Korçë, qëllohet me armë zjarri në drejtim të banesës, objektivi ndodhej në oborr

AKTUALITET


Disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të premtes në lagjen numër 3 në zonën e njohur si ish depo e ujit në Korçë.

Sipas informacioneve paraprake është qëlluar në drejtim të banesës së Juxhin Kullës, person me precedent penalë në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.


Në momentin kur është qëlluar me armë zjarri, Kulla ka qenë në oborrin e banesës. Nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe autorëve.

Dyshohet se shkak  për sulmin mund të jetë e kaluara e Juxhin Kullës dhe përfshirja e tij në trafikun e  drogës. Juxhin Kulla ka vuajtur dënimin në burgun e Drenovës me 8 vite burg, pasi u kap gjatë një operacioni policor me 5.6 gramë drogë, të cilat iu gjetën në makinë.

Ndërsa në shtator të 2016 Kulla u ndalua në Tiranë në rrugën “Qemal Stafa” pasi qarkullonte me armë zjarri tip pistoletë me vete.




Skip to toolbar