“Gracka” çon në arrestimin e hajdutit të garazhdeve

Më të fundit


Finalizohet më sukses operacioni i koduar “Gracka”, zhvilluar nga policia e Tiranës. Efektivët e komisariatit nr. 3 kanë bërë të mundur arrestimin e një shtetasi që akuzohet për kryerjen e disa vjedhjeve në garazhdet e pallateve.

Arrestohet shtetasi E. P, 41 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për vjedhje. Ai është kapur në flagrancë rreth orës 04:30, në tentativë për të vjedhur në garazhet e një pallati në rrugën “Mujo Ulqinaku”.

Nga veprimet e para hetimore bazuar në mekanizmin, mënyrat, vendin dhe territorin ku kishin ndodhur vjedhjet, dyshohet se ky shtetas është autori për vjedhjen e sendeve dhe materialeve në disa garazhe dhe konkretisht:

Më datë 11.03.2019, në rrugën “Hajredin Shtino”, në garazhin e marrë me qera nga shtetasi A.G, dyshohet se ka vjedhur një kondicioner dhe zinxhirët e gomave të automjetit.

Më datë 20.03.2019, në rrugën ‘’Reshit Çollaku’’, në garazhin e shtetasit E.H., dyshohet se ka vjedhur vegla pune si dhe ka dëmtuar derën e mjetit.

Vijon puna për dokumentimin e ngjarjeve të tjera, duke u bazuar në pamjet filmike.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/802910803410492/


Skip to toolbar