Japonia është duke përjetuar një situatë të vështirë në lidhje me katastrofat natyrore. Vendi u godit të shtunën nga një tërmet i fortë me magnitudë 5.3 i shkallës Rihter duke u shoqëruar me lëkundje më të lehta më pas, ndërkohë që është përfshirë edhe nga stuhia më e fortë e 60 viteve të fundit.
Tajfuni “Hagibis”, e karakterizuar nga shira të rrëmbyeshëm, përmbytje, rrëshqitje dherash dhe era të fuqishme, kanë paralizuar pjesën më të madhe të shtetit, ndërsa situata pritet të përkeqësohet në orët në vazhdim. “Hagibis” ka paralizuar tërësisht Tokyon dhe një pjesë të mirë të Japonisë, ndërsa “vizitën” e fundit ky tajfun e kreu 60 vite para ku la të vdekur 1200 persona.
Transporti publik, trenat, metrotë e autobusët por edhe avionët janë të gjithë të paralizuar, ndërsa shumë banesa janë shkatërruar.
Autoritetet bënë thirrje për evakuim të rreth 7 milionë banorë, që ndodhen në zonat më të rrezikuara nga stuhia.