I shpëtoi atentatit, Juxhin Kulla: Problemet e vetme i kam me policinë

Juxhin Kulla ishte shënjestra e atentatit me armë zjarri mbrëmjen e të premtes, në banesën e tij. Disa persona qëlluan në drejtim të banesë së tij me breshëri automatiku dhe më pas u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Kulla ishte në oborrin e banesës në momentin e sulmit, që fatmirësisht rezultoi pa të lënduar.

Juxhin Kulla nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi ai ka qenë disa herë i dënuar për lëndë narkotike, madje në një rast gjatë arrestimit të tij ai akuzoi policinë për dhunë të ushtruar ndaj tij.

“Sapo dilja nga banesa në momentin që kam dëgjuar të shtënat. Dëgjova nja automjet që u largua me shpejtësi Në drejtim të fshatit Barc. Nuk pashë asgjë tjetër. Nuk kam probleme me askënd. Problemet e vetme që kam janë me policinë prej ditës që unë jam dhunuar prej tyre. Eshët qëlluar disa herë drejt katit të dytë të banesës. Nuk kam konflikt me asnjë person . Këtë e them me siguri”-tha ai.

Ndërkohë Policia e Korçës ende nuk ka te shoqëruar apo identifikuar asnjë person për këtë ngjarje, ndërkohë vijon puna për zbardhjen e rrethanave.

Juxhin Kulla ka vuajtur dënimin në burgun e Drenovës me 8 vite burg, pasi u kap gjatë një operacioni policor u kap me drogë në makinë. Ndërsa në shtator të 2016 Kulla u ndalua në Tiranë në rrugën “Qemal Stafa” pasi qarkullonte me armë zjarri tip pistoletë me vete. Gjatë një tjetër rasti ndalimi nga policia, Kulla akuzoi efektivët blu se kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

Korçë, qëllohet me armë zjarri në drejtim të banesës, objektivi ndodhej në oborr

Disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të premtes në lagjen numër 3 në zonën e njohur si ish depo e ujit në Korçë.

Sipas informacioneve paraprake është qëlluar në drejtim të banesës së Juxhin Kullës, person me precedent penalë në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Në momentin kur është qëlluar me armë zjarri, Kulla ka qenë në oborrin e banesës. Nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe autorëve.

Dyshohet se shkak  për sulmin mund të jetë e kaluara e Juxhin Kullës dhe përfshirja e tij në trafikun e  drogës. Juxhin Kulla ka vuajtur dënimin në burgun e Drenovës me 8 vite burg, pasi u kap gjatë një operacioni policor me 5.6 gramë drogë, të cilat iu gjetën në makinë.

Ndërsa në shtator të 2016 Kulla u ndalua në Tiranë në rrugën “Qemal Stafa” pasi qarkullonte me armë zjarri tip pistoletë me vete.

Skip to toolbar