Rihapet Taxh Mahali në Indi, prej 6-muajsh qëndroi i mbyllur prej pandemisë Covid-19

Taxh Mahali, atraksioni i famshëm turistik në Indi do të rihapet pas mbylljes 6-mujore.

Me 70 mijë vizitorë në ditë Taxh Mahali bëhet një nga vendet më të vizituara në botë, por tashmë do të ketë vetëm 5 mijë në 24 orë.

Autoritetet indiane kanë marrë masat për të rihapur Taxh Mahalin me masa ndaj COVID-19. Herët e fundit kur u mbyllur Taxh Mahali ishte në 1978 dhe 1971, por jo prej pandemive, por prej përmbytjeve dhe luftërave.

India sot përballet me pandeminë teksa është vendi i dytë në botë pas SHBA që shënon shifrat më të larta të të infektuarve dhe viktimave nga COVID-19.

Shirat shembin ndërtesën, 4 të vdekur, mbi 30 të bllokuar nën rrënoja

Në ndërtesë është shembur duke shkaktuar të paktë  4 viktima dhe mbi 30 të tjerë të bllokuar nën rrënoja. Ngjarja e rëndë ndodhi në Mumbai në Indi, ndërsa autoritete shprehen se numri i viktimave pritet të rritet. 

Ndërtesa katërkatëshe është shembur si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që ndodhin gjatë stinës musonike në vend.

Tre skuadra nga Forca Kombëtare e Reagimit të Katastrofave dhe shumë forca zjarrfikëse e policore ndodhen në vendin e ngjarjeve në kërkim të të mbijetuarve nën rrënoja.

Rrëzohet tenda në Indi, 14 të vdekur, mbi 50 të plagosur

Të paktën 14 vetë humbën jetën dhe më shumë se 50 persona u plagosën si pasojë e rrëzimit të një tende të madhe, që ishte ngritur për festimet e një feste fetare në Indi. Tenda u rrëzua si pasojë e shirave dhe erërave të forta, ndërsa në momentin e ngjarjes mbi 300 besimtarë ishin mbledhur për të kryer ritet fetare.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Rajastan, ndërsa një pjesë e personave humbën jetës si pasojë e korrentit nga shkëputja e kavove elektrike.

‘Pamë pjesë të ndryshme të tendës të binin mbi njerëzit, duke i lënë ato të plagosur” thanë disa nga dëshmitarët, ndërsa policia akuzoi organizatorët e festës së duhet të kishin shkëputur energjinë elektrike në momentin që kishte shira të rrëmbyeshëm, një praktikë kjo që ndiqet shpesh në Indi

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave duke konsideruar ngjarjen tragjike ‘ një fatkeqësi të madhe për vendin”.

Dyshoi se e tradhtoi, i pret kokën gruas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi, ku një burrë i ka prerë kokën bashkëshortes së tij, pas dyshimeve se ajo e tradhtonte me fqinjin e tyre. Autori, 30-vjeçari Abhijit Das, u vetëdorëzua në polici së bashku me kokën e të shoqes në duar.

Ai deklaroi në polici se dyshonte se e shoqja e tradhtonte dhe për këtë arsye e vrau. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Bengali.

Pas arrestimit, policia shkoi në banesën e autorit ku gjeti trupin e gruas të mbuluar në gjak.

Zjarri në shkollë u merr jetën 20 studentëve, dhjetëra të plagosur

Të paktën 20 studentë kanë humbur jetën në një shkollë private në Indi, pasi një zjarr ka shpërthyer në një klasë me 50 nxënës. Përveç viktimave, të gjithë nën moshën 20 vjeçare, kanë mbetur të plagosur edhe 20 studentë të tjerë raportojnë autoritetet indiane.

Zjarri mendohet se ka nisur për shkak të një defekt elektrik në sistemin e kondicionimit. Nxënësit mbetën të bllokuar pasi zjarri ra pikërisht pak para shkallëve dalëse, duke bërë që disa prej tyre të hidheshin nga ndërtesa.

Autoritete në Indi kanë arrestuar njërin nga pronarët e shkollës, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike.

Cikloni “Fani” shkakton viktimat e para në Indi

Një nga ciklonët më të fortë tropikal në këto 20 vitet e fundit, kështu është cilësuar stuhia që po godet aktualisht Indinë.

Deri tani janë shënuar 7 viktima dhe pritet që numri i tyre të rritet në ditë në vazhdim, ndërsa mbi 1 milionë njerëz janë evakuuar nga zanat ku cikloni “Fani” pritet të ketë fuqinë e tij më të madhe shkatërruese.

Cikloni “Fani” është klasifikuar si një stuhi e Kategorisë 4 me erëra që shkojnë 240 kilometra në orë. Stuhia pritet të dobësohet ndërsa shkon drejt Kalkuta, një nga qytetet më të populluara të Indisë, dhe Bangladeshit. Goditjen më të fortë ky ciklon e ka pasur në 1999 ku la pas 10 000 viktima.

Skip to toolbar