Berluskoni, nën hetim për bashkëpunim me masakrat mafioze

Një kërkesë për hetimin e ish kryeministrit Silvio Berluskoni për kryerjen e masakrave në 1992-1993 është depozituar pranë Gjykatës së Akreditimeve të Apelit të Palermos. Dorëzimi i kërkesës është konfirmuar nga ‘Corriere Della Sera’, e cila deklaron se Berluskoni do të hetohet në Firence, si pjesë e dosjes hetimore për masakrat mafioze të viteve 1992-1993 në Romë dhe Milano.

Kërkesa për hetim ndaj tij vjen pas përgjimeve që i janë bërë në burg mafiozit Giuseppe Graviana, i cili e  përcakton atë si “kapo,” lideri i “Forca Italia’ apo edhe ‘Berluska’ gjatë diskutimeve të tij me të tjetër mafioz të arrestuar. Giuseppe Graviano është një nga krerët e mafies së familjes Brancaccion, pjesë e Cosa Nostra.

“Berluska më kërkoi me mirësjellje … për të ishte urgjente… por në atë kohë kishte njerëz të moshuar dhe ai më tha se do të donte një gjë të këndshme “. Sipas prokurorëve italiane kjo frazë e tij mund të jetë e lidhur me masakrat e 92-93, ku Cosa Nostra ndërmori një seri sulmesh me autobomba ndaj forcave policore, gjykatësve, politikanëve me qëllim dobësimin e Shtetit për të realizuar një ‘negociatë’ midis Shtetit Italian dhe ‘Cosa Nostra’. Gjatë përgjimeve Graviano e cilëson Berluskonin si tradhtar dhe mosmirënjohës, i cili kur u bë kryeministër, do të linte njerëz të pafajshëm të kalben në burg.

Ndërsa sipas një tjetër të burgosurit, Alberto Lorusso deklaron se  ish shefi i Cosa Nostra, Totò Riina i kishte thënë atij për Silvio Berluskonin se “ai çdo 6 muaj na jepte 250 milion”, ndërsa shton se Totò Riina dhe Berluskoni nuk janë takuar kurrë.

Megjithatë ish-kryeministri është nën hetim në Firence mund të përdor të drejtën e tij për të heshtur. Sipas avokatëve mbrojtës Coppi dhe Ghedini, ndaj Berluksonit nuk ka fakte dhe se ai nuk ka pse të shprehet në lidhje me këtë.  I thirrur për 3 tetor për të dëshmuar, ish-kryeministri e refuzoi ftesën, duke pretenduar se ai nuk mund të ishte i pranishëm në atë datë për shkak të angazhimeve institucionale në Parlamentin Evropian.  

Përhapën fake news, rrezikojnë 5 vite burg

Pas shoqërimit në komisarit të gazetarëve të portalit Syri.net dhe gazetës Shekulli, gjatë të hënës sektori i Anti-Terrorit në polici ka zgjeruar rrethin e personave që po hetohen për akuzën e shpërndarjes së lajmeve të rreme që shkaktojnë panik tek njerëzit.

Report Tv i referohet burimeve nga Anti terrori ndërsa bën të ditur se oficerët e kësaj njësie kanë marrë në pyetje gjatë të hënës, kryeredaktorin e portalit Syri.net dhe personat e tjerë, ashtu si dhe gazetarin Aurel Rakipllari lidhur me lajmin që shkaktoi panik në Tiranë dhe Durrës dhe bëri që shumë njerëz të kalonin natën në rrugë dhe sheshe nga frika e tërmetit. Ndërkohë që shoqërimet pritet të vijojnë. Sipas burimeve nga Anti-Terrori do të pyeten të gjithë personat që kanë dijeni.

Shpërndarja e lajmeve të rreme me qëllim që shkaktojnë kaos dhe panik përben vepër penale dhe në bazë të nenit 267 dënohet deri në 5 vite burg.

Gazetarja e Shekullit online  Daniela Grica në një postim në rrjetet sociale bënte të ditur se persona të tjerë e kanë ndryshuar lajmin e saj, dhe kanë bërë montazh sikur e ka hedhur ajo. Grica nuk përmend emra, por hedh akuza se këta persona e kanë bërë qëllimisht deformimin që të krijonin panik. “Nuk e di! Nuk e di kush, pse, çfarë kërkoi ai apo ajo që modifikoi atë foto. Sepse ai nuk është një lajm, i shpërndarë me link, është një foto e modifikuar me fotoshop që përhapi panik”, shprehet Grica.

Edhe kryeministri Rama në një reagim të tij i cilësoi çnjerëzore dhe dashakeqëse lajmet e rreme të shpërndara të dielën në darkë në media, ndërsa tha se synohet të krijohet kaos.

Mbrëmjen e së dielës në rrjetet sociale dhe në disa portale qarkulloi lajmi se në orën 23:30 do të binte një tërmet shumë i fuqishëm. Ky lajm bëri që shumë banorë të Tiranës të dilnin në rrugë dhe në sheshe. Gjatë të hënës sizmiologët kanë qetësuar njerëzit ndërsa kanë bërë thirrje të mos u besojnë lajmeve të tilla pasi tërmetet janë dukuri natyrore që nuk parashikohen nga askush./realstory.al

Vrasja e Festim Latos, reagon policia holandeze: Nuk është identifikuar ende

Pas lajmit për vrasjen në Holande në një atentatet të Festim Latos, i vetëshpallur si presidenti i Republikës së Çamërisë, ka reaguar për herë të parë policia holandeze.

Në njoftimet në faqen e tyre zyrtare në Twitter, efektivët holandezë shkruajnë se viktima nuk është identifikuar ende, por dyshohet se bëhet fjalë për një shtetas polak.

“S’kemi ende një konfirmim përfundimtar. Hetimi për identitetin e viktimës po përparon, mund të jetë nga Polonia,”– shkruhet ndër të tjera në njoftime.

Lajmi se presidenti i vetëshpallur i Republikës së Çamërisë, Festim Lato është ekzekutuar në Holandë nga persona ende të paidentifikuar është bërë publik nga familjarët. U përfol se Lato kishte borxhe tek kompani dhe individë privatë në shumën e miliona eurove. Ndërkohë që ende nuk kishte asnjë njoftim zyrtar nga policia holandeze për këtë lajm.

Skip to toolbar