Dalin analizat, 61 nxënësit e Postribës helmohen nga…ushqimi

Shkak i helmimit të 61 nxënësve në shkollën “Adem Haxhia” në Postribë të Shkodrës ka qenë salmonela e gjendur në ushqim.

Analizat nxorën përfundimin se shkak i helmimit është bërë prezenca e lartë e salmonelës në ushqimin që kishin konsumuar nxënësit, në një kioskë pranë shkollës gjatë pushimit të tyre.

61 nxënës u paraqitën në spitalin e Shkodrës, me shenja helmimi menjëherë pas konsumit të sanduiçave. Fëmijët shfaqën temperaturë të lartë, të vjella dhe shqetësime të tjera, që vijnë nga helmimi.

Durrës, 14 vjeçarja pi fostoksinë, humb jetën në spital

Një 14 vjeçare ka vendosur t’i jap fund jetës së saj duke pirë fostoksinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Rrashbull në Durrës, ndërsa 14 vjeçarja me iniciale M.H. nuk ka mundur të mbijetojë pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.

E mitura u dërguar në Spitalin Toksikologjik Tiranë ku humbi dhe jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Helmohen 113 persona në Bulqizë, a është uji fajtori?

Gjatë 3 ditëve të fundit janë të shumtë personat që janë shtruar në spitalin e Bulqizës me simptomat e helmimit. Mjekët dyshuan se kjo gjendje ka ardhur si rezultat i ujit të pijshëm, duke detyruar edhe Institutin e Shëndetit Publik të kryente disa analiza të tij.

Nga përgjigja paraprake duket se uji nuk ka pasur ngarkesë mikrobiologjike apo ndotje mikrobiale.

Megjithatë ISHP është në pritje të rezultateve të plota edhe të gjendjes fiziko-kimike dhe toksikologjike të ujit.

“Përgjigja e analizave të para për ujin në Bulqizë. Në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik ka dalë rezultati i një prej analizave mikrobiologjike të ujit të pijshëm marrë në rrjetin ujësjellës, që dyshohet të ketë shkaktuar disa simptoma në banorët e ‘Lagjes së Vjetër’ në Bulqizë.

Përgjigja e mostrës së sjellë nga Shërbimi i Sëmundjeve Infektive, Njësina Vendore e Kujdesit Shëndetësor Bulqizë, në laboratorin e ISHP, ka dalë negative për ngarkesë mikrobiologjike, pra nuk ka ndotje mikrobiale. Për një përgjigje më të plotë për shkaktarin e simptomave tek qytetarët e Bulqizës duhet të presim rezultatet e tjera të analizave nga mostrat e marra nga grupi i ISHP në Bulqizë.

Nga ana e specialistëve të ISHP në zonën ku janë paraqitur më shumë raste, janë marrë mostra uji në rrjetin ujësjellës, këto mostra janë në proces analizimi për parametrat mikrobiologjik, fiziko-kimike dhe toksikologjike (metalet e rënda dhe pesticidet), këto analiza pritet të dalin në ditët në vijim.” – thuhet në deklaratën e ISHP

Uji i pijshëm helmon Bulqizën

30 persona janë shtruar ditën e sotme në spitalin e Bulqizës me shenja helmimi. Mjekët thanë se helmimi mund të ketë ardhur si pasojë e ujit të pijshëm, ndërsa gjendja e pacientëve është aktualisht e stabilizuar.

Ndërkohë për rastin reagoi edhe Ujësjellësi i Bulqizës duke thënë se kanë dërguar analiza në laborator për të kuptuar arsyet.

Skip to toolbar