Juventus është në kërkim të një trajneri të ri, pas vendimit për shkarkimin e Massimiliano Allegrit pak ditë më parë. Emra brenda dhe jashtë Italisë janë përfolur në media si kandidat të mundshëm për të drejtuar “Zonjën” sezonin e ardhshëm. I fundit në radhë është ai i trajnerit aktual të Lazios, Simone Inzaghi.
Trajneri i “Biancocelestit” arriti të fitonte Kupën e Italisë me Lazion së fundi, duke e mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin, ndonëse dështoi për t`a kualifikuar ekipin në Champions League. Megjithatë, puna e tij te Lazio është e konsiderueshme për atë që ka arritur deri më tani me ekipin kryeqytetas.
Ndaj Juventus duket se ka parë një trajner që plotëson kërkesat e klubit për të drejtuar skuadrën sezonin e ardhshëm. Mirëpo kjo gjë duket e vështirët të ndodhë. Është presidenti i klubit, Claudio Lotito ai që i ka mbyllur derën çdo mundësie për largimin e Inzaghi-t.
Në një intervistë për radio “Kiss Kiss” në Itali, numri një i klubit të Lazios ka deklaruar se Inzaghi do të jetë trajner i tyre edhe për këtë sezon që vjen. “Inzaghi është trajneri ynë. Ai te Juventus? Nuk kam dëgjuar kurrë për një gjë të tillë”.
“Inzaghi është trajneri ynë, ai në Juventus? Nuk i kam dëgjuar kurrë”. Ai ka treguar lidhjen që ka me klubin. Kur unë erdha te Lazio ai ishte lojtari i parë që tregoi gatishmëri për të negociuar kontratën e tij. I premtova se do ta bëja atë trajner dhe ai fitoi gjithçka. Arriti në ekipin e parë”, ka thënë Lotito.