Juncker: Refuzimi i Shqipërisë, gabim historik! Luli: Faji i qeverisë

Kryeministri Edi Rama e nisi ditën duke publikuar një tjetër foto ku citon qëndrimet e Presidentit të Komisionit Europian dhe kreut të PD-së, në lidhje me arsyet e mos hapjes së negociatave.

Në qëndrimin e Presidentit të KE, Jean Claude-Juncker, Rama citon: “Refuzimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është një ‘gabim historik’. Nëse duam të respektohemi, duhet të mbajmë premtimet”, citohet Juncker nga Kryeministri Edi Rama.

 Ndërkohë, shefi i qeverisë citon dhe kryedemokratin Lulzim Basha, i cili shprehet: “Vendimi për të mos hapur negociatat është dështim i qeverisë shqiptare”, citohet kreu i PD.

Prej ditës së hënë, Kryeministri Edi Rama nisi një seri publikimesh duke cituar zyrtarët më të lartë të Bashkimit Europian, si Donald Tusk, Angela Merkel, Giuseppe Conte etj, të cilët i vendos përballë qëndrimit të Lulzim Bashës që fajëson qeverinë për mos hapjen e negociatave.

Tronditet KE, Jean-Claude Juncker i nënshtrohet operacionit në tëmth

Kreu në largim i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, ka ndërprerë pushimet e tij në Austri, pasi do  t`i nënshtrohet një operacioni urgjent. Sipas mediave ndërkombëtare, të cilat citojnë stafin e kreut në largim të KE, mësohet se Juncker do të heq fshikzën e tëmthit.

“Jean-Claude Juncker u desh të ndërpres pushimet në Austri për arsye mjekësore. Ai u dërgua përsëri në Luksemburg, ku do t’i nënshtrohet një kolecistektomie urgjente (heqja kirurgjikale e fshikëzës së tëmthit)”, ka thënë zyra për shtyp e Juncerk, duke theksuar se “kjo është zakonisht një procedurë rutinë mjekësore”.

Juncker, ish kryeministër i Luksemburgut, shëndeti i të cilit ka qenë subjekt i spekulimeve të shumta midis politikanëve, analistëve dhe mediave të BE-së për vite me radhë, do të tërhiqet në 31 tetor si President i Komisionit Europian.

Ai do të zëvendësohet nga konservatoria gjermane Ursula von der Leyen, gruaja e parë që do të drejtojë institucionin që propozon ligje të BE-së, politikat e ekonomive të të gjithë anëtarëve të bllokut dhe negocion marrëveshje tregtare në të gjithë botën.

Skip to toolbar