim grushte mes tifozëve). As më shumë e as më pak, në vendin që dikur kishte huliganët më të mëdhenj të futbollit, të cilët i rehabilitoi me ligje të ashpra, dhuna në shkallët e stadiumit është rikthyer.

Konkretisht, gjatë ndeshjes së javës së dytë të Premier League, mes Chelsea dhe Leicester në “Stamford Bridge”, u regjistruan disa skena sherri që degjeneruan me grushte mes tifozëve.

Madje, sherri i regjistruar në ndeshjen e së dielës, ishte shumë pranë bankinave të dy skuadrave. Mediat angleze kanë qenë kritike ndaj sigurisë në stadiume, duke e përshkuar situatën në fjalë si “tundje të sigurisë në rreshtin e parë të tifozëve”.

Ngjarja ndodhi mes tiofzëve të Chelsea, që shpërthyen në të bërtitura dhe të shara me njëri-tjetrin. Nuk dihen arsyet e incidentit, por ai ndodhi vetëm pak pasi Leicester shënoi golin e barazimit ndaj Chelsea, gjë që ka irrituar tifozët e “Bluve”.

Skena të tilla u regjistruan edhe në ndeshjen mes Liverpool dhe Southampton në ndeshjen e një dite më parë, çka detyroi policinë të ndërhynte për të parandaluar një përshkallëzim të situatës. Këto situata dhune kanë ngjallur kujtime të hidhura për anglezët, të cilët vetëm disa dekada më parë, kanë përjetuar skena të shmëtuara dhe dramatike të dhunës në stadiume.

Grushte e gjak në koncertin e Alban Skënderajt, ndërhyn policia

Një përleshje e përgjakshme ka ndodhur mes të rinjve në koncertin e Alban Skënderajt në Prishtinë, gjë që ka sjellë ndërprerjen e performancës së këngëtarit.

Ka qenë vetë këngëtari që i ka bërë thirrje policisë të ndërhyjë dhe ka bërë thirrje për qetësi mes të rinjve.

Siç shihet edhe nga pamjet e videos së mëposhtme, të rinjtë janë zënë me grushte dhe njëri prej tyre është gjakosur në fytyrë.

Po fatmirësisht ndërhyrja e punonjësve të sigurimit ka bërë që palët të ndahen dhe gjithçka të qetësohet e të kthehet në normalitet.

Sherri ndodhi në sheshin ku ishin mbledhur një numër i madh njerëzish që ndiqnin koncertin.

Ndërkohë policia e Kosovës ka konfirmuar se ka arrestuar gjashtë persona, dy prej tyre janë lënduar.

Plas skandali në Gjermani, grushte në stërvitjen e Bayern (foto)

Ngjarjet me dhunë dhe sherre në futboll nuk ndodhin vetëm në Shqipëri. Madje, jo vetëm në ekipe inferiore apo të dorës së dytë. Të tilla ngjarje, madje grushte sade në stërvitje, ndodhin dhe në ekipet elitare.

Rasti i fundit raportohet të ketë ndodhur në Gjermani, pikërisht në një prej seancave stërvitore të skuadrës së Bayren Munich.

Sipas gazetarëve gjermanë, Robert Lewandowski është grindur keq me Kingsley Coman, pasi ky i fundit reagoi ashpër ndaj një kritike nga polaku.

Stërvitja e paradites ka qenë më dyer të mbyllura, ndaj nuk ka video, por raportohet se situata degradoi deri aty sa pati edhe grushte dhe vetëm ndërhyrja e Boateng dhe Sule ndau dy sherrxhinjtë.

Trajneri Niko Kovac ndali stërvitjen dhe foli me dy futbollistët, por me pas e vazhdoi stërvitjen me ta, vendim i habitshëm.

Skip to toolbar