Historia e rrallë, me një Twitter gjen pas 25 vjetësh personin që i dhuroi një biçikletë

Historia e Mevan Babakar  ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. 29-vjeçarja me orgjinë kurde nga Iraku, ka treguar historinë e saj për Euronews, kur në moshën pesë vjeçare u larguar prej vendit të saj duke kërkuar azil në një kamp refugjatësh në Hollandë. Familja kurde e Evan Babakarit u largua nga Iraku në vitet 1990, duke kaluar rrugën përmes Azerbajxhanit, Turqisë, Rusisë dhe përfundoi në një kamp refugjatësh në Zwolle.

“Kujtimet e mia më të mëdha nuk lidhen me vetë kampin, por me mirësinë që gjeta në të”, është shprehur 29-vjeçarja kurde, që tashmë jeton në Londër. Gjatë kohës së qëndrimit në kamp, Mevan ka mësuar për herë të parë përdorimin e kompjuterit, u bë pjesë e fëmijëve që punonin në kamp dhe në këmbim merrnin një akullore, ndërsa pjesa më e bukur për të, ka qenë një biçikletë dhuratë që i kishte falur një punëtor i kampit.

“Biçikleta ishte gjëja më e mrekullueshme që kisha marrë ndonjëherë në jetën time. Kjo më bëri të ndihem jashtëzakonisht e veçantë dhe e vlerësuar në një mënyrë që nuk e kisha parë më parë”, është shprehur ajo. Një çerek shekulli më vonë, tashmë në moshë 29-vjeçare dhe drejtuese e teknologjisë në organizatën e kontrollit të fakteve me seli në Londër, “Full Fact”, Mevan vendosi të gjente dhuruesin e biçikletës, kur ishte në moshën 5 vjeçare në kampin e refugjatëve në Hollanë, për t`i thënë faleminderit.

Ajo shkoi në Hollandë për të gjetur dhe falënderuar punëtorin e kampit që i dhuroi biçikletën, por kërkimet shkuan më kot. Para se të largohej, ajo vendos të shkruajë një status në Tëitter, duke publikuar foton e saj me biçikletë kur ishte në kamp, dhe rezultatet nuk vonojnë. Komuniteti lokal në Zëolle bën retëeet statusit të saj, dhe brenda 24 orësh ajo gjen dhuruesin e biçikletës, kur ishte vetëm 5 vjeç në kampion e refugjatëve në Hollandë.

“Unë vetëm kërkova të di emrin e tij … brenda 24 orësh jo vetëm që e kishim gjetur atë, por unë isha duke trokitur në derën e tij të përparme”, është shprehur ajo. “Takimi me Egbert ishte si të takoja një anëtar të vjetër të familjes”, tha ajo për Euronews. Edhe pse Egbert mendonte se biçikleta ishte një gjest shumë i vogël për të bërë një bujë kaq të madhe, ai tha se ishte i kënaqur që ishte çelësi për t’i ritakuar përsëri vajzën kurde.

Mbyllet pjesa e parë Portugali-Hollandë, s`ka gola në “Estádio do Dragão”

Është mbyllur 0-0 pjesa e parë e finales së Nations League mes Portugalisë dhe Hollandës, që është duke u luajtur në Porto. Skuadra vendase ka pasur disa raste të mira shënimit gjatë pjesës së parë, por Hollanda ka kontrolluar lojën duke pasur gjatë 45` minutave të para kontrollin e topit.

Të dyja skuadrat janë treguar të kujdesshme gjatë pjesës së parë, teksa kanë munguar rastet korrektete për shënim. Megjithatë, Portugezët kanë pasur disa gjuajtje drejt kuadratit, por pa arritur të krijojnë rrezik potencial.

FOTO NGA REALSTORYAL

Portugalia dhe Hollanda janë dy ekipet e para finaliste të këtij kompeticioni, i cili nisi dy vjet më parë si një projekt i ri i futbollit evropian nga UEFA, që synonte të ulte nurmin e ndeshjeve miqësore, dhe rritjen e të ardhurave për ekipet pjesëmarrëse në Nations League.

Drejtori “Realstory.al”, Sokol Balla sjell pamje dhe foto ekskluzive nga stadiumi ku është duke u zhvilluar ndeshja finale e Nations League. Ekipi fitues i kësaj finaleje do të arkëtojë mbi 10 milionë euro si shpërblim nga UEFA si dhe kualifikimin në Euro 2020.

Portugali-Hollande live nga Porto

Gepostet von RealStory.al am Sonntag, 9. Juni 2019
Skip to toolbar