Një helikoptare është rrëzuar në zonën e
Poros në Greqi, dhe si pasojë kanë mbetur të vdekur tre persona. Mësohet se
gjatë orës 15:39 me orën lokale të shtetit fqinj, helikopteri është rrëzuar në
ujë në zonën midis Poros dhe Galatas, pasi ka prekur në telat e energjisë
elektrike. Si pasojë helikopteri është rrëzuar në ujë, duke bërë që të humbin
jetën tre personat që ndodheshin në bord, piloti, një shtetas grek, dhe dy
persona të tjerë rusë.
Pas ngjarjes skuadrat e shpëtimit kanë nisur kërkimet
për nxjerrjen e trupave nga uji, dhe vetëm dy orë pas aksidentit, është bërë i
mundur nxjerrja e tyre në breg. Për shkak të aksidentit ka pasur një ndërprerje
të energjisë elektrike në ishullin Poros dhe zonën e Galatas.
Sipas autoriteteve vendase, energjia
elektrike do të mungojë deri në orët e para të 21 gushtit, pasi është dëmtuar linja
e transmetimit që u bë shkak për rrëzimin
e helikopterit. Mjeti fluturues që u aksidentua në Greqi, ka qenë një
helikopter Agusta A109, ishte nisur nga Kranidi në drejtim të aeroportit të
Athinës “Eleftherios Venizelos”, ku do të dërgonte dy pasagjerët rusë.