Tatuazhi dedikuar të dashurës ‘tradhton’ hajdutin, arrestohet 19-vjeçari

Një 19-vjeçar shqiptar u arrestua për vjedhjen e një restoranti në Rimini. Identifikimi i tij u bë përmes një tatuazhi që kishte në dorë, me germën ‘G’ dedikuar të dashurës së tij.

Edhe pse i riu ishte i mbuluar me kapuç për të mos u kapur nga kamerat e sigurisë, ai u “tradhtua” nga tatuazhi që kishte në dorë. Pas verifikimeve, ai u arrestua nga polica, ndërsa gjatë kontrolleve në banesën e tij u gjetën dhe objektet e paratë e vjedhura nga restoranti.

Kapet hajduti në Durrës, autor i pesë vjedhjeve

Policia e Durrësit arrestoi një person, i cili dyshohet se është autor i disa vjedhjeve në këtë qytet. Sipas njoftimit zyrtar, në pranga është vënë shtetasi me inicialet E.G., 39 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas dyshohet se është autor i të paktën 5 vjedhjeve të ndryshme në qytetin e Durrësit, katër prej të cilave i kishte zhvilluar vetëm gjatë muajit shtator. Konkretisht, në datën 7 tetor, personi në fjalë dyshohet se vodhi një laptop, një magnetofon dhe një pajisje zëri në kopshtin “Met Hasa”.

Dy ditë para kësaj vjedhje, në datën 5 tetor, ky shtetas dyshohet se vodhi zyrat e Laboratorit të Akuakulturës dhe Peshkimit në Durrës, duke marrë një monitor kompjuteri, GPS dhe një videoprojektor. Në datën 20 shtator, ky person dyshohet se në oborrin e shkollës “Hasan Koçi”, vodhi kabllo elektrike.

Katër ditë para kësaj vjedhje, ky shtetas dyshohet se vodhi Zyrat e Njësisë Administrative nr.12 në Durrës. Ndërkohë, në 14 maj të këtij viti, ky shtetas dyshohet se tentoi të vidhte në “Dispeçerinë e Sëmundjeve të Mushkërive” në Durrës. Sipas policisë, të gjitha vjedhjet janë dokumentuar dhe materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

“Gracka” çon në arrestimin e hajdutit të garazhdeve

Finalizohet më sukses operacioni i koduar “Gracka”, zhvilluar nga policia e Tiranës. Efektivët e komisariatit nr. 3 kanë bërë të mundur arrestimin e një shtetasi që akuzohet për kryerjen e disa vjedhjeve në garazhdet e pallateve.

Arrestohet shtetasi E. P, 41 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për vjedhje. Ai është kapur në flagrancë rreth orës 04:30, në tentativë për të vjedhur në garazhet e një pallati në rrugën “Mujo Ulqinaku”.

Nga veprimet e para hetimore bazuar në mekanizmin, mënyrat, vendin dhe territorin ku kishin ndodhur vjedhjet, dyshohet se ky shtetas është autori për vjedhjen e sendeve dhe materialeve në disa garazhe dhe konkretisht:

Më datë 11.03.2019, në rrugën “Hajredin Shtino”, në garazhin e marrë me qera nga shtetasi A.G, dyshohet se ka vjedhur një kondicioner dhe zinxhirët e gomave të automjetit.

Më datë 20.03.2019, në rrugën ‘’Reshit Çollaku’’, në garazhin e shtetasit E.H., dyshohet se ka vjedhur vegla pune si dhe ka dëmtuar derën e mjetit.

Vijon puna për dokumentimin e ngjarjeve të tjera, duke u bazuar në pamjet filmike.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/802910803410492/
Skip to toolbar