Anijet me qindra të vdekur që zbarkojnë në brigjet e Japonisë

BOTA


Koreano-veriorët po vdesin urie dhe këtë e ilustrojnë më së miri anijet plot me kufoma në bordin e tyre, që shfaqen shpesh brigjeve japoneze. Teksa lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un ekspozohet duke blerë makina miliona dollarësh, populli i tij është në varfëri të tejskajshme.

Mijëra peshkatarë, detyrohen të qëndrojnë për ditë me radhë në det të hapur, pasi nuk mund të kthehen pa kapur sasinë e duhur të peshkut për autoritetet. Nëse nuk realizojnë kuotat, u hiqet licenca e peshkimit dhe mund të dënohen me burgim. Mungesa e karburantit për shkak të sanksioneve, lë në mes të detit shumë motobarka. E mbetur në mëshirën e detit, anije të tilla enden për ditë të tëra në det. Ekuipazhit i mbaron uji dhe buka dhe në fund vdesin urie. Kur detit i sjell barkat në breg, trupat e pajetë mbi to, kanë kohë që janë dekompozuar.


Anijet e para që u shfaqen në brigjet e Japonisë tmerruan fillimisht shumë nga banorët e fshatrave japonez, por autoritetet sqaruan shpejt dramën që kishte ndodhur.  




Skip to toolbar