James Bond dëmtohet gjatë aksionit

Agjenti i famshëm 007 James Bond nuk e ka njohur kurrë frikën dhe lëndimin nga kriminelët e rrezikshëm që lufton, por duket se e ka gjetur nga një rrëshqitje e vogël.

Ylli 51-vjeçar Daniel Craig, i cili luan edhe James Bond, është aksidentuar gjatë një skene filmimi, duke pezulluar kështu xhirimet.

Sipas të përditshmes “The Sun”, Craig dëmtoi kyçin e këmbës në Xhamajka dhe ka shkuar në SHBA për të marrë trajtimin e duhur.

Sipas një burimi “Danieli ishte duke vrapuar gjatë xhirimeve të filmit “Bond 25”, kur ai rrëshqiti dhe lëndoi kyçin e këmbës. Ai u mërzit për çfarë ndodhi dhe shpreson të shërohet sa më shpejtë në mënyrë që xhirimet e filmit të mos vonohen më shumë.”

Skip to toolbar