Sarri gati për Juven, Chelsea mendon për Lampard

Maurizio Sarri pret të prishë kontratën me Chelsea, duke patur mundësi për të firmosur me Juventusin. Drejtuesit e klubit italian tashmë janë gati të nënshkruajnë me mbrojtësin e krahut të djathtë të Tottenham, Kieran Trippier, përpara se të mbrrijë Maurizio Sarri në Torino.

Në sezonin e tij të parë në “Stamgord Bridge”, Sarri i siguroi Chelsea Champions LEague, ndërsa fitoi së fundi edhe Europa League. Megjithatë, Sarri ka pasur kritika të shumta gjatë këtij sezoni nga shumë njerëz afër klubit të Chelsea.

Trajneri 60-vjeçar ka pasur të premten një takim me drejtoreshën e Chelsea, Marina Granovskaia. Sarri ka shprehur dëshirën për tu larguar nga klubi, ndërsa Granovskaia ka thënë se për këtë duhet të bisedojë me presidentin e klubit Roman Abramoviç.

Sky Sport raporton se nuk do të ketë pengesë në rrugën e Sarrit për të marrë drejtimin e Juventusit. Ndërkohë, Chelsea po mendon që të rikthejë një ish, si pasues të Sarrit në stolin e Bluve. Bëhet fjalë për trajnerin aktual të Derby, Frank Lampard, i cili shumicën e karrierës së tij e ka të lidhur me klubin londinez.

Agnelli takon Sarrin në Azerbajxhan, ndërmjetës është një…shqiptar

Juventus është në kërkim të një trajneri të ri, pas shkarkimit të Masimilliano Allegrit. Zonja ka nisur kërkimet, teksa mediat kanë publikuar shumë emra, nga Ancelotti, Guardiola, Pochetino e Maurizio Sarri.

Në fakt ky i fundit duket se do të jetë dhe kandidati më i mundshëm për të drejtuar Juven sezonin e ardhshëm. “Tuttosport” ka zbuluar dhe ka publikuar një foto këtë të mërkurë, ku shihet presidenti i Juventusit Andea Agnelli në një hotel në Baku të Azerbajxhanit. Në fakt, deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme.

Në fakt, Agnelli ka zgjedhur të qëndrojë, ndoshgta për të ndjekur finalen e Europa League sonte në mbrëmje, në hotelin ku është duke qëndruar ekipi i Chelsea.

Media italiane shkruan se mëngjesin e kësaj të mërkure ka pasur dhe një takim mes Agnellit dhe Sarrit, ku gjasat janë që të dy të kenë biseduar edhe për arritjen e një marrëveshje të mundshme.

Në tavolinë ka qenë i pranishëm dhe agjenti shqiptar Fali Ramadani, i cili është duke bërë ndërmjetësin në negociatat mes Sarrit dhe Agnellit.

Tashmë priten zhvillimet e reja nga kampi bardhezi, ku ndoshta pas finales së sotme të Champions League, Sarri mund të rikthehet në Itali.

De Ligt bëhet çështje për Barcelonën, Juventus gati të përfitojë

Transferimi i kapitenit të Ajax-it, Matthijs De Ligt drejt Barcelonës po kthehet në çështje. Në fakt, prej kohësh palët (Barcelona dhe Ajax) dukeshin se kishin arritur marrëveshje, ashtu sikundër ka ndodhur edhe me De Jong. Mirëpo, sezoni i shkëlqyer që ka bërë 19-vjeçari me ekipin holandez, ka bërë që të rriten pretendimet financiare nga lojtari dhe agjenti i tij Mino Rajola.

Në fakt, ky i fundit, duket se është bërë dhe shkaku kryesor i mos pasjes së një marrëveshje deri më tani. Rajola kërkon të përfitojë një shumë të konsiderueshme nga transferimi i lojtarit drejt një klubi tjetër. Ndaj, mediat katalanase, konkretisht gazeta Sport, ka shkruar sot se Barcelona mund të tërhiqet nga tratativa për të bindur De Ligt.

Kështu, Manchester United mund të rikthehet në skenë për të përfituar nga kjo lëvizje e Barcelonës, duke i ofruar lojtarit të Ajax pagën e kërkuar me rreth 14 milionë euro në vit. Por në Itali mediat shkruajnë se Juventus është gati të futet në garë për De Ligt, duke ofruar përmbushjen e kërkesave të agjentit dhe lojtarit.

Megjithatë, mbrojtësi ka deklaruar se do t`i pëlqente të luante me shokun e tij të skuadrës De Jong, i cili do të bashkohet me Barcelonës sipas një marrëveshje të arritur më herët.

Guardiola trajner i Juventusit ishte Fake News, ja e vërteta!

Gjatë ditës së djeshme, një gazetar italian bëri një twitter, ku shkruante se Pep Guardiola kishte rënë dakord për të trajnuar Juventusin në sezonin e ardhshëm. Lajmi bëri xhiron e mediave ndërkombëtare, duke zënë vend në faqet kryesore të tyre.

Lajmi i publikuar nga gazetari italian Adriano Del Monte, ku shkruhej se ishte arritur marrëveshja mes Pep Guardiolës dhe Juventusit!

Mirëpo duket se gjithçka ka qenë një “Fake News”, pasi drejtuesit e Manchester City-t e kanë përgënjeshtruar këtë lajm. Anëtari i bordit të drejtorëve te Manchester City, Alberto Galassi ka folur sot për mediat duke mohuar një marrëveshje të mundshme mes Juventus-it dhe Pep Guardiola-s.

Fola me Nedved (drejtor i Juves) dhe kemi pasur një të qeshur të madhe. Pep do të qëndroje me ne, ai është një profesionist serioz. Ne jemi vërtet qesharak. U befasova shumë kur lexova një lajm me titull të madh. Trajneri dëshiron të qëndrojë dhe ka ende dy vjet të tjera kontratë”.

Për më tepër, çdo klub, dhe Juve është një klub i strukturuara, i organizuar dhe mirë menaxhuar, kurrë nuk do të kishte lejuar dhënien e një lajmi të tillë. Gjëja e parë që bën një klub serioz është të kontaktojë klubin tjetër, pasi Guardiola është nën kontratë. Manchester City nuk mund të jetë në errësirë, gjithçka ishte tërësisht e pabazë”, ka thënë drejtuesi i Qytetarëve.

Lotito i mbyll dyert Juves: Inzaghi është trajneri ynë!

Juventus është në kërkim të një trajneri të ri, pas vendimit për shkarkimin e Massimiliano Allegrit pak ditë më parë. Emra brenda dhe jashtë Italisë janë përfolur në media si kandidat të mundshëm për të drejtuar “Zonjën” sezonin e ardhshëm. I fundit në radhë është ai i trajnerit aktual të Lazios, Simone Inzaghi.

Trajneri i “Biancocelestit” arriti të fitonte Kupën e Italisë me Lazion së fundi, duke e mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin, ndonëse dështoi për t`a kualifikuar ekipin në Champions League. Megjithatë, puna e tij te Lazio është e konsiderueshme për atë që ka arritur deri më tani me ekipin kryeqytetas.

Ndaj Juventus duket se ka parë një trajner që plotëson kërkesat e klubit për të drejtuar skuadrën sezonin e ardhshëm. Mirëpo kjo gjë duket e vështirët të ndodhë. Është presidenti i klubit, Claudio Lotito ai që i ka mbyllur derën çdo mundësie për largimin e Inzaghi-t.

Në një intervistë për radio “Kiss Kiss” në Itali, numri një i klubit të Lazios ka deklaruar se Inzaghi do të jetë trajner i tyre edhe për këtë sezon që vjen. “Inzaghi është trajneri ynë. Ai te Juventus? Nuk kam dëgjuar kurrë për një gjë të tillë”.

“Inzaghi është trajneri ynë, ai në Juventus? Nuk i kam dëgjuar kurrë”. Ai ka treguar lidhjen që ka me klubin. Kur unë erdha te Lazio ai ishte lojtari i parë që tregoi gatishmëri për të negociuar kontratën e tij. I premtova se do ta bëja atë trajner dhe ai fitoi gjithçka. Arriti në ekipin e parë”, ka thënë Lotito.

Guardiola te Juventus, mediat në Itali e bëjnë fakt të kryer!

Një lajm i bujshëm është publikuar në media mëngjesin e sotëm, teksa thuhet se Pep Guardiola do të jetë trajneri i ri i Juventusit. Sipas Radio Sportiva në Itali, trajneri aktual i Manchester City-t ka rënë dakord të bashkohet me klubin italian për të zëvendësuar Allegrin.

Gazetari italian i Radio Sportiva, Adriano Del Monte, shkruan në një mesazh në rrjetin social Twitter se Guardiola ka zhvilluar një takim me drejtorin sportiv të Juventus Fabio Paratici. Ai shkruan se palët kanë “rënë dakord” për një marrëveshje katërvjeçare.

Takimi, sipas gazetarit italian, është zhvilluar të martën në Milano ku palët kanë diskutuar rreth bashkëpunimit të ndërmjetëm.

Lajmi ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga asnjëra palë, ndërsa pak ditë më parë Guardiola deklaronte se nuk do të shkonte kurrë në Itali.

Skuadra nga Torino kërkon një trajner profesionist dhe që di se si fitohen trofe të rëndësishëm në Europë, të cilët mungojnë shumë në shtëpinë “Agnelli”.

E bujshme, Juventus pranë marrëveshjes me yllin e Lacios

Mesfushori me tipare sulmuese i Lazios, Sergej Milinkovic-Savic, është pranë transferimit të Juventus. Mediat italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë arritur një marrëveshje paraprake me lojtarin, teksa faza e dytë është bindja e Lazios për të pranuar shitjen e serbit.

Nga sa raportohet nga kolegët e mediave italiane, Milinkovic-Savic mund të transferohet së shpejti te Juve. Këto të fundit janë gati të ofrojnë deri në 100 milionë euro për mesfushorin, një shumë që mund të tundojë presidentin e Lazios, Claudio Lotito.

Nëse transferimi kryhet me sukses, Igli Tare do të ketë një buxhet të konsiderueshëm për të afruar lojtarë të tjerë cilësorë në ekip për sezonin e ardhshëm. Sezoni aktual nuk ka qenë shumë pozitiv për Savic, megjithatë, ai ka potenciale të mëdha dhe mund të jetë një alternativë e rëndësishme për ekipin e Juventusit.

Deschamps i thotë “jo” Juventusit: Mendoj vetëm për Francën

Juventus zyrtarizoi pak ditë më parë largimin e Masimiliano Allegrit nga posti i trajnerit për sezonin e ardhshëm. Tashmë “Zonja e Vjetër” është në kërkim të një trajneri të ri, që do të marrë drejtimin e klubit për sezonin e ardhshëm. Shumë emra kanë dalë në skenë për këtë pozicion, mes të cilëve dhe ai i trajnerit aktual të kombëtares së Francës, Didier Deschamps.

Mirëpo ky i fundit ka folur sot për mediat duke përgënjeshtruar lajmet që e lidhin me një lëvizje të mundshme drejt Torinos. “Nuk kam asnjë derë për të hapur, e ardhmja ime është këtu”, ka thënë fillimisht Deschamps. “E gjithë energjia ime dhe përqëndrimi im është i fokusuar te kualifikueset e Francës për kampionatin evropian”.

“Gjithashtu shpresoj që të arrijmë të marrim pjesë në këtë garë kontinentale. Për mua është shumë e qartë, e ardhmja ime është e lidhur me ekipin kombëtar francez. Nuk ka derë për t`u hapur ndaj mundësive të tjera”, tha trajneri aktual i Francës.

Ndali Ronaldon & Co, Gjimshiti: Donim fitore ndaj Juventist!

Berat Gjimshiti ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë për Atalantën në ndeshjen kundër Juventusit një ditë më parë. Mbrojtësi kuqezi arriti të ndalte sulmin e skuadrës së Allegrit, duke u vlerësuar me notë pozitive nga mediat e shtetit fqinj. Pas ndeshjes, qendër mbrojtësi kombëtares kuqezi ka folur për mirkofonët e Sky Sport.

Gjimshiti është shprehur se Atalanta ishte pregatitur për fitore ndaj Juventusi, megjithëse, sipas tij, kjo mund të ishte arritur nëse ekipi do kishte qenë më i bashkuar në pjesën e dytë.

“Ne shpresonim të merrnim një fitore. Kemi luajtur shumë mirë në pjesën e parë. Patëm disa shanse shënimi, por në pjesën e dytë ishim më të shpërqëndruar. Nuk mendojmë se nuk do r kalojmë Sasuolon. Edhe sot ne donim fitore sepse i njohik cilësitë tona”.

“Tani dolëm me një pikë dhe duhet të mendojmë për ndeshjen e ardhshme kundër Sasuolos. Nuk do të jetë e lehtë, këtë e pamë në ndeshjen ndaj Romës”, ka thënë Berat Gjimshiti për median italiane.

“Ne nuk mendojmë për këtë, madje edhe sot kemi dashur të fitojmë, ne i njohim cilësitë tona. Ne kemi arritur të bëjmë një pikë, tani duhet të mendojmë për ndeshjen kundër Sassuolo, nuk do të jetë e lehtë dhe e pamë atë kundër Romëve. ne “.

Atalanta ngjitet në vendin e tretë, Juve shpëton në fund!

Atalanta ka marrë një pikë të rëndësishme në transfertë ndaj Juventusit, duke shpresuar ende për të arritur Champions-in sezonin e ardhshëm. Skuadra bergameze ka barazuar 1-1 ndaj Juventusit, me këta të fundit që e kanë fituar disa javë më parë kampionatin.

Miqtë kanë kaluar në avantazh në minutën e 33′ me Ilicic, që shfrytëzoi bukur një gabim të mbrojtjes vendase, duke shënuar nga shumë afër portës. Takimi është dominuar nga skuadra e Gasperinit, por Juve u zgjua nga fundi me Madzukic, që barazoi në minutën r 80-të, ndërsa bardhezinjtë e mbyllën takimin me 10-të lojtarë, pas ndëshkimit me të kuq të Bernandeskit.

Me këtë realizim, Atalanta është bërë skuadra e vetme e kampionatit italian që ka shënuar 100 gola në ndeshjet e këtij sezoni të luajtura në të gjitha kompeticionet. Pas fitores së sotme Atalanta ngjitet në vendin e 3-të renditjes, me një pikë më shumë se Interi që u mund thellë 4-1 nga Napoli.

Skip to toolbar