Tronditet KE, Jean-Claude Juncker i nënshtrohet operacionit në tëmth

AKTUALITET


Kreu në largim i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, ka ndërprerë pushimet e tij në Austri, pasi do  t`i nënshtrohet një operacioni urgjent. Sipas mediave ndërkombëtare, të cilat citojnë stafin e kreut në largim të KE, mësohet se Juncker do të heq fshikzën e tëmthit.

“Jean-Claude Juncker u desh të ndërpres pushimet në Austri për arsye mjekësore. Ai u dërgua përsëri në Luksemburg, ku do t’i nënshtrohet një kolecistektomie urgjente (heqja kirurgjikale e fshikëzës së tëmthit)”, ka thënë zyra për shtyp e Juncerk, duke theksuar se “kjo është zakonisht një procedurë rutinë mjekësore”.


Juncker, ish kryeministër i Luksemburgut, shëndeti i të cilit ka qenë subjekt i spekulimeve të shumta midis politikanëve, analistëve dhe mediave të BE-së për vite me radhë, do të tërhiqet në 31 tetor si President i Komisionit Europian.

Ai do të zëvendësohet nga konservatoria gjermane Ursula von der Leyen, gruaja e parë që do të drejtojë institucionin që propozon ligje të BE-së, politikat e ekonomive të të gjithë anëtarëve të bllokut dhe negocion marrëveshje tregtare në të gjithë botën.




Skip to toolbar